SINJALET E RREZIKUT
RRUGE E DEFORMUAR
Sinjali nr.1 vendoset, si rregull, 150 metra para nje pjese rruge ne gjendje te keqe, me siperfaqe te deformuar ose bazament te parregullt (asfalt i demtuar, gropa, te ngritura), ku duhet te ngadalesojme ne menyre qe shmangim zhvendosjet e mjetit apo goditjet dhe demtimet mbi amortizatoret. Duhet te ulim shpejtesine nese po terheqim nje karrel apo rulot ne menyre qe te shmangim zhvendosje te papritura ne krahun tjeter te rruges; duhet te mbajme timonin me te dyja duart dhe ne menyre te rregullt. Ne kushtet kur fushepamja eshte e lire, parakalimi eshte i lejuar.
Sinjali mund te shoqerohet edhe me panelin plotesues si ai i
fig.122
qe tregon gjatesine e pjeses se demtuar apo me sinjalin e
fig. 58
per kufizimin e shpejtesise. Po te jete me fushe te verdhe ky sinjal tregon qe eshte vendosur ne prani te nje kantjeri rrugor. Sinjali nuk tregon ndryshime te forta te pjerresise se rruges.
KURRIZ NE RRUGE
Sinjali nr. 2 Tregon nje kurriz rruge, pra nje ngjitje (e perpjete) dhe nje zbritje (tatepjete) ne te cilin si pasoje e ndryshimit te pjerresise se rruges kemi kufizim te pamjes. Ne kushtet e mungeses se shikueshmerise dhe fushepamjes se kufizuar , jane te ndaluara manovrat e : parakalimit ne pjesen e perpjete, ndalimit dhe qendrimit, kthimit te sensit te levizjes, dhe manovra e levizjes prapa. Nese rruga eshte me nje drejtim levizje ose dy korsi per cdo drejtim levizje, parakalimi eshte i lejuar ne pjesen e perpjete. Si norme sjellje ne prani te sinjalit nr. 2 kerkohet te zvogelohet shpejtesia dhe te pozicionohemi gjate levizjes sa me afer ne krahun e djathte te karrexhates kur jemi ne rruge me nje korsi per sens levizje. Vendoset si rregull 150 metra perpara rrezikut qe paralajmeron. Ky sinjal nuk tregon rruge te deformuar ose me shtrese rrugore te demtuar.
GROPE NE RRUGE (RRUGE ME FORME TE LUGET
Sinjali nr.3 Tregon nje rruge ne zbritje (tatepjete) qe pasohet nga nje ngjitje (e perpjete) , ne te cilen per shkak te formes se luget qe krijohet ne rruge rritet mundesia qe te kete grumbullime te ujit gjate shirave dhe te krijohen pellgje qe shtojne dukshem mundesine e rreshqitjes (fenomeni aquaplaning) dhe humbjes se pozicionit te mjeteve qe levizin ne keto kushte. Shikueshmeria ne kete segment rrugor eshte normale dhe parakalimi eshte i lejuar por ne kushte kujdesi maksimal. Sinjali nuk tregon rruge te deformuar, ne gjendje te keqe apo me shtrese rrugore te demtuar. Si norma sjellje ne prani te ketij sinjali jane : rregullimi i shpejtesise ne menyre qe te ruajme amortizatoret dhe automjetin nga goditjet dhe demtimet, te mbajme timonin me dy duart ne menyre te sigurt per te mos humbur kontrollin e drejtimit te automjetit, te kemi parasysh se nese levizim me mjete qe terheqin rimorkio zhvendosjet mund te jene me te mundeshme dhe kujdesi duhet te jete me madh.
KTHESE E RREZIKSHME DJATHTAS
Sinjali nr.4, Vendoset ne nje rruge qe nuk eshte e drejte dhe per pasoje mungon shikueshmeria. Ne keto kushte jane te ndaluara manovrat : parakalimi, kthimi i sensit te levizjes, qendrimi apo pushimi i mjetit. Ne rastet kur, rruga eshte me nje sens levizje ose eshte me dy korsi per cdo sens levizje, parakalimi eshte i lejuar. Si norme sjellje eshte e nevojshme te zvogelohet shpejtesia (ne varesi ne fushpamja e rruges ne kthese, nga rrezja e ktheses, nga gjendja teknike e amortizatoreve dhe e gomave , etj), te levizim sa me afer krahut te djathte te karrexhates kur rruga eshte me nga nje korsi per sens levizje.
Sinjali nr.4 mund te jete i bashkerenduar edhe me nje panel plotesues si ai i
fig. 143/A.
Nuk duhet te ngaterrohet koncepti „kthese“ me konceptin, devijim i rruges“ (devijimi parashikon pranine e nje kryqezimi per te ndryshuar sensin ose nje pengese per t’u shmangur)
KTHESE E RREZIKSHME MAJTAS
Sinjali nr.5, Vendoset si rregull 150 metra perpara, ne nje rruge qe nuk eshte e drejte dhe, per pasoje mungon shikueshmeria. Ne keto kushte, jane te ndaluara manovrat : parakalimi, kthimi i sensit te levizjes , qendrimi apo pushimi i mjetit. Ne rastet kur rruga eshte me nje sens levizje ose eshte me dy korsi per cdo sense levizje, parakalimi eshte i lejuar. Si norme sjellje eshte e nevojshme te zvogelohet shpejtesia ( ne varesi nga fushpamja e rruges ne kthese, nga rrezja e ktheses, nga gjendja teknike e amortizatoreve dhe e gomave, etj), te levizim sa me afer kufirit te djathte te karrexhates kur rruga eshte me nga nje korsi per çdo sens levizje.
Sinjali nr. 5 mund te jete i bashkerenduar edhe me nje panel plotesues si ai i
fig. 143/A.
Nuk duhet te ngaterrohet koncepti „kthese“ me konceptin „devijim i rruges“ (devijimi parashikon pranine e nje kryqezimi per te ndryshuar drejtimin ose nje pengese per t’u shmangur)
KTHESE E DYFISHTE
Sinjali nr. 6, Paralajmeron nje pjese rruge jo te drejte ku mungon shikueshmeria, e cila eshte e formuar nga nje seri kthesash te rrezikshme ku kthesa e pare eshte nga e djathta. Ne keto kushte eshte e ndaluar kryerja e manovrave: te parakalimit, te kthimit te sensit te levizjes, te levizjes prapa, te qendrimit dhe te pushimit. Ne rastet kur rruga eshte me nje sens levizje ose eshte me dy korsi per cdo sense levizje, parakalimi eshte i lejuar. Si norme sjellje eshte e nevojshme te zvogelohet shpejtesia ( ne varesi te fushpamjes se rruges ne kthese, nga rrezja e ktheses, nga gjendja teknike e amortizatoreve dhe e gomave , etj), te levizim sa me afer kufirit te djathte te karrexhates kur rruga eshte me nga nje korsi per sens levizje.
Sinjali nr.6 mund te jete i bashkerenduar edhe me nje panel plotesues si ai i
fig. 143
dhe fig.122.
Nuk duhet te ngaterrohet koncepti „kthese“ me konceptin „devijim i rruges“ (devijimi parashikon pranine e nje kryqezimi per te ndryshuar drejtimin ose nje pengese per t’u shmangur)
KTHESE E DYFISHTE
Sinjali nr.7, Paralajmeron nje pjese rruge jo te drejte ku mungon shikueshmeria, e cila eshte e formuar nga nje seri kthesash te rrezikshme ku e para eshte nga e majta. Ne keto kushte eshte e ndaluar kryerja e manovrave: te parakalimit, te kthimit te sensit te levizjes, te levizjes prapa, te qendrimit dhe te pushimit. Ne rastet kur rruga eshte me nje sens levizje ose eshte me dy korsi per cdo sense levizje, parakalimi eshte i lejuar. Si norme sjellje eshte e nevojshme te zvogelohet shpejtesia (ne varesi ne fushpamja e rruges ne kthese, nga rrezja e ktheses, nga gjendja teknike e amortizatoreve dhe e gomave, etj), te levizim sa me afer kufirit te djathte te karrexhates kur rruga eshte me nga nje korsi per sens levizje.
Sinjali nr.7 mund te jete i bashkerenduar edhe me nje panel plotesues si ai i
fig. 143
dhe fig.122.
Nuk duhet te ngaterrohet koncepti „kthese“ me konceptin „devijim i rruges“ (devijimi parashikon pranine e nje kryqezimi per te ndryshuar drejtimin ose nje pengese per t’u shmangur)
KALIM NE NIVEL ME BARRIERA
Sinjali nr.8 Paralajmeron nje nderprerje te rruges me nje linje hekurudhore te pajisur me barriera ose gjysmebarriera. Vendoset si rregull 150 metra para kalimit ne nivel dhe si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine ose te ndalojme nese eshte e ndezur drita e kuqe dhe degjohet sinjali akustik (me tingull ose me zile) qe njofton uljen e barrierave. Ne rastin e gjysme barrierave sinjali me drite te kuqe perbehet nga dy drita qe ndizen ne menyre te alternuar. Jane te ndaluara, ne afersi te kalimeve ne nivel manovrat : kthimi i sensit te levizjes, qendrimi dhe pushimi, levizja mbrapa. Eshte e gabuar te thuhet qe, sinjali tregon nje linje hekurudhore te mbrojtur ose qe paraprihet nga sinjali nr.10
Kryqi i Shen Andreas (qe gjendet vetem ne kalimet ne nivel pa barriera).
KALIMI NE NIVEL PA BARRIERA
Sinjali nr. 9 Tregon nje kalim ne nivel pa barriera, ai paralajmeron nje nderprerje te rruges me linjen hekurudhore te pambrojtur me barriera ose gjysmebarriera. Si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine e levizjes ne varesi nga fushepamja dhe te ndalojme nese dy dritat e kuqe ndizen e fiken njera pas tjetres dhe sinjali akustik eshte ne funksionim. Ne prani te ketij sinjali jane te ndaluara manovrat : e parakalimit , te qendrimit dhe te pushimit, te kthimit te sensit te levizjes, te levizjes prapa.
Sinjali vendoset mbi te parin e paneleve distancametrike te fig.13,
qe eshte ai me tre shirita te kuq te pjerret, dhe duhet te shoqerohet me sinjalin ‘Kryqi i Sh. Andreas’nr.10 ose 11 (sipas rastit). Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali nr. 9 paraqet nje linje hekurudhore apo qe mund te shoqerohet me sinjalin shtese ‘treni’ .
KRYQI I SHEN ANDREAS
Sinjali nr.10, Njihet me emrin Kryqi i Shen Andreas, vendoset ne afersi te linjes hekurudhore ( dmth, pas sinjalit te rrezikut) dhe vetem ne kalimet ne nivel pa barriera dhe tregon qe rruga nderpritet vetem me nje linje hekurudhe. Sinjali eshte i bashkerenduar me nje sinjal drite me dy drita te kuqe qe ndizen ne menyre te alternuar kur kemi momentin e kalimit te trenit ne kete zone.Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje kryqezim rrugesh ku eshte ne fuqi rregulli i perparesise nga e djathta, ose qe sinjali tregon nje linje hekurudhore, apo qe kalimi ne nivel ku vendoset ky sinjal eshte i ruajtur me bariera.
KRYQI I DYFISHTE I SHEN ANDREAS
Sinjali nr.11, ‘Kryqi i dyfishte i Shen Andreas’ vendoset menjehere para kalimit ne nivel pa barriera dhe tregon qe rruga nderpritet me dy a me shume linja hekurudhe. Ky sinjal paraprihet nga sinjali nr.9
dhe panelet distancametrike nr.13 .
Si norme sjellje duhet te levizim me kujdes sepse treni mund te vije ne cilendo nga linjat mbi te cilat do te kalojme.
Të tregohet kujdes dhe të ulet shpejtësia në varësi të fushëpamjes,për tu siguruar që nuk jane trena në mbërritje si nga e djathta dhe nga e majta,dhe të mund të ndalojmë mjetin para kalimit hekurudhor në qoftë se është në funksionim sinjali akustik dhe optik.Në afërsi dhe mbi kalimin në nivel është i ndaluar qëndrimi,pushimi,si dhe parakalimi në qofte se kalimi nuk është i rregulluar me semafor. Sinjalet nr: 10,11,12 janë Kryqe të S.Andreas dhe: vendoset pas sinjalit që paralajmëron kalimin në nivel ju detyron të ndaloni para sinjalit horizontal(vijës tërthore) kur është duke u afruar treni.
PANELE DISTANCAMETRIKE
Sinjali nr 13 , Paraqet panele distancametrike , te cilet gjenden ne cdo kalim ne nivel ( si te mbrojtur me barriera ashtu dhe pa barriera) dhe tregojne qe po i afrohemi nje nderprerje te rruges me nje linje hekurudhore. Paneli i pare me tre shirita te kuq te pjerret vendoset ne distancen 150 metra para linjes hekurudhore (ose ure te levizshme); me dy shirita te kuq te pjerret vendoset ne distancen 100 m para linjes hekurudhore dhe paneli me nje shirit te kuq te pjerret vendoset ne distancen 50 m para linjes hekurudhore.
VENDKALIM TRAMVAJI
Paralajmëron,brenda dhe jashtë qendrave të banuara,një linjë tramvaji të pa rregulluar me semafor dhe që ndërpret apo zvogëlon karrexhatën.Imponon që të mos pengohet lëvizja e tram-it dhe të vazhdohetme kujdes duke marrë parasysh si zvogëlimin e hapësirës për shkak të lëvizjes së tram-it,ashtu dhe prezencën e mundshme të këmbësorëve në stacione.Eshtë e lejuar të lëvizet mbi binarët por pa penguar lëvizjen e tram-it. Mund të parakalohet një tramvaj nga e djathta:kur është në lëvizje dhe gjendet hapësira e nevojshme kur është i ndaluar dhe ka ishuj shpëtuesMund të parakalohet një tramvaj nga e majta:kur është i ndaluar por gjithmonë brenda hapësirës së gjysëmkarrexhatës.Në figurat e mëposhtme paraqitet lëvizja e tramvajit sipas rasteve të thëna më sipër.
VENDKALIM KEMBESORESH
Sinjali nr.15 Si rregull vendoset 150 metra para sinjalizimit horizontal te nje vendkalimi kembesoresh (me vija te bardha fig.517 dhe 518)
mbi karrexhatat e rrugeve interurbane dhe disa rrugeve urbane. Jane te ndaluara manovrat: e parakalimit, e qendrimit dhe pushimit mbi vijat e bardha. Si norma sjellje duhet: te ulim shpejtesine ne menyre qe te ndalojme nese eshte e nevojshme; duhet te bejme kujdes me shpejtesine per te shmangur perplasjen me mjetet qe kane ndaluar per t’u dhene perparesi kembesoreve qe levizin mbi vijat e bardha dhe te mos parakalojme mjetet qe kane ndaluar per t’u dhene perparesi kembesoreve ne ate vend. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali
nr.15
tregon nje rruge per kembesore (fig.108)
apo nje vend ku kalojne shpesh femijet (fig.25)
VENDKALIM PER BICIKLETAT
Sinjali nr 16, Paralajmeron nje vendkalim per bicikletat ne rruget interurbane dhe urbane dhe si rregull vendoset 150 metra para shiriteve te bardhe te vijezuar ne rruge ku mund te kalojne biciklistet si ne
fig.520 e 521
.
Ne prani te sinjalit nr 16 jane te ndaluara manovrat : e parakalimit, qendrimit dhe pushimit mbi vijezimet e vendkalimit te biciklisteve. Si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine ose te ndalojme po qe nevoja , te mos parakalojme automjetet qe kane ndaluar per t’u dhene perparesi biciklisteve ne ate vend. Eshte e gabuar te themi qe sinjali tregon nje hapesire, nje zone, apo nje piste per bicikletat (fig.110)
TATEPJETE (ZBRITJE) E RREZIKSHME
Sinjali nr.17 Paralajmeron nje zbritje te rrezikshme me pjerresi te madhe dhe tregon edhe vleren e pjerresise. Si norme sjellje eshte e nevojshme qe te ulet shpejtesia vecanerisht nese rruga eshte e lagur, te zbresim marshin e levizjes dhe te mos perdorim shume frenat sepse mund te mbinxehen dhe prishin aftesine frenuese. Nuk duhet te mbajme te shkelur friksionin gjithe kohes sepse automjeti e rrit shpejtesine. Duhet te mbajme parasysh se ne zbritje hapesira e frenimit te automjetit rritet, prandaj duhet te ruajme edhe nje distance me te madhe me mjetet qe kemi perpara.
E PERPJETE (NGJITJE) E RREZIKSHME
Sinjali nr.18 Paralajmeron nje ngjitje (te perpjete) te veshtire me pjerresi te madhe dhe tregon dhe vleren e pjerresise. Si norme sjellje eshte e nevojshme qe, te zbresesh marshin e levizjes per te pasur fuqi me te madhe te motorrit dhe per te perballuar me mire rrugen ne ngjitje. Nuk duhet te mbajme te shkelur friksionin gjithe kohes sepse automjeti ka tendece te eci mbrapsh. Duhet te mbajme parasysh se ne ngjitje hapesira e frenimit te automjetit nuk rritet.
NGUSHTIM SIMETRIK I RRUGES ( NE TE DYJA ANET E SAJ)
Sinjali nr. 19 Paraqet nje ngushtim simetrik (nga te dyja anet) te karrexhates apo te rruges ne te dyja krahet (per shembull, per shkak te nje ure) dhe paraqet veshtiresine qe krijohet gjate shkembimit te mjeteve qe vijne nga sense te kunderta me njeri tjetrin. Po te jete me fushe te verdhe vendoset ne prani te nje kantjeri rrugor. Ne prani te sinjalit nr.19 jane te ndaluara manovrat : e parakalimit, te qendrimit, te kthimit te drejtimit te levizjes, te sensit te levizjes, te levizjes prapa. Si norme sjellje duhet: te ngadalesojme shpejtesine dhe, nese nje mjet eshte futur ne ngushtimin e rruges para nesh, te ndalojme e te japim perparesi megjithese mund te kemi para sinjalin nr.53
‘e drejte perparesie ne rruget me sens te alternuar’.
NGUSHTIM ASIMETRIK I RRUGES (NGA E MAJTA)
Sinjali nr.20 Paraqet nje ngushtim ne anen e majte te karrexhates apo te rruges (per shembull , per shkak te nje demtimi te rruges apo te punimeve ne rruge) dhe paraqet veshtiresine qe krijohet gjate shkembimit te mjeteve qe vijne nga sense te kunderta me njeri tjetrin. Po te jete me fushe te verdhe vendoset ne prani te nje kantjeri rrugor. Ne prani te sinjalit nr.20 jane te ndaluara manovrat: e parakalimit, te qendrimit, te pushimit, te kthimit te sensit te levizjes, te levizjes prapa. Si norme sjellje duhet: te ngadalesojme shpejtesine dhe
nese nje mjet eshte futur ne ngushtim te rruges para nesh te ndalojme e te japim perparesi . Mund te shoqerohet edhe me nje panel plotesues qe tregon gjatesine e rruges se ngushtuar. Eshte gabim te thuhet se sinjali nr.20 paraqet nje nderprerje (kryqezim) te dy rrugeve .
NGUSHTIM ASIMETRIK I RRUGES (NGA E DJATHTA)
Sinjali nr.21 Paraqet nje ngushtim ne anen e djathte te karrexhates apo te rruges (per shembull, per shkak te nje demtimi te rruges apo te punimeve ne rruge) dhe paraqet veshtiresine qe krijohet gjate shkembimit te mjeteve qe vijne nga sense te kunderta levizje me njeri tjetrin. Po te jete me fushe te verdhe vendoset ne prani te nje kantjeri rrugor. Ne prani te sinjalit nr.21 jane te ndaluara manovrat : e parakalimit, te qendrimit, pushimit dhe te kthimit te sensit te levizjes, te levizjes prapa. Si norme sjellje duhet: te ngadalesojme shpejtesine dhe nese nje mjet eshte futur ne ngushtim te rruges para nesh te ndalojme e te japim perparesi. Mund te shoqerohet edhe me nje panel plotesues qe tregon gjatesine e rruges se ngushtuar. Eshte gabim te thuhet se sinjali nr.21 paraqet nje nderprerje (kryqezim) te dy rrugeve .
URE E LEVIZSHME
Sinjali nr. 22 ,Paralajmeron nje ure te levizshme, mund te shoqerohet me panele plotesuese qe tregojne orarin e manovrave. Mund te vendoset mbi panelin distancametrik me tre shirita te kuq te pjerret
nr.13,
ne largesine 150 m larg ures se levizshme. Pas ketij sinjali mund te ndeshim edhe sinjalin me drita te kuqe pulsuese, dhe ne rastin kur dritat e kuqe ndizen-fiken duhet te ulim shpejtesine e te ndalojme. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje zone portuale apo port ku futen tragete.
BANKINE E DEMTUAR
Sinjali nr. 23 Paralajmeron nje rruge me bankina anesore te demtuara, per te cilen duhet te mos zhvendosemi shume ne te djathte te rruges. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje rruge te rreshqitshme fig.24
apo pranine e zhavorrit , reres , guraleceve
fig 31 ne karrexhate.
RRUGE E RRESHQITESHME
Sinjali nr.24, paralajmeron nje pjese rruge qe mund te jete e rreshqitshme prej shiut, ujit, baltes, debores, akullit, etj. Per kete arsye, ne prani te ketij sinjali duhet te ulim shpejtesine dhe te shmangim manovrat e forta te frenimit, te levizjes se timonit, te pedalit te gazit, sepse rrezikojme te humbim kontrollin e mjetit. Duhet te kemi parasysh se hapesira e frenimit ne keto raste rritet dhe ferkimi i gomave me siperfaqen e rruges zvogelohet. Prandaj duhet te ruajme distance me te madhe sigurie me mjetet perpara nesh, se sa ne rastet e zakonshme. Parakalimi eshte i lejuar ne kete pjese rruge por me maksimumin e kujdesit. Normalisht shoqerohet me panele plotesuese, qe tregojne gjatesine e rruges qe eshte e rrezikshme si dhe shkakun pse rruga behet e rreshqitshme.
FEMIJE NE RRUGE
Sinjali nr.25 , paralajmeron vende qe frekuentohen shpesh nga femijet si shkolla, kopshte, parqe lojrash, etj. Si norme sjellje, duhet te ulim shpejtesine dhe po qe nevoja, te ndalojme per t’u dhene perparesi femijeve qe te kapercejne rrugen. Duhet te bejme kujdes nga levizjet e papritura te femijeve, edhe te atyre qe jane ne trotuar dhe te mos parakalojme mjetet qe kane ndalur per t’u dhene perparesi femijeve ne ate vend.
KAFSHË TË BUTA OSE TË EGRA
Kafshë të buta ose të egra: Paralajmeron një pjesë rruge kumund të kalojnë kafshë të buta ose të egra.Të tregohemi të kujdesshëm, të rregullohet shpejtësia dhe të ndalohet kur kafshët mbi rrugë japin shenja frike.
QARKULLIM NË DY SENSE
Paralajmëron sens të dyfishtë të qarkullimit mbi një karrexhatë zakonisht me një sens.Rrezik përbëjne mjetet që vijnë nga sensi i kundërt për sa kohë që karrexhatanuk është me një sens.Në rast të punimeve është me ngjyrë të verdhë.
RRETHQARKULLIMI
Sinjali nr. 29 Paralajmeron nje kryqezim (urban ose interurban) te rrezikshem ne rruge te rregulluar me rrethqarkullim per te cilin, kushdo qe kerkon te kthehet, duhet te levize perreth qendres se kryqezimit (pershembull, nje shatervan, nje monument) duke lene krahun e majte. Ne qendrat e banuara rrethqarkullimet perdoren vetem nese e kerkojne motive te sigurise ne qarkullim. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali paralajmeron nje kthim nga e majta te detyruar ose qe ndalohet kthimi djathtas ne kryqezimin qe po afrohet.
DALJE NE MOL OSE NË ARGJINATURË
Paralajmëron që rruga del në një mol,në një bankinë portuale,ne pritën e një lumi apo të një kanali me rrezikun për të rënë në ujë.Mund të shoqërohet nga një udhëzues me dy drita të kuqe pulsuese. Të rregullohet shpejtësia dhe të tregohemi të kujdesshëm për të mos rënë në ujë, veçanërisht natën dhe kur bëjmë manovrën e kthimit prapa.
MATERIALE TE PAQENDRUESHME NE RRUGE
Sinjali nr. 31 Paralajmeron qe mbi karrexhate mund kete guralec, zhavorr, rere apo materiale te tjera te paqendrueshme te cilet ulin ne menyre te ndjeshme koeficentin e frenimit te gomave me shtresen rrugore. Si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine dhe te rrisim distancen e sigurise me mjetet qe kemi perpara. Po te jete me fushe te verdhe vendoset ne prani te punimeve ne rruge.
RENIE GURESH
Sinjali nr. 32 Paralajmeron rrezikun e renies se gureve nga e majta si dhe mundesine e gjendjes se tyre mbi karrexhate. Ju detyron te ulni shpejtesine per te shmangur rreziqet qe lindin nga prania e gureve ne rruge.
RENIE GURESH
Sinjali nr. 33 Paralajmeron rrezikun e renies se gureve nga e djathta si dhe mundesine e gjendjes se tyre mbi karrexhate. Ju detyron te ulni shpejtesine per te shmangur rreziqet qe lindin nga prania e gureve ne rruge
SEMAFORE VERTIKALE
Sinjali nr. 34 Paralajmeron nje sistem semaforik me drita te vendosura vertikalisht. Eshte e nevojshme te ulim shpejtesine per te mundur qe te ndalojme nese semafori e detyron nje gje te tille. Nese eshte me fushe te verdhe sinjali eshte i vendosur para nje kantjeri rrugor. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paralajmeron pranine e sinjalit ‘stop’ (fig 41)
SEMAFORE HORIZONTALE
Sinjali nr. 35 Paralajmeron nje sistem feneresh semaforike me drita te vendosura horizontalisht. Eshte e nevojshme te ulim shpejtesine per te mundur qe te ndalojme nese semafori detyron nje gje te tille. Nese eshte me fushe te verdhe sinjali eshte i vendosur para nje kantjeri rrugor. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paralajmeron pranine e sinjalit ‘stop’ (fig 41)
AEROMJETE
Paralajmëron mundësinë e zhurmave apo dritave të forta të papritura për shkak të lëvizjes së aeroplanëve në kuotë të ulët.Gjendet në afërsi të pistave të zbritjes dhe ngritjes sëaeroplanëve ose në lokalitete ku kryhet fluturim në kuotë të ulët.Duhet të jemi të kujdesshëm për shkak të shqetësimeve nga aeroplanët në kuotë të ulët.
ERE E FORTE ANESORE
Sinjali nr.37 Paralajmeron rrezikun qe lind nga nje ere e forte anesore e mundshme ne daljet nga tunelet, nga pjeset e rruges me mure anesore (si ne mal, lugine, ura, etj). Si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine, te mbajme mire dhe me te dyja duart timonin( mund te kemi zhvendosje te mjetit nga era). Rreziku me i madh eshte per mjete me permasa te karrocerise te medha ne krahasim me peshen si, kamione me tende sidomos kur jane pa ngarkese, furgone me bagazhe te medha mbi çati ose qe terheqin rulote apo rimorkio.
RREZIK ZJARRI
Sinjali nr. 38 paralajmeron nje zone me rrezik te larte per renie zjarri (pyje, peme etj) dhe tregon qe nuk duhet te hedhim materiale qe mund te shkaktojne zjarr si shkrepse, cigare te ndezura etj, dhe nuk duhet te ndalojme per shkak se marmita (gypi i shkarkimit te gazeve) shume e nxehte mund te provokoje temperatura te larta qe nxisin zjarrin. Duhet te shoqerohet me panelin plotesues nr.122.
Eshte e gabuar te thuhet qe ky sinjal ndalon qarkullimin e mjeteve qe transportojne lende shperthyese apo materiale te ndezshme.
RREZIQE TE TJERA.
Sinjali nr.39 paralajmeron nje rrezik te ndryshem nga ato te treguar ne sinjalet e rrezikut te deri tanishem ( pra nuk mund te vendoset per te treguar nje rruge ne gjendje te keqe, me shtrese rrugore te prishur sinj.1 apo nje ngjitje te rrezikshme sinj.18 etj) . Poshte sinjalit eshte i nevojshem nje panel plotesues si psh paneli i
fig.136 apo fig.135
Si norme sjellje ne te gjitha rastet duhet te ulet shpejtesia sepse po afrohemi ne nje zone me rrezik ne qarkullim.
Sinjali nr.275
paralajmeron nje kantjer rrugor apo punime ne rruge. Si norme sjellje duhet te ngadalsojme shpejtesine ose te ndalojme po qe nevoja ne menyre qe te mos rrezikojme punetoret qe punojne apo te perplasemi me materialet e punes ose makinerite e punes qe jane ne rruge. Sinjali mund te shoqerohet edhe me panelin shtese
nr.122.
Eshte gabim te thuhet qe ne prani te sinjalit nr.275 duhet tu japim perparesi automjeteve qe dalin nga kantjeri rrugor