SEMAFORET DHE AGJENTET E POLICISE RRUGORE
SEMAFOR PER QARKULLIMIN E MJETEVE, NORMAL
Sinjali nr.154. Semafor normal per qarkullimin e mjeteve. Semafori normal vendoset ne nje kryqezim (ne prani te nje kryqezimi) dhe rregullon kalimin e te gjithe mjeteve. Me drite jeshile te ndezur lejon kalimin e kryqezimit; me drite te verdhe fikse (tregon qe eshte gati per tu ndezur drita e kuqe) lejon kalimin e kryqezimit vetem nese mjeti nderkohe e ka kaluar vijen e ndalimit dhe ka hyre ne kryqezim ose ne mungese te vijes se ndalimit e ka te pamundur ndalimin para kryqezimit ; me drite te kuqe te ndezur imponon ndalimin e mjetit; me drite te verdhe pulsante (tregon se semafori eshte i shuar ose me defekt) mund te kalosh kryqezimin me kujdes , duke i dhene perparesi mjeteve qe vijne nga e djathta. Eshte e gabuar te thuash qe semafori normal rregullon rrymat e mjeteve te korsise (vlen ne fakt per te gjitha drejtimet), hyrjet ne stacionet e sherbimit autostradal , ose qe vlen vetem per mjetet e transportit publik apo biciklistet.
Drita e kuqe e semaforit Eshte ajo e vendosura me lart ose ne te majte (ne semaforet horizontale), mund te kete permasa me te medha se dy dritat e tjera (ne menyre qe te jete lehtesisht e dallueshme). Kur eshte e ndezur, ndalon kalimin e mjeteve qe vijne nga rruga drejt te ciles eshte projektuar drita dhe tregon te ndalohet ne cdo rast para vijes terthore te ndalimit , pa e zene kryqezimin.
Kur semafori leshon drite jeshile ne drejtimin tone: mund te futemi ne kryqezim dhe te kalojme kryqezimin duke treguar kujdes ; mund te vazhdojme drejt, te kthejme nga e djathta (duke lene te kalojne perpara kalimtaret qe po kapercejne rrugen) ose te kthejme nga e majta (duke i dhene perparesi kalimtareve dhe mjeteve qe vijne perballe). Eshte e gabuar te thuash qe kemi ne cdo rast perparesi ndaj kalimtareve, qe mund te vazhdojme vetem drejt, qe mund te kthejme drejtimin vetem nese gjysemkarrexhata eshte e ndare ne korsi ose kur duket drita e verdhe, ose qe duhet te kthejme menjehere nga e majta sapo ndizet jeshilja, pa i dhene perparesi kalimtareve dhe mjeteve qe vijne nga krahu i kundert.
Duke pare semaforin me tre drita, eshte i lejuar kalimi:
1. kur semafori eshte i prishur, duke treguar kujdesin maksimal dhe duke ulur shpejtesine ;
2. kur eshte e ndezur e verdha pulsante si paralajmerim rreziku (per shembull: ne oret kur semafori eshte i fikur);
3. kur eshte ndezur sinjali i drites jeshile, ose kur ndizet drita e verdhe fikse (tregon qe do ndizet drita e kuqe) dhe nuk mund te ndalohet ne kushte te sigurise para kryqezimit. Eshte e gabuar te thuhet se eshte i lejuar kalimi, pak perpara se te ndizet drita jeshile, ose, dhe pse eshte ndezur drita e kuqe, kur nuk vijne mjete nga drejtimi i lejuar, apo kur ndizet sinjali me drite te kuqe per te gjitha drejtimet ose kur kemi hyre ne vazhdimesi te kryqezimit, duke treguar shume kujdes.
Drita e verdhe fikse e semaforit Eshte e vendosur midis drites se kuqe dhe jeshile; ndizet vecante (keshtu ndizet kur fiket drita jeshile, fiket kur ndizet drita e kuqe, dmth qendron e ndezur kur jeshile dhe e kuqja jane te fikura). Drita e verdhe fikse (do te thote qe do ndizet drita e kuqe) tregon te ndalosh para kryqezimit (gjithmone nese mund te behet ne kushte te sigurise, pa krijuar rrezik) dhe detyron ate qe ka hyre ne kryqezim te shpejtoje per ta liruar sa me shpejt. Eshte e gabuar te thuash se ndizet kur eshte akoma e ndezur drita jeshile, qe te detyron te ndalosh ne cdo rast pa e zene kryqezimin, te kthehesh mbrapsht nese e kemi kaluar nderkohe vijen e ndalimit ose te vazhdosh ne cdo rast.
Mund te gjejme nje drite te verdhe pulsante ndezur si sinjal i nje rreziku te pergjithshem ne kryqezim, qe i fton drejtuesit e mjeteve te veprojne me kujdesin maksimal ne pikat e rrezikshme te rruges per shkak te rreziqeve te mundeshme dhe te ulin shpejtesine. Ne semaforet normale te mjeteve e ndeshim driten pulsuese te verdhe, kur drita jeshile dhe e kuqe jane te fikura , per te na treguar te jemi te kujdesshem dhe te ulim shpejtesine.
SEMAFORET E KORSIVE
Sinjali nr. 155. Semafore te Korsise. Jane semafore mjetesh per korsite dhe u tregojne mjeteve drejtimin qe duhet te ndjekin, sipas e shigjetave. Prandaj kur ndizet shigjeta jeshile, nuk mund te vazhdohet per te gjitha drejtimet, por vetem ne drejtimin e treguar nga shigjeta. Eshte e gabuar te thuhet se jane sinjale treguese ose qe vlejne vetem per mjetet e transportit publik ose per mjetet qe lvisin mbi shina.
Ne semaforin e korsise shigjetat e ndezura tregojne: Nese jane jeshile, drejtimet drejt te cilave mund te vazhdohet, nese jane te kuqe, qe nuk mund te vazhdojme ne keto drejtime, nese jane te verdha fikse (tregojne qe do ndizet shigjeta e kuqe), te boshatiset kryqezimi ose te ndalosh ne kushte te sigurise pa krijuar rrezik, nese jane te verdha pulsuese (tregon se semafori eshte i fikur), te kalosh kryqezimin me kujdes te vecante. Eshte e gabuar te thuash se kur shigjeta jeshile eshte e drejtuar lart mund te vazhdohet ne te gjitha drejtimet ( vazhdohet vetem drejt).
Semaforet e korsise (fig. 155)
Tregon nje semafor te korsise dhe rregullon qarkullimin vetem ne drejtimin e rregulluar nga shigjeta: me drite jeshile te ndezur lejon te vazhdohet ne drejtimin e shigjetes; me shigjete te verdhe fikse detyron boshatisjen e menjehershme te kryqezimit, nese eshte i zene; me drite te kuqe te ndezur imponon ndalimin e mjeteve te drejtuar ne drejtimin e shigjetes; nese jane te fikura (drita e verdhe pulsuese) lejon kalimin me shume kujdes. Eshte e gabuar te thuash qe semafori i korsise rregullon vetem qarkullimin e mjeteve te transportit publik ose te bicikletave, ose qe gjendet ne kalimet ne nivel,ne urat e levizshme ose ne urat e imbarkimit te trageteve.
SEMAFORE PER MJETET E TRANSPORTIT PUBLIK
Sinjali nr. 156. Semafor per mjetet e transportit publik Jane pajisje sinjalizuese me drita qe ju drejtohen vetem drejtuesve te mjeteve te transportit publik: autobus, taksi, tramvaj (por jo te gjitha mjeteve qe ecin mbi shina) te cileve u tregon drejtimet e lejuara.. Vendosen ne kryqezime dhe funksionojne ne menyre te koordinuar me dritat e semaforeve te tjere. Detyron mjetet e transportit publik te ndalojne kur shiriti horizontal me ngjyre te bardhe (lart) eshte i ndezur; tregojne rruge te lire kur shiriti i bardhe vertikal (poshte) eshte i ndriçuar; lejojne te vazhdohet ne te majte e ne te djathte nese shiriti i bardhe (poshte) eshte i ndezur e pjerresuar majtas ose djathtas; tregojne paralajmerim per ndalim kur trekendeshi i verdhe (ne qender) eshte e ndricuar. Eshte e gabuar te thuash se, nese eshte i ndezur shiriti horizontal, eshte i ndaluar edhe kalimi i automjeteve te tjere.
SEMAFORE PER KEMBESORET
Sinjali nr 157. Semafor per kembesoret. Ky sinjal tregon nje semafor per kembesoret dhe rregullon kalimin e kembesoreve ne kryqezime. Mund te jete i pajisur me sinjalizim akustik per ata qe nuk shikojne (te verberit). Drita e kuqe e ndezur detyron ndalimin e kembesoreve para se te kalojne kryqezimin; drita e verdhe fikse imponon te kalohet me shpejtesi rruga (nese eshte e zene perndryshe duhet ndaluar ne trotuar); drita jeshile lejon kalimin e kembesoreve vetem ne drejtimin nga vjen drita dhe sjell per drejtuesit e mjeteve detyrimin per ti dhene perparesi kembesoreve qe kalojne.
Sinjali nr. 157.
Semafor per kembesoret. Ky sinjal tregon nje semafor per kembesoret dhe rregullon kalimin e kembesoreve ne kryqezime. Mund te jete i pajisur me sinjalizim akustik per ata qe nuk shikojne. Drita e kuqe e ndezur detyron ndalimin e kembesoreve para se te kalojne kryqezimin; drita e verdhe fikse imponon te kalohet me shpejtesi rruga (nese eshte e zene perndryshe duhet ndaluar ne trotuar); drita jeshile lejon kalimin e kembesoreve vetem ne drejtimin nga vjen drita dhe sjell per drejtuesit e mjeteve detyrimin per ti dhene perparesi kembesoreve qe kalojne.
SEMAFORE PER BICIKLETAT
Sinjali nr.158. Semafor per bicikletat. Eshte nje semafor i rezervuar per bicikletat; eshte i caktuar , mbi pistat e bicikletave, te rregulloje kalimin e karrexhates.Me drite jeshile te ndezur i lejon vetem bicikletave kalimin e kryqezimit; me drite te verdhe fikse te ndezur i detyron bicikletat te lirojne kryqezimin, nese eshte i zene; me drite te kuqe te ndezur detyron ndalimin e bicikletave. Eshte e gabuar te thuash se semafori tregon nje korsi te rezervuar per bicikletat ose motoret ,nje ndalim te kalimit te bicikletave, zhvillimin e nje gare ciklistike ose qe vlen per gjithe mjetet me dy rrota .
Sinjali nr. 159.
Semaforet e korsive te kthyeshme (me levizje te alternuar).
Vendoset ne stacionet e hyrjes ne autostrada (ne karrexhata me sens te dyfishte te qarkullimit me tre ose me shume korsi) dhe ndalon te kalohet ne korsine poshte drites se kuqe ne forme X, por duhet zene korsia e treguar nga shigjeta jeshile; ndersa mjeti qe gjendet ne korsine me shigjete te verdhe pulsuese, duhet te lere kete korsi, sepse se shpejti mbyllet (behet X me drite te kuqe) dhe te zhvendoset, sa me pare, ne korsine me shigjete jeshile Eshte per t’u shenuar qe drita e kuqe nuk eshte nje shigjete (por ne forme X), kurse drita jeshile nuk eshte ne forme X (por shigjete) dhe nuk eshte pulsuese. Eshte e gabuar te thuash se korsia me drite te kuqe te ndezur detyron te ndalosh dhe te presesh sinjalin per rruge te lire (kjo korsi nuk mund te zihet ne asnje menyre).
Sinjali nr. 160.
Semaforet pulsues me ngjyre te verdhe. Drita (feneri) i tipit A tregon se, kur semafori eshte i fikur ose i prishur, duhet te behet kujdes, te ulet shpejtesia e levizjes dhe t’u jepet perparesi mjeteve nga e djathta; dritat (feneret) e tipit B dhe C,
vendosen ne semafore normale (fig.154),
per t’ju kujtuar mjeteve qe duan te kthehen majtas ose djathtas se me pare, duhet t’u japin perparesi respektivisht kembesoreve (tipi B) ose ciklisteve (tipi C). Eshte e gabuar te thuash se jane sinjale me drite fikse (sepse dritat jane te verdha pulsuese), ose qe tregojne nje piste kembesoresh (tipi B) ose bicikletash (tipi C).
Sinjali nr. 161.
Semafore te veçante. Semaforet e veçante vendosen ne rruge me disa kryqezime dhe keshillojne (por nuk detyrojne) drejtuesin e mjetit te ruaje shpejtesine e treguar nga simboli i ndricuar i bardhe i ndezur (ndizet vetem nje simbol per cdo here), per te gjetur rruge te lire (jeshile) ne semaforet e tjere. Eshte e gabuar te thuash se mund te jene me drite te verdhe pulsuese; qe tregojne shpejtesine e detyrueshme edhe kur jane te fikura; qe tregojne shpejtesine maksimale per autovetura, motorcikleta dhe kamione ose qe vendosen ne autostrada (ne autostrade nuk ekzistojne kryezime te rregulluara nga semafore).
Sinjali nr. 162.
Semafore i veçante me drita te kuqe pulsuese. Kur jane ne funksion (pulsojne ne menyre te alternuar) ndalojne kalimin e mjeteve dhe kembesoreve ; si rregull jane vendosur ne anen e djathte te karrexhates shume afer shinave te trenit (dhe jo ne panelin e fundit distanciometrik qe gjendet 50 metra nga binaret), hyjne ne funksion pak para mberritjes se trenit (ne kalimet ne nivel pa barriera) ose menjehere para fillimit te uljes se barrierave (ne kalimet ne nivel me gjysembarriera) dhe vazhdojne deri ne fund te kalimit te trenit. Eshte e gabuar te thuash se mund te gjenden ne kalimet ne nivel me barriera (ne kalimet me barriera gjejme vetem nje drite te kuqe fikse), qe jane nje sinjalizim per trenat ose qe jane te perbera nga drita te kuqe fikse (jane ne fakt te perbera nga drita te kuqe qe pulsojne ne menyre te alternuar).
Dokumente qe i duhen paraqitur policise : Lejedrejtimi, leja e qarkullimit, certifikata e kontrollit teknik dhe certifikata e siguracionit (polica e sigurimit) te mjetit.
Ajo qe dallon punonjesit e sherbimit te policise rrugore eshte: uniforma, shenja dalluese ne uniforme, dhe dokumenti dallues i policies
Polici rrugor ne pozicionin e ndalimit
(fig.383).
Eshte njesoj me driten e kuqe te semaforit; eshte i ndaluar kalimi; nuk mund te kalosh kryqezimin; nuk mund te kthehesh as nga e djathta as nga e majta; duhet te ndalojme para vijes terthore te qendrimit.
Polici me krahet te shtrira sipas drejtimit te levizjes
(fig.384).
Eshte i barazvlefshem me semaforin me drite jeshile; lejon kalimin; mund te kalojme kryqezimin (ne te gjitha drejtimet), duke treguar kujdes; mund te kthehemi nga e djathta, duke i dhene perparesi kembesoreve qe kalojne rrugen terthore; mund te kthehemi nga e majta, duke i dhene perparesikembesoreve dhe mjeteve qe vijne perballe.
Polici i trafikut me krahun lart
(fig. 385).
Eshte i barazvlefshem me driten e verdhe fikse te semaforit; paralajmeron nje ndryshim te drejtimit te levizjes se lejuar (domethene qe menjehere me pas polici do te beje te mundur kalimin e mjeteve qe pershkojne rrugen terthore me tonen) ; duhet te ndalojme para kryqezimit, nese mund ta bejme ne kushte te sigurise pa krijuar rrezik, perndryshe duhet te lirojme menjehere kryqezimin qe e kemi zene. Eshte e gabuar te thuash se eshte nje faze rezervuar mjeteve qe duhet te kthehen (duke i lejuar vetem manovren e kthimit djathtas) ose qe duhet ne cdo rast te ndalojme pa zene kryqezimin.
Polici me krahet te shtrira horizontalisht 90 grade
(fig. 386).
Ne qender te nje kryqezimi, polici me krahet e hapura ne kendin 90 grade, me krahun e djathte te drejtuar perpara, lejon kthesen nga e majta, kthesen nga e djathta dhe kalimin drejt vetem te mjeteve qe vijne nga e majta e tij, ndersa ndalon gjithe rrymen e mjeteve qe vijne nga e djathta e tij, nga mbrapa tij dhe ato qe i vijne perballe.
Renia e zgjatur e bilbilit nga ana e policit. Do te thote qe gjithe qarkullimi duhet te ndalet, ne fakt, eshte i barazvlefshem me semaforin me drite te kuqe te ndezur njekohesisht per te gjitha drejtimet. Sherben per te lejuar kalimin e mjeteve te ndihmes se shpejte (ambulanca policia ) dmth.detyron ndalimin e mjeteve per te lene te lire kryqezimin.