REZERVO TANI

Sinjalet treguese

SINJALET TREGUES

Shërbejnë për dhënë informacion nevojshëm përdoruesve rrugës, për një qarkullim rregullt e sigurtë, si dhe për dallimin e intinerareve, qendrave administrative, shërbimeve dhe impianteve rrugoreAto duhet vendosen sa afër jetë e mundur me pikën cilën nis përshkrimi, me një hapsirë minimale shikimit nga drejtuesit e mjeteve prej

-250 m autostradë dhe rrugë interurbane kryesore,

-150 m rrugë interurbane dytësore dhe

– 80 m rrugë tjera. Kanë formë drejtëkëndshi ose katrore.

varësi rrugëve ku vendosen dhe informacionit japin kane sfond me ngjyrë:

JESHILEpër autostradat    –   BLU Rrugët interurbane

TE BARDHARrugët urbane    –  TE VERDHA Sinjalet e përkohshme

KAFE Percaktime gjeografike, turistike, historike, kulturore, etj

TE ZEZE Fabrika, uzina, stabilimente industriale.

PORTOKALLI – Për sinjalet “AUTOBUZ SHKOLLE”, “TAKSI”, “ PANELE SINJALIZUESE TE LENDEVE TE RREZIKSHME”

KUQE – Për sinjalet “SOS”  dheaksident”.

BARDHE E KUQ – për sinjalet vizuara, përdorur kantjere rrugore.

GRI – Për sinjalet “SHENJA  HORIZONTAL PER RIBERJE”

  • Klasifikohen :Paralajmerimi; Drejtimi; Itinerari, Pohuese; Informuese mbi gjendjen e rrugëve dhe kufijtë e lejuar shpejtësisë to;Turistike dhe teritorit; Identifikim rrugësh dhe largësive; Identifikim qendre administrative dhe vendndodhjes; dobishme, vëndtreguese; japin informacione dobishme; përdorimit korsive; ndryshimit numrit korsive; japin njoftime për shërbime ndryshme.

Sinjali nr. 166

PARALAJMERIM I NJE KRYQEZIMI URBAN

 Paralajmerim i nje kryqezimi urban (qytetes). Paralajmeron nje kryqezim urban (qytetes) duke treguar dhe vendet qe mund te arrihen pas ketij kryqezimi : duke vazhduar drejt ne kryqezim dalim nga zona urbane per te shkuar ne drejtim te nje qyteti X dhe nese ne kryqezim kthehemi djathtas mund te mbrrijne ne qender te qytetit (qe eshte brenda zones urbane) ose ne stacionin e trenit (apo nje stacion sherbimi). Eshte gabim te thuhet qe sinjali 166 tregon nje rruge urbane me nje sens levizje apo qe sinjali vendoset vetem ne rruge urbane me dy a me shume korsi per cdo sens levizje apo qe paralajmeron pranine e disa kryqezimeve urbane njeri pas tjetrit.

Sinjali nr.167

PARALAJMERIM I KRYQEZIMEVE URBANE TE NJEPASNJESHME

Paralajmerim i kryqezimeve urbane     (qytetese)te njepasnjeshme. Tregon pranine e dy kryqezimeve te njepasnjeshme ne nje distance te afert:Ne kryqezimin e pare eshte i ndaluar kthimi majtas per shkak te sinjalit drejtim i ndaluar dhe mund te kthehemi djathtas per drejtimin Gjirokaster qender. Ne kryqezimin e dyte mund te kthehemi djathtas per ne drejtim te Sarandes ose ne te majte per drejtimin Spital ose per Kakavije. Eshte gabim te thuhet qe sinjali sherben per te perzgjedhur trafikun

( nuk eshte sinjal perzgjedhje

fig. 172

por sinjal paralajmerimi ) qe mund te jete vendosur ne tangecialet e rrugeve urbane (qytetese) per drejtim te detyruar djathtas ne kryqezim (nuk te detyron te ndjekesh ndonje drejtim te caktuar), apo qe tregon nje pjese rruge kryesore qe kryqezohet me nje rruge dytesore, apo qe tregon nje nderprerje te trafikut midis dy kryqezimeve ose nje ndalim hyrje ne kryqezim.

Sinjali 168

PARALAJMERIM I NJE KRYQEZIMI URBAN ME RRETHQARKULLIM

Paralajmeron nje kryqezim urban(qytetes)me rrethqarkullim. Eshte nje paralajmerim i kryqezimit urban te rregulluar me qarkullim rrethor. Tregon skemen e rrethqarkullimit dhe emrat e qendrave te banuara ku mund te shkojme. Eshte e nevojeshme:te kthehemi menjehere djathtas (kthesa e pare djathtas) per te shkuar ne Elbasan; dalja e dyte djathtas eshte per te shkuar ne Tirane dhe dalja e trete djathtas eshte per drejtimin Dajt.Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte nje sinjal i perzgjedhjes urbane

fig.172

(ne fakt eshte sinjal paralajmerimi)apo qe tregon nje rrethqarkullimi pa dalje.

Sinjali 169,

KRYQEZIM URBAN ME NDALIM QARKULLIMI PER KATEGORI TE CAKTUAR MJETESH

 Paralajmeron nje kryqezim urban (qytetes) me ndalim qarkullimi per nje kategori mjetesh ne nje dege te kryqezimit. Eshte paralajmerim i nje kryqezimi urban me ndalim qarkullimi; paralajmeron nje kufizim te qarkullimit ne drejtimin e rruges per ne Perrenjas. Ndalon qarkullimin per kamionet me peshe me ngarkese te plote mbi 3.5 ton per ne qender te Pogradecit ( nuk eshte i vlefshem per te gjithe automjetet); lejon autobuzet dhe autoveturat qe te vazhdojne drejt, paralajmeron te kthehesh nga e majta ne kryqezim per te shkuar ne drejtim te Oherit. Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte sinjal korsie ose qe vendoset gjithmone ne karexhatat e ndara ne dy ose me shume korsi:

Sinjali 170

KRYQEZIM INTERURBAN ME KALIM NE NIVEL NE NJE DEGE TE KRYQEZIMIT

 Paralajmeron nje kryqezim interurban me nje kalim ne nivel ne njeren dege te kryqezimit. Paralajmeron nje kryqezim ne nje rruge interurbane (kuptohet nga fusha blu e sinjalit); tregon pranine e nje kalimi ne nivel ne drejtimin djathtas te kryqezimit (dhe jo te nje stacioni treni) pra kushdo qe kthehet nga e djathta duhet te mbaje parasysh nje nderprerje te rruges me nje linje hekurudhore. Paralajmeron qe kthimi nga e djathta eshte per ne Rinas; drejtimi majtas eshte per ne qendren turistike te Vores dhe drejtimi drejte eshte per ne Durres. Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte sinjal parazgjedhje

(fig 171)

apo sinjal korsie (ne fakteshte sinjal paralajmerimi).

 

Sinjali nr.171

SINJALET E PARAZGJEDHJES INTERURBANE

 Sinjalet e Parazgjedhjes Interurbane. Eshte nje sinjal parazgjedhjeje mbi rrugen interurbane te ndare ne dy korsi; paralajmeron nje zone te parazgjedhur me drejtime te ndryshme; tregon drejtimin e korsive te kanalizimit

(fig.568);

lejon zgjedhjen paraprake te drejtimit qe drejtuesi i mjetit do te marre. I tregon drejtuesit te mjetit te pozicionohet ne korsine e majte per te shkuar ne Shengjin; i tregon drejtuesit te mjetit te pozicionohet ne korsine e djathte. per te shkuar ne Shkoder.

Sinjali nr.172

SINJALE TE PARAZGJEDHJES URBANE

 Sinjale te Parazgjedhjes Urbane. Vendoset ne zevendesim te sinjalit te paralajmerimit ne kryqezim dhe tregon nje perzgjedhje te kanalizimit urban; ne rruget urbane me shume korsi lejon vendosjen e korsive te kanalizimit

(fig.574)

lejon zgjedhjen paraprake te korsise per tu zene ne lidhje me drejtimin e vet mjetit. I tregon drejtuesit te drejtuar ne qender te qytetit te vendoset ne korsine e djathte,drejtuesve qe shkojne ne Elbasan te vendosen ne korsine e majte.

Sinjali nr.173.

PARALAJMERIM TE UDHEKRYQEVE PER DEGEZIM AUTOSTRADAL

 Eshte nje sinjal me funksion paralajmerimi te degezimit qe lejon zgjedhjen paraprake te drejtimit qe duhet ndjekur. Eshte nje sinjal i parajmerimit autostradal, qe tregon dy drejtime kryesore: duhet vazhduar drejt per te shkuar ne Durres dhe kthese nga e majta per ne Rinas.

Sinjali nr.174

PARALAJMERIM PER KRYQEZIM URBAN

 Eshte nje sinjal me funksion paralajmerimi per kryqezim urban qe lejon zgjedhjen paraprake te drejtimit per tu ndjekur.Eshte nje sinjal i paralajmerimit urban qe tregon dy drejtime kryesore: duhet vazhduar drejt per te shkuar ne Tirane dhe kthim nga e djathta per ne qendren qytetase. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon fundin e drejtimit te dyfishte te qarkullimit dhe fillimin e levizjes me nje drejtim (unik) per qarkullimin, apo te kthimit djathtas per te shkuar ne qendren historike-sportive ose detyrim per te vazhduar drejt.

Sinjali nr.182

SINJALE TE ITINERARIT INTERURBAN

I vendosur mbi autostrada dhe rruge interurbane kryesore tregon distancen qe ndan sinjalin nga dalja tjeter (psh, dalja VORE eshte per 500m dhe lokalitetet te arritshme nga e njejta dalje). Lokalitetet turistike jane te treguara me sfondin ngjyre kafe. Eshte e gabuar te thuash qe sinjali vendoset ne kufinjte e komunes per te treguar daljen territoriale nga komuna e Vores ose qe komunat e treguara mund te arrihen duke vazhduar te pershkojme autostraden (tregon ne fakt itinerare interurbane te arritshme duke dale nga autostrada) ose qe tregon lokalitetet e ardhshme me distancen relative ne metra (ne fakt per 500m nuk gjenden te gjitha lokalitetet e treguara, por vetem dalja nga autostrada), ose qe paralajmeron ne autostrade degezimete ardhshme.

Sinjali nr.183

FUNDI I QENDRES SE BANUAR

 Fund i qendres se banuar. Tregon fundin e nje qendre te banuar dmth.dhe fundin e kufirit maksimal te shpejtesise 40 km/ore dhe te ndalimit te sinjalizimit zanor (me bori). Ne panelin blu tregohen: ne rreshtin e pare lart, qendra e ardhshme e banuar (ne shembullin Orikum per 18 km), ne rreshtat e meposhtem lokalitetet e tjera me te rendesishme, me distancat perkatese kilometrike. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje komune te çmilitarizuar, dmth qe ka nuk ka depo armatimesh, ose qe vendoset para cdo dalje nga nje rruge interurbane kryesore (gjendet ne fakt para daljes nga nje lokalitet).

Sinjali nr.184

SINJALE TE TREGIMIT AUTOSTRADAL

 Sinjale te Tregimit Autostradal. Vendosur mbi nje austostrade sjell lokalitetet me distancat perkatese kilometrike ne rradhen e mberritjes pergjate itinerarit . Ngjyra e sfondit blu, tregon qe pershkohet nje rruge interurbane. Eshte e gabuar te thuhet qe lokalitetet jane te arritshme (te gjitha) nga dalja e ardhshme e rruges, ose qe paralajmeron degezime autostradale me distancat perkatese kilometrike (sinjali nuk eshte i degezimit

fig.173,

por i treguesit autostradal); ashtu si ne autostrade nuk tregon kilometrat e pershkuar nga lokaliteti i treguar, por kilometrat qe duhen pershkuar per te arritur deri ne Vore apo Durres.

Sinjali nr.186

ZONE PER KEMBESORE QYTETESE

 Zone kembesoresh. Tregon fillimin e nje zone te caktuar per kalimin e kembesoreve. Ne panelin e shtuar tregohen kufizimet e vecanta (orare) ose perjashtime (kategori te autorizuara per qarkullim). Ne kete rast eshte lejuar kalimi i mjeteve te personave invalide, Policise, Ambulanca dhe Zjarrfikesit (vetem nese jane ne sherbim urgjent te ndihmes se shpejte) dhe mjeteve per ngarkim shkarkimin e mallrave. I njejti sinjal i ndare nga nje vije e terthorte e kuqe tregon fundin e zones se kalimtareve (ku sidoqofte mund te vazhdojne perseri te kalojne kalimtaret, bashke me gjithe perdoruesit e tjere te rruges. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje piste e detyrueshme per kalimtaret ose itinerare per eskursione turistike

(fig.268).

 

Sinjali nr.187

ZONE ME TRAFIK TE KUFIZUAR

 Zone me trafik te kufizuar.Tregon fillimin e nje zone ne te cilen hyrja dhe qarkullimi i mjeteve mund te jene te kufizuara ne kohe dhe/ose nga kategori te vecanta te mjeteve. Ne panelin e shtuar jane treguar kufizimet (orare) apo perjashtimet (kategori te autorizuara per qarkullim). Ne kete rast eshte i lejuar qarkullimi vetem i mjeteve te personave invalide, Policise, Ambulanca dhe Zjarrfikesit (nese jane ne sherbim urgjent te ndihmes se shpejte)dhe mjeteve per ngarkim shkarkimin e mallrave (vetem ne ore te caktuara).

Sinjali nr.189

KALUESHMERIA

 Kalueshmeria (Kalim i hapur me detyrim perdorimi i zinxhireve ose gomave te bores). Paralajmeron gjendjen e perkoheshme te kalueshmerise dimerore mbi rruget e malit dhe perdoret kur eshte e nevojshme te vendosen kufizime te kalimit mbi rruge. Paralajmeron gjithashtu kufizime te pershkueshmerise mbi itinerarin e treguar, dmth.qe rruga mund te pershkohet vetem me zinxhire te montuar ne rrota ose me goma bore. Eshte vendosur ne fillim dhe ne nderprerjet (kryqezime) gjate rruges ne ngjitje dhe tregon qe eshte e mundur mberritja ne Kukes.

Sinjali nr. 193

RRUGE E PAKALUESHME OSE PJESERISHT E PAKALUESHME

 Kalueshmeria (Pjese Fundme e Rruges ose Kalim i Mbyllur) Paralajmeron gjendjen e perkoheshme te kalueshmerise dimerore mbi rruget e maleve dhe eshte perdorur per te treguar kufizimet e kalimit (nuk mund te vazhdohet pertej lokalitetit te treguar ne hapesiren e fundit Fushe Arrez). Rekomandon (kesisoj nuk detyron) perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores deri ne Fushe Arrez. Nese nuk ka shpjegime ne dy kuadratet e poshtem

(shih fig.191),

tregohet qe rruga nuk eshte e kalueshme. Eshte e gabuar te thuash qe eshte e ndaluar te vazhdosh pertej sinjalit (ne fakt nga pika ne te cilen gjendet i vendosur sinjali dhe deri ne Fushe Arrez mund te vazhdohet).

Sinjali nr. 194

FILLIM I RRUGES INTERURBANE KRYESORE

 Fillimi i rruges interurbane kryesore. Paralajmeron hyrjen ne nje rruge interurbane kryesore (dmth.ne nje rruge me karrexhata te ndara) kurse kur eshte ndare me nje vize te terthorte te kuqe tregon fundin. Nese eshte me ngjyre jeshile tregon fillimin e nje autostrade. Mund te gjendet ne format te vogel mbi sinjalet e paralajmerimit

(fig.169)

ose te parazgjedhjes

(fig 172).

Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon pranine e nje mbikalimi per kthimin e sensit te levizjes

(fig.239);

fillimin e nje vije te drejte te gjate, qe qarkullimi kryhet me rreshta paralele, ose si duhet te jene perdorur korsite ne rruge me karrexhata te ndara

(fig.242

dmth.cfare korsie duhet te zene autoveturat dhe autokarrot).

Sinjali nr.197

KUFIZIME TE PERGJITHESHME TE SHPEJTESISE

 Kufizimet e pergjithshme te shpejtesise. Ky sinjal vendoset ne afersi te kufijve kombetare dhe tregon kufizimet e shpejtesise me te madhe te vendosura ne Shqiperi: 40km/ore ne rruget urbane; 80km/ore ne rruget interurbane dytesore; 90km/ore ne rruget interurbane kryesore 110km/ore ne autostrada. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon kufizimet e shpejtesise per gjithe kamionet, ose qe gjendet ne fillim te zonave te mbipopulluara ose ne qytetet e medha.

Sinjali nr.199.

SINJALE TE IDENTIFIKIMIT TE INTINERAREVE NDERKOMBETARE

 I vendosur ne rruge te rendesise nderkombetare, tregon nje itinerar nderkombetar europian (ne kete rast itinerari nderkombetar E 55); ne fakt tregon numrin e klasifikimit nderkombetar te rruges. Mund te perfshihet ne nje sinjal paralajmerimi te nje udhekryqi rruge

(fig.168).

Eshte e gabuar te thuash se sinjali identifikon rruget interurbane ne pergjithesi, setregon daljen autostradale nr.55 ose qe vendoset ne kufijte midis shteteve.

 

Sinjali nr.200

SINJAL IDENTIFIKIMI AUTOSTRADAL

 Identifikon nje autostrade (ne kete rast Autostraden n.25) dhe, me shigjete mund te tregoje drejtimin per ne stacionin e hyrjes. Mund te plotesoje ose te jete i perfshire ne nje sinjal te konfirmimit autostradal

(fig.184),

te paralajmerimit te degezimit autostradal

(fig.173)

ose te parazgjedhjes per nje kryqezim qe te çon ne autostrade

(fig.172).

Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon distancen nga stacioni hyres i ardhshem, numrin e daljes tjeter autostradale ose nje itinerar nderkombetar.

Sinjali nr. 201

SINJAL IDENTIFIKIMI I RRUGEVE SHTETRORE

. Sinjali identifikon tipin e rruges se pershkuar. Ne kete rast, tregon se rruga ne te cilen udhetojme eshte nje rruge shteterore dhe, saktesisht, rruga shteterore n.2. Mund te plotesoje nje sinjal te drejtimit

(fig.198).

Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon numrin nje rruge fshati ose fundin e nje rruge shteterore.

Sinjali nr.202

SINJAL IDENTIFIKIMI I RRUGEVE RRETHI

Sinjali identifikon tipin e rruges se pershkuar. Ne kete rast, tregon se rruga ne te cilen udhetojme eshte nje rruge rrethi dhe, saktesisht, rruga rrethit n.37. Mund te plotesoje nje sinjal te drejtimit

(fig,198).

Sinjali nr.203

SINJALI I IDENTIFIKIMIT TE RRUGEVE KOMUNALE

 Identifikon tipin e rruges se pershkuar (ne kete rast rruga komunale n.19) dhe keshtu mund te gjendesh ne nje pjese te rruges qe lidh komunen me nje komune tjeter. Mund te jete i perdorur per plotesimin e sinjaleve te drejtimit

(fig,198).

Eshte e gabuar te thuhet se sinjali mund te gjendet : ne fillim te nje rruge qytetese, per nentembedhjete kilometra nga stacioni i policise ose per te shenuar nje rruge me dy karrexhata te ndara.

 

Sinjali nr. 206

LARGESI MATES PROGRESIV NE AUTOSTRADE

 Eshte nje sinjal tregues i vendosur pergjate nje autostrade; ne pjesen e majte tregon distancen progresive (ne rritje) nga lokaliteti i origjines se autostrades (dmth.qe gjendemi ne km 16 nga pika e fillimit te autostrades), ne pjesen e djathte shenohet distanca e daljes per ne lokalitetet e treguara (dmth qe mungojne 7 km per te arritur ne stacionin e daljes per Vore). Eshte e gabuar te thuash se eshte nje sinjal i drejtimit

(fig.198

ose e lokalitetit

(fig.207),

qe ne pjesen e majte identifikohet rruga

(fig.200),

ose qe ne pjesen e djathte shenohet distanca e pershkuar nga lokaliteti i treguar ( 7 kilometrat ne fakt jane akoma per tupershkuar)

Sinjali nr.207

FILLIMI I QENDRES SE BANUAR

 Tregon fillimin e nje qendre te banuar dhe keshtu identifikon lokalitetin e arritur; eshte i vendosur ne fillim te qendres se banuar gjate gjithe rrugeve te hyrjes ne lokalitetin e shenuar. Ka vlere per te sinjalizuar fillimin e kufirit maksimal te shpejtesise 40 km/ore dhe per te sinjalizuar fillimin e ndalimit te perdorimit te sinjalizimeve zanore. I vijezuar diagonal me te kuqe tregon fundin e qendres se banuar

(fig.183).

Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon kufijte tokesore te lokalitetit ose fillimin e territorit te lokalitetit, drejtimin qe duhet ndjekur per te arritur ne Shkoder (kur e shohim kemi hyre ne lokalitetin e treguar) ose qe mund te jete plotesuar me panelin plotesues „Fund“ te

fig.130

(ndersa per te treguar fundin eqendres se banuar ekziston sinjali perkates i

fig.183).

Sinjali nr. 210

NDIHMA E SHPEJTE

Eshte nje sinjal lokalizimi i vendosur ne prani te nje vendi te ndihmes se pare sanitare: tregon hyrjen ose drejtimin per te hyre ne ndihmen e shpejte. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje garazh per autoambulancat ose nje vend te nderhyrjes se shpejte (me termin e pergjithshem „nderhyrje e shpejte“ nuk kuptohet nderhyrja e shpejte mjekesore, por Policia etj).

Sinjali nr. 216

Sinjal i lokalizimit territorial (emer Lumi). Tregon emrin e lumit ne afersi te ures ku kalohet. Ne kete rast tregon qe jemi ne afersi te lumit X. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje vije uji subjekt i nje vershimi (dmth.nje vend subjekt permbytje,

fig.135)

ose qe lumi nuk eshte i mbrojtur nga prita.

Sinjali nr. 217

Paralajmerim Informacioni Turistik-Hoteleri. Eshte nje sinjal qe paralajmeron pranine e nje zyre informacioni turistik-hotelier , ku mund te kerkohen te dhena mbi mundesite e qendrimit ne nje hotel ose motel. Eshte e gabuar te thuash se sinjali vendoset 150 metra nga nje hotel, qe kerkon te evitohen zhurmat ne afersi te nje zone hotelerie ose qe pershkruante tregohet kujdes ne afersi te nje moteli.

 

Sinjali nr. 218.

Vendkalim per kembesoret. Tregon nje vendkalim kembesoresh jo te rregulluar nga semafori dhe jo ne prani te nje kryqezimi. Sinjali vendoset direkt mbi vijat per kembesoret

(fig.517,518)

dhe mbi rruget interurbane, paraprihet ne nje distance 150 metra nga sinjali i rrezikut

(fig 15);

nuk mund te jete i vendosur ne autostrade. Na detyron te ulim shpejtesine, dhe ne keto rrethana po qe nevoja edhe te ndalohet. Eshte e gabuar te thuash qe sinjali tregon nje rruge kembesoresh

(fig.108).

Sinjali nr.219.

Autobus shkolle. I vendosur ne ane te trotuarit, tregon ndalesen e nje autobusi shkolle; i vendosur ne nje autobus tregon qe ai perdoret per transportin e nxenesve te shkolles.Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon pranine e nje shkolle, park lojrash per femije ose parqe publike

(fig.25).

Sinjali nr. 220

S.O.S. Lokalizon nje aparat ose nje pajisje te lajmerimit ne rruge per ndihme dhe asistence qe funksionon 24 ore per 24. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje qender te levizshme ne ndihme per te demtuarit.

Sinjali nr. 224.

Rruge pa dalje. Eshte vendosur ne fillim te nje rruge pa dalje per mjetet (perfshire motorcikletat), por sidoqofte eshte i lejuar kalimi i te gjitha mjeteve, por duke kujtuar qe rruga eshte pa dalje per mjetet, dmth per te dale duhet te beje levizje mbrapa ose kthimin e sensit te levizjes brenda karrexhates.

Sinjali nr. 225

Paralajmerim rruge pa dalje Eshte nje sinjal tregues qe sinjalizon nderprerje (kryqezim) te nje rruge me nje tjeter pa dalje. Por lejon kthesen nga e djathta dhe qendrimin. Eshte e gabuar te thuash se sinjali ndalon kalimin, kthesen, qendrimin dhe kthimin e drejtimit te levizjes ne rrugen anesore te djathte, ose qe sinjali tregon nje rruge paralele te mbyllur per qarkullimin e mjeteve (rruga nuk eshte e mbyllur per kalim, dhe nuk eshte paralele, por terthor me drejtimin tone te levizjes).

Sinjali nr. 226

Shpejtesi e keshilluar. Tregon shpejtesine e levizjes qe keshillohet  te mos kalohet ne kushtet normale te trafikut. Ne rruget interurbane mund te jete psh. e vendosur ne prani te kthesave te rrezikshme dhe mund te jete e perfshire me panelin qe tregon gjatesine e pjeses se interesuar

(fig.122).

Nese eshte i vijezuar diagonal me shirit te kuq tregon fundin e vlefshmerise se tij, ndersa duhet te jete me sfond me ngjyre jeshil po te vendoset mbi nje autostrade. Nuk mund te vihet bashke me panelin plotesues te “Korsise”(fig.142)

per te pasur nje zbatim te kufizuar te nje ose me shume korsive te karrexhates. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje kufi minimal te shpejtesise

(fig.105)

ose qe ndalon qarkullimin e mjeteve qe kapin nje shpejtesi maksimale me te vogel se 60 km/ore.

Sinjali nr.228.

Rruge e rezervuar per mjetet me motor. Tregon fillimin e nje  rruge (dhe jo te nje  korsie) rezervuar per te gjitha mjetet me motor (autovetura, motora, kamione etj) ndersa, ndalon kalimin e mjeteve pa motor (bicikleta, karroca etj) dmth zevendeson sinjalet per ndalim referuar mjeteve pa motor. Nese eshte i vijezuar diagonalisht me shirit te kuq tregon fundin e vlefshmerise se tij. Eshte e gabuar te thuash qe ndalohet ecja ne rreshta paralele ose qe eshte njesinjal i rrezikut apo urdherues (eshte ne fakt nje sinjal tregues ).

Sinjali nr. 230.

Tunel. Tregon fillimin e nje tuneli dhe keshtu i kujton drejtuesve te mjeteve te mos qendrojne e te mos ndalojne (pervec ndonje sinjalizimi) te mos kthesh sensin e levizjes, te fikesh motorin ne rast te ndalimit te zgjatur ne tunel per shkak te bllokimit te trafikut, te ndeze dritat e shkurtra (feneret joverbues). Eshte ne ngjyre blu nese eshte i vendosur ne rruge interurbane. Eshte e gabuar te thuash se sinjali pershkruan dhe ndalimin e parakalimit midis mjeteve, ndalimin e levizjes ne rreshta paralele.

Sinjali nr. 231

Ure. Mund te tregoje fillimin e nje mbikalimi, te nje ure ose te nje rruge ure. Mund te jete i integruar nga paneli plotesues qe tregon gjatesine

(fig.122).

Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon ndalimin e parakalimit , qe tregon fillimin e nje tuneli (fig.230)ose qe eshte kalim poshte nje ure.

Sinjali nr. 232

këshillon të jeni të vëmendshëm, të lëvizni me shpejtësi  të ulët pasi në rrugë në mënyrë të pa pritur mund të shfaqen fëmijë duke luajtur.

Sinjali nr. 236.

Vendkalim bicikletash. Tregon vendkalimin e karrexhates nga pjesa e nje piste bicikletash. Sinjali vendoset pikerisht mbi vijat e vendkalimit te bicikletave

(fig.520, 521)

dhe ne rruget interurbane i paraprin, 150 metra para, sinjali trekendesh i paralajmerimit

(fig.16).

Sjell uljen e shpejtesise sepse mund te gjejme bicikliste qe kalojne karrexhaten. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon fillimin e nje piste bicikletash

(fig.110),

nje piste bicikletash prane trotuarit

(fig.112),

qe jemi duke pershkuar nje intinerar te rezervuar vetem per bicikleta tip i vjeter, ose qe detyron ciklistet te qarkullojne vetem mbi pisten e shenuar.

Sinjali nr. 238.

Kthim jodirekt majtas. Tregon qe ne kryqezimin e ardhshem nuk eshte e mundur te kthehesh majtas, nderkohe i sugjeron, drejtuesve te mjeteve qe synojne te kthehen majtas, itinerarin e mundshem per te hyre ne rrugen nga e majta. Paraprin nje sinjal qe ndalon kthimin nga e majta

(fig.93  ose fig.99),

por lejon te vazhdosh drejt. Eshte e gabuar te thuash se sinjali nuk zbatohet per ciclomotoret dhe motorcikletat (i referohet ne fakt gjithe mjeteve qe synojne te kthehen majtas).

Sinjali nr. 239.

Ndryshim i drejtimit te levizjes. Tregon pranine e nje strukture (mbikalim ose nenkalim) qe lejon ndryshimin e drejtimit te levizjes dhe kthimin mbrapsh mbi rruge ose karrexhata te ndara. Nese vendoset ne autostrada eshte me sfond jeshil. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon fillimin e nje rruge interurbane kryesore (fig.194),

nje itinerar perzgjedhes (nje rruge alternative ose e ndryshme per te arritur nje lokalitet te caktuar), qe i referohet vetem mjeteve me motor (i referohet te gjithe mjeteve perfshire dhe ato pa motor), ose qe lejon ndryshimin e sensit te levizjes aty ku trafikndaresja eshte e nderprere (per tu kthyer mbrapsh ose per te ndryshuar sensin e levizjes duhet ne fakt te perdoret mbikalimi ose nenkalimi).

Sinjali nr. 240.

Vend per qendrimin e mjeteve. Tregon, ne afersi, pranine e nje  vendi ne ane te karrexhates ku eshte i lejuar qendrimi. Sinjali mund te jete pershtatur dhe me nje panel plotesues qe tregon distancen ne metra (fig.121). me sfondin jeshil dhe simbolin SOS eshte i vendosur mbi autostrada dhe tregon nje vend ku ndodhet nje pajisje me ane te te ciles mund te kerkosh ndihme

(fig.241).

Eshte e gabuar te thuash qe eshte i vendosur vetem mbi autostrada, qe tregon nje zgjerim te karrexhates (vendqendrimi nuk ben pjese ne karrexhate), nje vend per qendrimin e autobusit ne sherbimin publik, ose qe, me simbolin kryq i kuq ose assistence mekanike, tregon pranine, perkatesisht, te nje vend te ndihmes se shpejte ose te nje oficine per riparim.

Sinjali nr.242.

Perdorimi i korsive. Eshte nje sinjal tregues i vendosur mbi rruget interurbane me nje sens levizjeje me dy korsi dhe tregon si te perdoresh korsite e vecanta te karrexhates, lejon qarkullimin e motoreve dhe te autoveturave ne te dyja korsite, tregon qe korsia e majte eshte e ndaluar per qarkullimin e kamioneve qe kalojne masen me ngarkese te plote te 3,5 ton. Eshte e gabuar te thuash se sinjali nuk lejon kalimin e mjeteve me peshe te pergjithshme deri 3,5 t ose manovren e parakalimit te gjithe mjeteve (ne fakt, kufizimi ne korsine majte, nuk lejon vetem qarkullimin e kamioneve qe kaloje 3,5t).

Sinjali nr. 243.

Perdorim Korsish. Tregon shpejtesite minimale te detyrueshme ne korsi te vecanta, duke detyruar mjetet qe nuk arrijne shpejtesine e treguar te zhvendosen ne korsine e djathte. Per shembull, i lejon nje mjeti qe ecen me shpejtesi 80km/ore te qarkulloje ne korsine qendrore ose ate te djathte, por jo ne ate te majte; eshte i vendosur mbi autostrada; nese eshte me ngjyre blu mund te jete vendosur ne rruge interurbane kryesore. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon shpejtesine maksimale mbi secilen korsi (tregon ne fakt shpejtesine minimale), qe detyron mjetet te qarkullojne ne secilen korsi me shpejtesite e treguara (nuk detyron te qarkullosh gjithe kohen me shpejtesine e treguar , por aty dhe mund ta kalosh), ose qe eshte i lejuar qarkullimi me 100km/ore vetem ne korsine e majte.

Sinjali nr. 245.

Perdorim i Korsive. Tregon se si duhen perdorur korsite perberese te karrexhates duke precizuar drejtimin e levizjes (tre korsi me nje drejtim te vetem levizje). Korsia e djathte eshte rezervuar vetem per autobuset e sherbimit publik urban ndersa korsite e majta jane caktuar per trafikun normal; nuk mund te jete vendosur ne autostrada (sepse ne autostrade nuk ekziston korsia e vecante per autobus). Eshte e gabuar te thuash qe i lejon taksite te levizin ne korsine e djathte, qe pershkruan gjithmone ecjen ne rradhe paralele (per te mund te udhetuar ne rradhe paralele rruga duhet te jete me intesitet te larte te trafikut) ose qe vija e verdhekufizon nje piste per bicikleta.

Sinjali nr. 247.

Ndryshimi i Korsive te Perdorshme (ne rritje). Tregon ndryshimin e numrit te korsive te perdorshme ne drejtimin e levizjes; tregon nje rritje nga nje ne dy korsi. Eshte vendosur ne rruget interurbane. Nese eshte plotesuar me panelin “distanca”

(fig.121)

paraqet nje sinjal paralajmerimi.

Eshte e gabuar te thuash se sinjali paralajmeron detyrimin te kthehesh djathtas ose te zhvendosesh ne cdo rast nga e djathta, apo qe paralajmeron nje korsi te ngadalesimit te vendosur nga e djathta, qe lejon parakalimin vetem nga e djathta ose qe tregon afrimin e nje mbikalimi per te ndryshuar sensin e levizjes.

Sinjali nr.248.

Ndryshim i korsive te perdorshme (ne zvogelim). Eshte vendosur mbi nje karrexhate me tre korsi dhe tregon ndryshimin e korsive te disponueshme ne drejtimin e levizjes; tregon nje reduktim nga tre ne dy korsi. Tregon te ngadalesosh per ngushtim te karrexhates. Nese eshte i integruar me panelin “Distanca”

(fig.121)

behet nje sinjal paralajmerues.

Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje ngushtim te karrexhates per punime ne zhvillim

(fig.285)

nje kryqezim autostradal mbi anen e djathte me korsi te shpejtimit

(fig.50)

detyrim per kthese majtas

(fig.94),

ose qe tregon se kush qarkullon ne korsine qendrore ti jape perparesi mjeteve nga korsia e djathte.

Sinjali nr. 250.

Devijim i keshilluar i levizjes. Paralajmeron nje devijim te keshilluar nga e djathta per mjetet e transportit te mallrave me peshe me ngarkese te plote mbi 3,5t (kamiona, autotrena, kamione me rimorkio etj.) per te shmangur kalimin neper qendren e banuar (keshtu vendoset vetem ne hyrje te qendrave te banuara ne prani te nje unaze rrugore); nuk urdheron detyrime te vecanta per autoveturat. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon drejtimin per ne qendren e qytetit ose qe detyron gjithe kamionet te kthehen duke ndjekur drejtimin e shigjetes) shmangia eshte e keshilluar dhe vlen vetem per kamionet dhe mjetet e transportit te mallrave qe kalojne peshen me ngarkese te plote 3,5t ).Tregon drejtim të këshillueshëm djathtas në kryqëzim, për auromjetet që nuk shërbejnë përtransport njerzish (kamiona për transport malli) me peshë të përgjithshme më të madhe se 3,5 ton, përkohësisht.

Sinjali nr.252

Asistence mekanike. Tregon nje oficine per sherbime mekanike, dmth.mundesine te riparosh mjetin, gjate levizjes ne nje rruge interurbane. Gjithashtu tregon se ne afersi eshte e mundur te gjesh nje oficine per riparimin e mjeteve. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje fabrike prodhimi i veglave mekanike ne afersi (dmth.nje fabrike ku prodhohen pjese mekanike), nje zone qendrimi per t’u perdorur per riparimin e mjetit (ekziston ne fakt nje lokal i caktuar per oficine) ose nje vetesherbim i riparimit te mjeteve (dmth.nje vend ku drejtuesi i mjetit mund te riparoje mjetin).

Sinjali nr.253.

Telefon. Tregon qe jemi ne afersi te nje aparati telefonik publik qe mund te perdoret edhe nga drejtuesit e mjeteve, i cili ndodhet ne afersi te nje rruge interurbane, dmth.tregon mundesine per te telefonuar nga nje telefon publik. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje vend te asistences telefonike (psh.sherbimi per sinjalizimin e difekteve ne linjen telefonike) ose afersia e nje centrali telefonik (centrali nuk eshte nje aparat nga mund te flasesh).

Sinjali nr.254.

Rifurnizim (karburant). Tregon qe ne afersi eshte nje vend i distribucionit te karburantit (nje vend ose nje stacion i rifurnizimit, nje pompe benzine ose nje distributor karburanti); tregon mundesine e rifurnizimit me karburant ne distance te shkurter. Eshtee gabuar te thuash qe ne afersi eshte nje vend i rifurnizimit per automjetet ne sherbimin publik; ne fakt eshte fjala per nje distributor karburanti per te gjitha mjetet.

Sinjali nr.255.

Pike shperndarje karburanti. Tregon qe ne afersi eshte nje stacion rifurnizimi, dmth nje impiant i shperndarjes se karburantit ne nje rruge interurbane. Nese eshte me sfond jeshil, tregon nje impiant te shperndajes se karburantit ne autostrade. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje stacion rifurnizimi me karburant vetem me vetesherbim(dmth nje impiant ne te cilin sherbehet vete) ose qe eshte e detyrueshme te vazhdosh drejt per tu furnizuar me karburant.

Sinjali nr. 256.

Vendqendrim autobusi. Tregon vendet e ndalesave te autobuseve te transportit publik interurban, dmth vende ku mund te presesh autobusin; vendoset ne prani te stacionit te qendrimit te autobusit. Gjate rrugeve urbane tregon ndalesat e autobuseve te linjave interurbane (dmth.ndalesen e nje autobusi qe kryen nje sherbim te linjes jashte qytetit). Mund te jete i pajisur me nje panel katror per informacione plotesuese (psh.te dhena per oraret e autobuseve interurbane). Nuk vendoset ne autostrada. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje zone te pushimi ose parkimi per autobuse interurbane (ne fakt tregon ndalimin e autobuseve) apo nje korsi ose nje stacion te sherbimit te rezervuar per autobuset interurbane (nderqytetes).

Sinjali nr.260.

Kamping. Tregon afersine e nje strukture (zone,vend,terren) te pajisur dhe te autorizuar per kamping me tenda ose per qendrimin e (rulotave) dhe autokamperave. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon nje rruge te rezervuar per autokampera dhe per mjetet ekampingut ose nje zone turistike dhe panoramike.

Sinjali nr. 265.

Parkim per kembim me linja autobusi . Tregon parkim me kembim me linjat e autobusit ,dmth mundesine te parkosh autoveturen dhe te marresh autobusin.Eshte vendosur afer nje ndalese ose ne stacionin e nisjes te nje sherbimi te transportit publik (autobus). Mbi sinjal jane treguar gjithashtu numrat dallues te linjave te autobuseve publike qe kane ndalesa ne afersi(ne shembull autobusi n.8 dhe n.45). Eshte e gabuar te thuash se sinjali gjendet vetem ne rruget interurbane, qe tregon nje zone te qendrimit per autobus (vendqendrimi ne fakt eshte per autoveturat) nje garazh per autobus ose ndalese e metrose.

Sinjali nr.270.

Stacion hekurudhor edhe per mjetet. Gjendet ne afersi te nje stacioni hekurudhor dhe tregon hyrjen per makinat per tu ngarkuar mbi tren me vagon me vende per fjetje (per te shfrytezuar sherbimin e transportit makina bashke me udhetarin).Nuk eshte e vendosur mbi autostrada.Eshte e gabuar te thuhet se mund te qendrohet ne makine gjate transportit te saj ne tren, qe tregon nje parking per vagonet hekurudhore me makina,ose nje parking te rezervuar autoveturave.

Sinjali nr. 272.

Taksi. Tregon nje vendqendrim per autoveturat ne sherbim publik, dmth nje zone qendrimi per perdorim vetem nga mjetet taksi. Zona e parkimit eshte e kufizuar nga vija te verdha dhe plotesuar me pershkrimin horizontal TAXI. Eshte e gabuar te thuash se sinjali vendoset mbi nje autoveture per treguar qe ajo eshte pershtatur per sherbimin publik te transportit, ose qe tregon nje korsi te levizjes rezervuar vetem per mjete taksi, nje parking vetem per mjete taksi, ose nje stacion sherbimi per mjete taksi.

Sinjali nr.273

Zona te pajisura me impiante shkarkimi. Tregon nje zone te pajisur per qendrimin dhe parkimin e autokamper, qe i intereson gjithe mjeteve te pajisur me impiant higjenik-sanitar (autobus,kamper,rulot). Nje zone e tille eshte e pajisur me impiante te shkarkimit per te mbledhur ujrat e autokamper. Sinjali tregon gjithashtu impiante qe lejojne shkarkimin e mbetjeve organike dhe ujrave. Nese eshte me ngjyre jeshile eshte vendosur ne nje zone sherbimi autostradale. Eshte e gabuar te thuash se sinjali tregon pranine e sherbimeve higjenike per kampexhatoret.

Sinjali nr. 274

  Policia Rrugore.  Tregon te dhena (dmth seline, lokalitetin, dhe numrat e telefonit) te komandes me te afert te Policise Rrugore. Jep te dhena te nevojshme per te arritur ose komunikuar me komanden e Policise Rrugore. Eshte e gabuar te thuash se sinjali eshte vendosur ne hyrje te selise se çdo komande te Policise Rrugore (dmth ne korrespondence te deres se hyrjes se komandes; gjendet ne fakt, ne fillim te qendres se banuar) ose qe tregon seline dhe numrin e telefonit te komandes me te afert te brigades te forcave te armatosura te rajonit.