SINJALET PLOTESUESE DHE SINJALET E PERKOHESHME
KUFIZUES NORMAL ANESOR TE KUFIRIT TE RRUGEVE ME NJE DREJTIM TE VETEM (UNIK)
LEVIZJE
Jane sinjale plotesuese qe perdoren si tregues normale te kufirit te rrugeve me nje sens (unik) qarkullimi. Te vendosur ne kufirin e jashtem te bankinave apo ne kufirin e karrexhates, sherbejne per te shikuar ne distance vazhdimesine e rruges. Ne pranine e mureve anesore apo bordurave, mund te zevendesohen me te ngjashem qe kane te njejtat karakteristika treguese por qe lejojne te fiksohen ne mur a bordure dhe kryejne te njejtin funksion. Eshte e gabuar te thuhet qe gjenden ne qender te karrexhates ose qesherbejne per te kufizuar korsite. (ne fakt sherbejne per te te vene ne dukje kufinjte ose anet e karrexhates)
KUFIZUES NORMAL ANESOR TE KUFIRIT TE RRUGEVE ME DY DREJTIME LEVIZJE PER QARKULLIM
Jane sinjale plotesues qe perdoren si tregues normale te kufirit te rrugeve me dy sense per qarkullimin. Te vendosur ne kufirin e jashtem te bankinave apo ne kufirin e karrexhates, sherbejne per te shikuar ne distance vazhdimesine dhe vijueshmerine e rruges. Ne pranine e mureve anesore , bordurave, mund te zevendesohen me shenja te ngjashme qe kane te njejtat karakteristika dhe fiksohen ne ane te bordures apo te murit. Eshte e gabuar te thuhet qe gjenden ne qender te karrexhates ose qe sherbejne per te kufizuar korsite. (ne fakt sherbejne per te kufizuar kufijte apo anet ekarrexhates)
KUFIZUES PER TUNELET ME NJE DREJTIM LEVIZJE
Jane sinjale plotesues te vendosur ne hyrje te tuneleve me nje sens (unik) levizje dhe te perdorur si tregues te kufijve ne tunele me nje sens levizje, te detyrueshem ne tunelet me kthesa. Mund te gjenden edhe ne pranine e ngushtimeve apo ne shmangiet e perhershme te karrexhatave. Eshte e gabuar te thuhet se gjenden ne mes te karrexhates, ne kryqezime ne formen e “T”, ne rruget malore me kthesa (kthesa te rrezikshme) apo qe perdoren ne tunele per te kufizuar korsite (sherbejne nderkohe ne tunele per te vene ne dukje kufijte apo anet e karrexhates).
KUFIZUES PER TUNELET ME DY SENSE LEVIZJE
Në tunelet me dy sense lëvizje jane me ngjyrë të kuqe në krahun e djathtë dhe e bardhë në të majtë. Janë të detyruar të përdoren në tunelet që nuk janë të drejtë ose nuk janë të ndricuar.Mund të përdoren edhe për të kufizuar devijimet apo ngushtimet e përkohshme të karrexhatës
KUFIZUES PER RRUGET MALORE
Eshte nje sinjal plotesues i vendosur ne kufijte anesore te karrexhates ne rruget malore te cilat mbulohen prej bores se madhe; jane me ngjyre te alternuar te verdhe dhe te zeze, i domosdoshem per te mundesuar shikimin dhe vijueshmerine e rruges ne kushtet e nje bore te madhe. Eshte e gabuar te thuhet se vendoset ne mes te karrexhates, ne kryqezime ne formen “T“-je apo qe perdoret per te kufizuar korsite(sherben nderkohe ne rruget malore per te vene ne dukje kufijte anesore te karrexhates).
KUFIZUES I KTHESAVE TE NGUSHTA OSE 180 GRADE
Eshte e perdorur ne rruget interurbane per te sinjalizuar vazhdimesine e kthesave te ngushta, kthesa 180, dhe me mungese shikueshmerie (kthesa te padukshme); ka shigjeta orientuese ne drejtimin e levizjes qe mjeti duhet te ndjeke; mund te paraprihet nga sinjali “Kthese majtas”
(fig.5).
Fton drejtuesin e mjetit te kete kujdes te vecante ne kalimin e ktheses. Nese eshte bardhe e kuq tregon nje shmangie te perkohshme me kthesa nga e majta per shkak te punimeve rrugore. Eshte e gabuar te thuhet se tregon pranine e pengesave te dukshme ne karrexhate (pengesat tregohen me vija te drejta dhe jo me shigjeta) ose mund te jete me ngjyre te verdhe ne pranine e punimeve ne rruge (nqs devijimi eshte i perkohshem ngjyrat jane bardh e kuq).
KUFIZUES PER KRYQEZIMET NE FORME T-je
Sinjalizon nje kryqezim ne forme “T” dhe eshte vendosur perballe rruges qe po pershkohet. Ka shigjeta te orientuara majtas dhe djathtas drejt levizjeve te mundshme; tregon pra qe eshte e nevojeshme per tu kthyer majtas ose djathtas. Nese eshte me ngjyrat bardhe e kuq perdoret per te sinjalizuar shmangie te perkohshme. Eshte e gabuar te thuhet se eshte 150 metra larg kryqezimit (vihet nderkohe ne vendin direkt te kryqezimit), apo qe tregon pranine e pengesave (pengesat tregohen me vija te drejta te bardha e te zeza dhe jo me shigjeta), apo qe po te jete me ngjyre te verdhe ne pranine e punimeve rrugore (nqs shmangia eshte e perkohshme ngjyrat jane te bardha e te kuqe)
KUFIZUESIT E KTHESAVE NORMALE
Eshte nje sinjal plotesues, vendoset ne seri (pra me shume se nje) elementesh, per te evidentuar krahun e jashtem te kthesave rrugore (dhe jo ate te brendshem apo dy krahet), duke permiresuar pamjen dhe vijueshmerine e rruges ne largesi. Nese eshte bardhe e kuq perdoret per te sinjalizuar shmangiet e perkohshme. Eshte e gabuar te thuhet se gjendet ne kryqezimet ne forme “T”ose mund te jete mefushe te verdhe per te sinjalizuar kantieret rrugor.
TREGUESIT E HYRJEVE NE RRUGET DYTESORE
Përcaktojnë hyrjet në rrugët dytësore, që nuk paralajmërohen me sinjale të tjerë dhe që janë të vështira për t’u dalluar.
KUFIZUES I VECANTE I PENGESAVE
Eshte nje panel me pllake reflektuese (me ngjyre te verdhe), qe perdoret bashke me sinjalin vertikal te kalimit te detyrueshem
(fig 101 dhe 102)
ose i lejueshem (fig.103)
qe tregon pranine e nje pengese qe ndodhet ne mes te rruges (shpetuese trafiku, ishull trafiku, trafikndares). Pavaresisht ngjyres se verdhe, nuk eshte nje sinjal i perkohshem por nje sinjal plotesues. Eshte e gabuar te thuhet se gjendet vetem ne rruget interurbane , ne qender te kryqezimit ne mungese te semaforeve apo nepjesen anesore te rruges.
SINJALET E PERKOHESHME
Vendosen në rastet e punimeve në rrugë
- PUNIME NE RRUGE.
- Tregon se pas këtij sinjali bëhen punime në rrugë. Vendoset në prani të një kantjeri rrugor. Paralajmëron praninë e punëtoreve, makinerive ose objekte pune në rrugë.Natën mund të shoqërohet me fener me dritë të kuqe të vazhdueshme.
- Duhet të zvogloni shpejtësinë, për të qënë të gatshëm të ndaloni nëse nevojitet.
PENGESA NORMALE
Sinjalizon kufijte (anet ose kufirin) e punimeve rrugore duke kufizuar zonen e nje kantieri rrugor. Jane me shirita reflektues te bardhe dhe te kuq. Naten ose ne kushte te dukshmerise se dobet vendosen drita te kuqe fikse. Fton drejtuesit te jene te kujdeshem duke u ndaluar ku eshte e nevojshme. Eshte e gabuar te thuhet qe ndalohet qendrimi gjate aneve te rruges ku jane vendosur.
KUFIZUES ANESOR I PERKOHSHEM
Vendoset përgjatë zonës gjatësore ku bëhen punime në rrugë
KONI
Perdoret per te percaktuar dhe vene ne dukje pranine e punimeve me kohezgjatje te shkurter, apo kur verifikohet nje aksident, apo per shmangie te perkoheshme te kanalizimeve te korsive, ose per ndarjen e perkoheshme te drejtimeve te kunderta te qarkullimit (psh kur ribehen vizimet ne toke). Eshte e gabuar te thuhet se gjendet vetem ne rruget interurbane, ne kthesa, apo tregon pengesa te perkohshme ne karrexhate.
KALIM I DETYRUESHEM I MJETEVE TE PUNIMEVE NE RRUGE
Sinjali nr.279 vendoset ne mjetet per punime rruge te ndaluar ose qe levizin ngadale; ne makinat per mirembajtjen e rrugeve te ndaluar ne karrexhate apo qe per natyren e punes levizin shume ngadale. Shigjeta eshte e orientuar nga krahu ne te cilin duhet te kalojne mjetet kur parakalojne. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon detyrim per kthim nga e djathta
(fig.95;
kthimi ka parasysh nje kryqezim ku duhet te lesh nje rruge e te futesh ne nje rruge tjeter)PARALAJMERIM KANTJERI RRUGOR TE LEVIZSHEM
Ky sinjal vendoset mbi bankinen e rruges ose korsine e emergjences dhe mund te perdoret edhe pas mjeteve te punes (pas mjeteve mekanike, eskavatoreve) per te treguar punimet rrugore ose per te paralajmeruar nje kantier te levizshem (qe shkon duke u zhvendosur) duke treguar qe 500 metra me tutje ndodhen punetore ne rruge dhe qe karrexhata zvogelohet me nje korsi. Mund te vendosen dhe drita te verdha ndricuese. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali tregon shmangie te nje itinerari (ne te kundert tregon nje ngushtim te karexhates) ose qe kantieri eshte i gjate 500 metra (paneli plotesues nuk eshte ai i „Shtrirjes“
fig 122
por i „Distances“ fig 121).
TABELE PER QARKULLIM TE ALTERNUAR QE PERDORET NGA PUNONJSIT
- Përdoret nga punonjësit e mirëmbajtës, për rregullimin e qarkullimit, meqënë se rruga bëhet me kalim të alternuar.
- E kuqe – je i detyruar të ndalosh.Jeshile –filloni ose vazhdoni lëvizjen.
PARALAJMERIM DEVIJIMI
Eshte nje paralajmerim i nje devijimi te perkohshem te itinerarit. Duke vazhduar drejt per ne Kavaje nuk mund te vazhdohet sepse rruga eshte e bllokuar per punime rrugore ne vazhdim. Sinjali duke qene i perbere me panelin “punime”
( fig.122)
tregon gjatesine e devijimit (2km) dhe jo distancen nga pika e devijimit per punimet ne vazhdim. Eshte e gabuar te thuhet qe eshte e pamundur te shkohet ne Kavaje, qe rruga alternative per Kavaje eshte me sens unik levizje, qe sinjali paraqet nje pengese te perhershme ne karrexhate (behet fjale nderkohe per punime te perkoheshme ne vazhdim) dhe qe mbi rruget interurbane duhet te jete me ngjyre blu (sinjalet e perkohshem kudo qe ndodhen, jane gjithmone me ngjyre te verdhe).
PARALAJMERIM DEVIJIMI
Eshte i vendosur ne afersi te nje nderprerje te rruges qe lajmeron nje kantier rrugor dhe tregon nje kufizim te perkohshem te qarkullimit ne nje pjese te rruges. Ndalon te gjithe automjetet (edhe autobuset) me peshe te pergjitheshme mbi 7 ton, te drejtuar ne Fier te ndjekin drejtimin dhe i tregon atyre drejtimin e ndryshuar (alternativ). Te gjithe automjetet me peshe ne ngarkese te plote me te vogel apo te barabarte ne 7 ton, mund te ndjekin ne te dy kalimet itinerarin .Eshte e gabuar te thuhet qe eshte i ndaluar kalimi i automjeteve me peshe ne 7 ton, apo qe eshte e pamundur, per mjetet qe i kalojne 7 tonet te arrijne ne Fier (duke ndryshuar itinerari ato, gjithsesi mund te arrijne).
DREJTIM I DETYRUAR PER KAMIONET Autotrenat dhe GJysëmrimorkiatorët. Detryron autotrenat dhe gjysëmrimorkiatorët të ecin përkohëshit VETEM drejtë në kryqëzim.
SINJALI I KORSISE SE (mbyllja e korsise ne te djathte)
Ne afersi te nje kantieri rrugor te perkohshem tregon nje ngushtim te karrexhates per punime ne vazhdim, me zvogelimin nga 2 ne 1 korsi levizjeje. Mund te perbehet nga paneli tregues te distances nga vendi i mbylljes se korsise
(fig,121)
dhe nuk eshte e detyrueshme ti jepet perparesia mjeteve qe vijne nga korsia e djathte ne mbyllje. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali tregon nje ndryshim te karregjates
(fig.287),
apo nderprerje me nje rruge dytesore nga e djathta
(fig.50
nderprerja nga e djathta nenkupton nje nderprerje te korsise se shpejtimit me karrexhaten e autostrades)
Sinjali nr.286
Zvoglim i numrit të korsive. Tregojnë mbylljen e korsisë së majtë në afërsi të një kantjeri rrugor.
Sinjali nr.287
Devijim i rrugës. Tregon mbylljen e karrexhatës së djathtë në afërsi të një kantjeri.
PERDORIMI I KORSIVE QE FUNSIONOJNE
E vendosur ne afersi te punimeve ne rruge, i tregon kategorive te ndryshme te mjeteve si te perdorin korsite gjate devijimit (kamionet mund te perdorin vetem korsine e djathte, kurse mjetet e tjera mund te perdorin te dyja korsite).Eshte e gabuar te thuhet qe kamionet mund te qarkullojne ne rreshta paralele apo qe eshte ilejueshem parakalimi nga korsia ne te djathte vetem per kamionet.
DREJTIM I KESHILLUAR PER KAMIONET
I vendosur ne afersi te kantiereve rrugore, tregon drejtimin e keshilluar (nuk eshte e detyrueshme) per kamionet me peshe me ngarkese te plote mbi 3,5 ton; eshte i vendosur pikerisht ne vendin e shmangies te keshilluar dhe mund te shoqerohet me nje sinjal te paralajmerimit. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali tregon njerruge apo nje zone parkingu te rezervuar per kamionet.
Sinjali 297:
PARALAJMERIM I NJE SEMAFORI TE PERKOHSHEM Vendoset për të paralajmëruar prezencën e një semafori në rastet e punimeve në rrugë urbane ose interurbane.Mund të vendoset para një ngushtimi të përkohshëm të karrexhatës.Disku i mesit me ngjyrë të verdhë mund të jetë i pajisur me dritë pulsuese.
Tregon devijim të përkohëshëm për në veri.