REZERVO TANI

Sinjalet horizontale dhe sinjalet që tregojnë pengesa

 

SINJALET HORIZONTALE

Përbëhen nga vija,shkrime,simbole etj.,të hedhur mbi rrugë,që shërbejnë për të rregulluar qarkullimin,për të drejtuar drejtuesit e mjeteve si dhe për të dhënë urdhëra apo tregime të dobishme për sjellje të veçanta që duhen ndjekur.Sinjalet horizontale kanë autonomi të plotë kur nuk gjenden sinjale të tjera në rrugë.Sinjalet horizontale të përkohshme për shkak të punimeve rrugore janë me ngjyrë të verdhë.

VIJAT  GJATËSORE

Mund të jenë të vazhduara apo të ndërprera dhe shërbejnë për:

-të ndarë senset e lëvizjes apo korsitë e lëvizjes;

-kufizimin e karrexhatës(vijat e bardha anësore);

-të drejtuar mjetet drejt drejtimeve të përcaktuara;

Vija gjatesore e mesit te karrexhates eshte me ngjyre te bardhe dhe mund te jete e nderprere ose e panderprere. Vija e bardhe gjatesore e panderprere (e vazhduar) nuk mund te kapercehet. Vijat gjatesore te nderprera mund te kapercehen, por vetem kur jane respektuar te gjitha normat e sjelljes ne rruge dhe te sinjalistikes rrugore. Vijat e bardha gjatesore kufizojne korsite e levizjes dhe ne rruget me nje korsi per cdo drejtim levizje ndajne edhe drejtimin e levizjes me drejtimin e kundert te levizjes. Vijat gjatesore te nderprera te mesit te karrexhates, ne rastin e parakalimeve lejojne te kalojme perkohesisht ne korsine e drejtimit te kundert dhe lejojne edhe kthimin e drejtimit te levizjes ne kushtet e sigurise kur rruga eshte me dy sense levizje. Eshte gjithmone e ndaluar te qarkullojme permbi vijat (duke shkelur vijen) gjatesore si ne rastin kur jane te panderprera ashtu dhe ne rastin kur jane vija te nderprera. Vijat gjatesore te pandreprera e lejojne manovren parakalimit por pa e shkelur vijen dhe kur kjo manover mund te kryhet ne kushtet e sigurise dhe eshte e lejuar nga rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Vija gjatesore e dyfishte e vazhduar (e panderprere) gjendet ne rruget me dy sense levizje dhe sherben vetem per te ndare sensin e levizjes. Nuk mund te kapercehet kurre, qofte dhe sa per tu kthyer majtas. Mund te kryhet manovra e parakalimit vetem ne rast se ajo kryhet pa shkelur vijen dhe rregullat e qarkullimit e lejojne.
Vija e bardhe gjatesore e vazhduar (e panderprere) e mesit , ndan karrexhaten ne dy gjysem karrexhata dhe nuk mund te kapercehet; eshte e ndaluar te qarkullojme mbi vijen e bardhe dhe te kryejme manovren e ndryshimit te sensit te levizjes ; e lejon manovren e parakalimit por pa shkelur vijen e bardhe dhe brenda rregullave te tjera te sigurise dhe qarkullimit qe mund ta lejojne kete manover.

Ne rruget me nga nje korsi per cdo sens levizje vija e panderprere e mesit ndan senset e levizjes.

Kjo vije ndeshet vecanerisht ne kurrizet e rrugeve, kthesave , ne afersi te vendkalimeve te kembesore dhe bicikletisteve, ne afersi te ngushtime, ne afersi te kalimeve ne nivel. Eshte gabim te thuhet qe vija gjatesore e vazhduar e mesit e ndan rrugen ne dy karrexhata (duhet trafikndaresi per te ndare rrugen ne dy karrexhata) apo qe ne rruge me nje sens levizje vendoset ne pjesen e drejte apo ne ngushtim te rruges.

Vija e bardhe gjatesore e nderprere fig 502,

e ndan karrexhaten ne dy gjysem karrexhata dhe ne dy korsi; mund te kapercehet por eshte e ndaluar te qarkullosh mbi kete vije; e lejon parakalimin ne kushte sigurie duke e kapercyer vijen perkohesisht (aq sa zgjat manovra) edhe duke u futur edhe plotesisht me mjet ne korsine e sensit te kundert. Kjo vije ndan senset e levizjes dhe e lejon ne kushte sigurie kthimin ne te kundert te sensit te levizjes. Referuar fig 502, ne rruget me nje sens levizje per qarkullimin (me sens unik) kjo vije ndan karrexhaten ne dy korsi (korsia e levizjes dhe korsia e parakalimit). Parakalimi eshte i lejuar, edhe duke e kapercyer vijen , edhe ne kurrize rrugesh , edhe ne kthese, ndersa kthimi i sensit te levizjes eshte i ndaluar. Eshte gabim te thuhet qe kjo vije kufizon rrugen kryesore ne afersi te kryqezimeve ose qe ndeshet vetem ne rruget me sens unik (me nje sens levizje).

 

Sinjalizimi i fig.502

Ne nje rruge me nje sens levizje per qarkullimin. Karrexhata eshte e ndare ne dy korsi.Vija e bardhe e nderprepre ndan (kufizon) korsite : korsia e krahut te djathta eshte korsia e levizjes dhe korsia e krahut te majte eshte korsi per parakalime. Mund te parakalohet duke e kapercyer vijen e nderprere, edhe ne kurrize rruge apo ne kthesa (ne rruge me nje sens unik levizje nuk vijne mjete nga sensi i kundert). Per tu kthyer nga e majta duhet te pozicionohemi ne korsine e majte. Eshte i ndaluar qarkullimi mbi vijen e bardhe te nderprere. Eshte i ndaluar kthimi ne te kundert i sensit te levizjes (rruga me nje sens te vetem levizje qarkullohet vetem ne sensin e levizjes). Eshte gabim te thuhet qe vija e nderprere ndan senset e levizjes (duke qene rruge me nje sens te vetem, sensi i levizjes eshte vetem nje) apo qe mund te qarkullohet gjithmone ne rreshta paralele (duhet te jete rruge me denduri te madhe teqarkullimit)

Sinjalizimi i fig.550,

Rruge interurbane me dy sense per qarkullimin me kater korsi levizje, eshte e formuar nga nje karrexhate dhe kater korsi. Qarkullimi kryhet me dy sense (sensi i levizjes dhe sensi i kundert i levizjes), ku korsite anesore sherbejne si rregull per levizjen normale dhe korsite e mesit per parakalimet. Nese trafiku eshte i dendur mund te levizet ne rreshta paralele. Jane te ndaluara manovrat e levizjes prapa, kthimi majtas dhe ndryshimi i sensit te levizjes (sepse kemi vije te dyfishte te vazhduar) ndersa eshte i lejuar prakalimi ne kthesa dhe ne kurrize rruge. Eshte gabim te thuhet qe mund te parakalohet nje mjet qe ka filluar manovren e parakalimit apo qe mund te parakalohet lireshem si nga e djathta ashtu dhe nga e majta.

Sinjalizimi i fig. 562 ,

Rruge me tre karrexhata dhe tete korsi, eshte e formuar nga dy karrexhata me nje sens levizje dhe nje karrexhate me dy sense levizje per qarkullimin dhe me gjithsej tete korsi. Karrexhatat anesore jane me sens unik dhe nese qarkullimi eshte i ngarkuar dhe i dendur mund te levizet ne rreshta paralele; eshte i ndaluar ndryshimi i sensit te levizjes, levizja prapa, dhe kthimi nga e majta, ndersa eshte i lejuar parakalimi ne kthese dhe ne kurrize rruge. Karrexhata e mesit eshte me dy sense per qarkullimin dhe me kater korsi (si ajo e fig.550)
Ne nje karrexhate me dy sense per qarkullimin, vija gjatesore e mesit te karrexhates (e cila mund te jete e nderprere apo e vazhduar ose mund te jete e dyfishte) ndan senset e levizjes. Kur kjo vije eshte e nderprere mund te kapercehet per te kryer manovren e parakalimit (ne kushte te sigurise) ; po te jete e panderprere (e vazhduar) vija e mesit lejon parakalimin, por pa e shkelur vijen gjatesore.
Vijat e bardha anesore te vazhdueshme te kufirit te karrexhates. Tregojne kufijte e qarkullueshem te karrexhates duke shenuar kufirin e karrexhates ose duke ndare karrexhaten nga bankina apo nga korsia e rezevuar e emergjences. Mund te kapercehen vetem ne raste emergjence.Mund te ndeshen edhe ne ato pjese rruge ku eshte ne fuqi ndalimi i qendrimit .Vijat e bardha anesore te nderprera, percaktojne kufijte e rruges kryesore me nderprerjet e rrugeve dytesore

(shiko fig.654) ;

 

kufizojne vec tjerave korsite e shpejtimit dhe te ngadalesimit

(fig.537),

zonat e pushimit (fig. 513)

dhe hyrjet para garazheve dhe rrugezave private.

Vijat e bardha te vazhduara ne kufijte e karrexhates tregojne kufirin e qarkullueshem te karrexhates duke sinjalizuar dhe bordurat e karrexhates apo duke e ndare nga bankina apo korsia e rrezervuar per qendrimin e emergjences. Mund te kapercehen vetem ne raste emergjence. Mund te ndeshen ne ato pjese rruge ku eshte ne fuqi sinjali “ndalim pushimi”.

 

Vija e bardhe terthore e vazhduar

(fig. 563)

detyron qe te tregojme kujdes te vecante sepse kemi pranine e nje kryqezimi; mund te jete i kompletuar me shkrimin ne siperfaqen e rruges te fjales “Stop”. Vija terthore e vazhduar paraqet vendin para te cilit duhet te ndalojme per shkak te sinjalizimeve te ndalimit (semafor me drite te kuqe, polic trafiku, apo sinjali vertikal “Stop”). Eshte gabim te thuhet qe kjo vije mund te shoqeroje sinjalin

Jep perparesi” fig.40

apo qe kjo vije nuk lejohet te kapercehet asnjehere.

 

Shkrimi “Stop” mbi rruge, kompleton vijen terthore te vazhduar te ndalimit dhe eshte gjithmone e shoqeruar me sinjalin vertikal “Ndal dhe jep perparesi”

(Stop , fig.41)

qe pershkruan te ndalosh dhe te japesh perparesi para se te futesh ne zonen e kryqezimit. Nese eshte vendosur ne nje kryqezim te rregulluar me semafor, nuk te detyron te ndalosh kur semafori eshte me drite te verdhe te ndezur. Eshte gabim te thuhet qe sinjalizimi horizontal me shkrimin “stop” tregon qe duhet te ulim shpejtesine dhe te ndalojme vetem nese duhet ti japim perparesi kembesoreve apo mjeteve ne kryqezim.

Shigjetat e bardha te drejtimit mbi rruge, perdoren ne rruget me disa korsi per te lejuar parazgjedhjen dhe hyrjen e mjeteve ne kryqezim. Shigjetat shenohen ne cdo korsi, me ngjyre te bardhe, duke lejuar qe drejtuesit e mjeteve te vendosen ne ate korsi ku sipas shigjetave te mund te zgjedhin drejtimin e deshiruar. Ato lejojne te dallosh dhe te zgjedhesh korsine per drejtimin qe do te marresh ne rastet kur vijat ndarese te korsive jane te nderprera, nderkohe qe te detyrojne te ndjekesh drejtimin e treguar nese vijat ndarese te korsive jane te vazhduara.

Vija gjatesore e dyfishte e nderprere dhe e vazhduar. Vija e nderprere nga ana e mjetit do te thote qe ai e ka kaluar rrezikun (ne pjesen zbritese te nje kurrizi rruge (tatepjete), pas nje kthese, pas nje kryqezimi, pas nje kalimi ne nivel) dhe keshtu mund te kryeje ndryshimin e sensit te levizjes, manovren e levizjes mbrapa, kthimin nga e majta dhe parakalimin, edhe duke prekur vijen e vazhduar (eshte e lejuar te kalosh mbi te dyja vijat) gjithmone ne kushtet e sigurise se plote. Perdoret mbi rruget me dy sense levizjeje per qarkullimin. Eshte e gabuar te thuash se eshte i lejuar kalimi i vijave dhe nga mjetet qe vijne nga sensi tjeter.

 

Vija gjatesore e dyfishte e vazhduar dhe e nderprere

(fig. 567).

Vija e vazhduar e mesit ne drejtimin e levizjes se mjetit tregon qe akoma nuk ka kaluar gjendja e rrezikut (ndeshet ne kurrize rruge ne pjesen ngjitese, para kthesave, para kryqezimeve, para kalimit ne nivel) pra ajo vije nuk duhet te kapercehet per te kryer manovrat : e ndryshimit te sensit te levizjes, kthimin e drejtimit majtas, levizjen mbrapa, nderkohe qe parakalimi eshte i lejuar vetem ne ato raste kur kryhet pa e kapercyer vijen. Ndeshet ne rruget me dy sense levizjeje.

 

Ishulli i trafikut (fig.595)

Ishulli i trafikut eshte nje zone e kufizuar me vija te bardha te pjerreta ku eshte i ndaluar kalimi dhe qendrimi i mjeteve; per kete: mjeti A duhet te vazhdoje drejt ; mjeti B duhet te kthehet nga e djathta; mjeti C duhet te kthehet nga e djathta, asnje mjet nuk mund te kthehet nga e majta

 

Vijezime te drejtimit mbi nderprerje (fig.596).

Vijezimet e drejtimit duke qene te perbera nga vija te bardha te shkeputura, mund te jene te kapercyeshme nga mjetet; per kete: mjeti A mund te vazhdoje drejt ose nga e majta, mjeti B mund te kthehet nga e djathta ose nga e majta, mjeti C mund te vazhdoje drejt ose djathtas.

 

Korsite e kanalizimit (fig. 574)

Ne mungese te shigjetave drejtuese te treja korsite lejojne te vazhdosh drejt. Korsia e majte lejon dhe te kthehesh nga e majta ; korsia e djathte lejon dhe te kthehesh nga e djathta ; korsia qendrore lejon vetem te vazhdosh drejt. Eshte e lejuar te ndryshosh korsi kur vijat jane akoma te nderprera. Eshte e gabuar te thuash qe te tre korsite lejojne te kthesh drejtimin e levizjes

 

Sinjalizimi i fig 564.

Korsite e kanalizimit. Jane te vendosura mbi rruge me nje drejtim te vetem te qarkullimit (ne fakt vija terthore perfshin gjithe gjeresine e karrexhates) dhe shigjetat tregojne drejtimet e mundshme. Korsia A lejon te vazhdohet vetem nga e majta, korsia B lejon te vazhdohet nga e djathta ose nga e majta, korsia C lejon vetem te vazhdosh nga e djathta. Asnje nga tre korsite nuk lejon te vazhdohet drejt; jo te gjitha korsite lejojne, pavaresisht, te kthehesh nga e djathta ose nga e majta (eshte e lejuar vetem mbi korsine B). Eshte e lejuar te ndryshosh korsi kur vijat jane akoma te nderprera

 

Korsia e kanalizimit (fig. 565).

Jane te vendosura mbi rruge me dy sense per qarkullimin (ne fakt vija e terthorte ze gjysmen e karrexhates) dhe shigjetat tregojne drejtimet e mundshme. Te tre korsite se bashku ne kompleks lejojne te vazhdohet drejt dhe te kthehesh nga e djathta dhe nga e majta, duke mbetur e pandryshuar qe korsia A lejon vetem te vazhdohet nga e majta, korsia B lejon te vazhdohet drejt ose nga e majta, korsia C lejon te vazhdohet drejt ose nga e djathta. Eshte e lejuar te ndryshosh korsi kur vijat jane akoma te nderprera.

 

Vijat e bardha te pjerreta mbi rruge (Ishulli i trafikut). Kane te bejne me vizatimin e karrexhates me vija te bardha te pjerreta dhe tregojne zona te karrexhates te perjashtuara nga kalimi dhe qendrimi i mjeteve, keshtu, pjese te rruges mbi te cilat nuk mund te kalohet

(shih fig.595).

 

Figura 517

Vijezimi me vija paralele ne drejtim te qarkullimit. Gjendet ne korrespondence te kalimeve anesore (sherben per te kufizuar zone per kalimin e kembesoreve); tregon nje vendkalim kembesoresh te drejtuar (urban ose interurban), ne te cilin kembesoret qe kane zene karrexhaten kane perparesi (duhet ulur shpejtesia dhe i duhet dhene perparesi kembesoreve). Mund te jete plotesuar me sinjalistiken vertikale perkatese

(fig.218)

dhe per te permiresuar shikueshmerine mund te paraprihet nga e djathta nga nje vije e verdhe zig-zag, mbi te cilen eshte i ndaluar qendrimi. Eshte e gabuar te thuash se tregon nje zone kembesoresh.ose nje ishull per kembesoret, nje zone e perjashtuar nga kalimi i kembesoreve dhe i ciklisteve ose pika ne te cilen drejtuesit e mjeteve duhet te ndalojne per efekt te nje sinjalizimi te ndalimit (kjo eshte vija e terthorte e  Vijezimi me vija paralele ne drejtim te qarkullimit.

Figura nr. 518

Vijezimi me vija paralele ne drejtimin e qarkullimit. Gjendet ne korrespondence te kalimeve per kembesore (sherben per te kufizuar zonen per kalimin e kembesoreve), tregon nje kalim kembesoresh te pjerret (urban ose interurban), ne te cilin kembesoret qe kane zene karrexhaten kane perparesi (duhet ulur shpejtesia dhe ti jepet perparesi kembesoreve).

Eshte e gabuar te thuash se tregon nje kalim per bicikleta (fig.521)

 

Dy vija paralele te bardha te nderprera te terthorta tregojne (fig.520)

 

Nje kalim per bicikleta te drejtuar (urban ose interurban), ne te cilin ciklistet qe kane zene karrexhaten kane perparesi. Detyron drejtuesit e mjeteve ti japin perparesi ciklisteve qe kane filluar kalimin; kufizojne nje zone ne te cilen ciklistet kane perparesi ndaj mjeteve ne mungese te semaforit ose policit.

Mund te jene kompletuar me sinjalistike vertikale (fig.236),

Eshte egabuar te thuash se tregon nje kalim kembesoresh

(fig.518).

 

Vijat drejtuese ne kryqezime , fig. 543.

Jane vija te bardha te nderprera me hark qe sherbejne per te kryer me korrektese kthimin nga e majta duke shmangur mundesine qe te futemi korsine e sensit te kundert gjate ktheses majtas. Ne kthimin nga e majta duhet te leme ne te djathte qendren e krryqezimit dhe ne te majte vijat e nderprera drejtuese ( ata qe kthehen djathtas duhet te lene ne te majte vijat e nderprera drejtuese). Duke qene vija te nderprera , kushdo qe vazhdon drejt mund ti kaperceje.

 

Simboli i kalimit ne nivel mbi asfalt (P dhe L) fig.531.

Eshte vizatuar mbi korsite e afrimit te kalimeve ne nivel (me barriera, pa barriera dhe me gjysembarriera); sherben per te terhequr vemendjen e drejtuesve te mjeteve mbi afersine e nje kalimi ne nivel (dhe jo te nje kryqezimi); fton drejtuesit te tregojne shume kujdes qe te evitojne aksidentet. Ndalon zhvendosjen ne anen e majte te karrexhates, duke iu afruar kalimit ne nivel (persa i perket vijes, menjehere ne te majten tone eshte e vazhduar). Eshte e gabuar te thuash se paralajmeron per 150 metra nje kalim ne nivel (gjendet ne fakt shume afer kalimit ne nivel).

 

Shigjetat e kthimit (fig.542)

Mund te gjenden mbi rruge me dy sense per qarkullimin dhe na detyrojne te hyjme ne korsine e djathte sepse me pas vija e nderprere behet e vazhduar dhe nuk eshte me i lejuar parakalimi mbi korsine e majte. Eshte e gabuar te thuash se mund te jene me shigjeta te kombinuara, te kompletuara me pershkrime qe tregojne lokalitetet ku mund te shkohet, ose qe na lejojne te zgjedhim korsine e perzgjedhjes (ne fakt nuk jane shigjeta te drejtimit te vendosura para nje kryqezimi).

 

Vija te kufizimit (fig.546)

Tregon nje zone per ndalimin e autobuseve dhe filobuseve ne sherbimin publik (nuk i intereson vetem autobuseve dhe nuk kufizon hapesiren e rezervuar per pushimin e autobuseve dhe filobuseve). Sherben per autobuset, ne pjeset me vija zig- zag, per te qendruar dhe per tu rinisur. Lejon kalimin dhe qendrimin ne zonen e kufizuar (te autobuseve dhe filobuseve, por dhe te mjeteve te tjera si autovetura dhe kamion ); ndalon pushimin dhe ne pjeset me vije te verdhe zig-zag. Sinjalistika mund te mungoje, ne kete rast qendrimi eshte i ndaluar 15 metra para dhe 15 metra pas te tabeles per ndalimin e autobusit

 

(fig.219,256).

Eshte e gabuar te thuash se mund te jete e realizuar dhe me vije te vazhduar ose qe ndalon qendrimin me 15 metra para dhe 15 metra pas kufirit te tij.

Vija te kufizimit(fig.546)

 

Pershkrime dhe simbole mbi asfaltin e rruges. Jane ato qe perdoren per te drejtuar ose rregulluar trafikun ose qe jane pikerisht per te kompletuar te dhenat e shigjetave drejtuese : STOP per te plotesuar sinjalin vertikal te ndalimit dhe dhenies perparesi

(fig.41) ;

 

 

P dhe L me kryqin e Shen Andreas te vizatuar, per te sinjalizuar gjithe tipet e kalimeve ne nivel

(fig.531);

 

BUS, me ngjyre te verdhe, ne zonat e rezervuara per ndalimin e autobuseve ne sherbimin publik

(fig.546) ;

 

TAXI, me ngjyre te verdhe, per te treguar zonat e rezervuara per parkimin e taksive

(fig.272).

 

Shenjat e verdhe me te zeze (fig.670).

Jane te vendosura pergjate bordures vertikale te trotuarit dhe tregojne pjese te rruges gjate te cilave qendrimi dhe parkimi jane te ndaluara (lejohet vetem ndalimi); tregojne shtrirjen (dmth gjatesine) e ndalimit te qendrimit; tregojne qe nuk mund ta lesh mjetin gjate pjeses se rruges qe eshte shenuar keshtu. Eshte e gabuar te thuash se tregojne nje pengese ne ane te karrexhates (pengesat, si trotuare, mure, shtylla, etj.evidentohen me vija te pjerreta te alternuara bardhe e zi).

Shenjat me vija te pjerreta bardhe e zi te alternuara mund te tregojne Pengesa te vendosura prane ose brenda karrexhates; nje pike kritike te rruges si bordura e nje trotuari, mure ose shtylla.