SINJALET URDHERUESE PERPARESISE
JEP PERPARESI
Sinjali nr. 40 paralajmeron qe te jepet perparesi ndaj mjeteve qe qarkullojne ne rrugen qe kryqezohet me tonen (dhe ku duam te futemi) duke dhene perparesi si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. Vendoset ne rruge dytesore (urbane apo interurbane) qe nuk kane te drejte perparesie (si dhe ne rastin e rrugeve dhe mbikalimeve rrugore qe te cojne ne autostrada). Vendoset ne distance afersisht 25 metra para kryqezimit; ne rruget interurbane shoqerohet nga sinjali nr.42
‘paralajmerim per te dhene perparesi’ (dhe jo nga paralajmerim per te ndaluar e dhene perparesi’).
nr.43 ‘
Sinjali eshte i vlefshem ne kryqezimet e rregulluara me semafor ne kohen kur semafori eshte me drite te verdhe pulsuese, eshte i fikur ose ka difekt. Si norme sjellje duhet e shtojme kujdesin me qellim qe te shmangim cdo rrezik incidenti, te ulim shpejtesine dhe, nese eshte e nevojshme, te ndalojme. Nuk vendoset pergjate autostradave por ne korsite hyrese te saj (korsite e shpejtimit)
NDALO DHE JEP PERPARESI
Sinjali nr. 41 kerkon detyrimisht te ndalosh para vijave terthore te ndalimit ne kryqezim (edhe po te mos kete asnje levizje mjetesh apo kembesoresh ne rruge), dhe te japesh perparesi si nga e majta ashtu dhe nga e djathta (por jo ne ngushtimet e rrugeve njekalimshe te alternuara, per mjetet qe vijne perballe). Vendoset 25 metra para kryqezimit, vecanerisht ne rastet kur kemi kryqezim te rrezikshem apo me fushpamje jo te mire apo ne rruge dytesore qe nuk gezojne te drejte perparesie ( pra vendoset ne nje rruge dytesore qe kryqezohet me nje rruge qe ka te drejte perparesie). Mund te paraprihet nga-
sinjali nr.43.
Detyron te ndalosh edhe kur semafori eshte me drite te verdhe pulsuese dhe te vazhdosh pa ndaluar paraprakisht nese semafori eshte me drite te jeshile.
PARALAJMERIM PER DHENIE PERPARESIE
Sinjali nr. 42 Paralajmerim per te dhene perparesi. Ky sinjal tregon qe do te perballemi me sinjalin nr.40 ‘Jep perparesi’ si dhe largesine nga kryqezimi ne te cilin duhet te japim perparesi nga e majta dhe nga djathta paraprakisht. Tregon qe rruga ne te cilen po levizim nuk ka te drejte perparesie dhe qe mund te ndeshemi ne fund te rruges me nje kryqezim (ne forme T-je ose kryqezim rrugesh) . Si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine dhe po qe nevoja te ndalojme e te japim perparesi.
Eshte gabim te thuhet qe sinjali nr.42 eshte sinjali ‘paralajmerim per te ndaluar e dhene perparesi’apo qe ne kryqezim duhet te ndalojme detyrimisht
.(fig. 43)
E DREJTE PERPARESIE
Sinjali nr.52 E drejte perparesie. Tregon fillimin e nje rruge urbane apo interurbane qe gezon te drejten e perparesise dhe lejon pranine e rrugeve (djathtas e majtas) me sinjalin ‘Jep perparesi’ fig.40 apo ‘Stop’ fig.41 qe kryqezohen me te. Mund te shfaqet edhe ne format te zvogluar dhe i bashkerenduar me panele plotesuese fig.146.
Pershkruan qe te jemi te kujdeseshem gjate levizjes prane kryqezimeve dhe te sigurohemi qe mjetet (majtas e djathtas) qe duan te futen ne rruge na kane dhene perparesi. Sinjali lejon qe te vazhdosh drejte, te kthehesh , te parakalosh , por nuk vendoset ne autostrada.
FUNDI I TE DREJTES SE PERPARESISE
Sinjali nr. 46 Fundi i te drejtes se perparesise. Tregon (si ne rruget urbane ashtu dhe interurbane) qe rruga nuk gezon me te drejten e perparesise (ne kete rast kemi te tjera rregulla per perparesine ne kryqezime) pra pas ketij sinjali duhet tu japim perparesi mjeteve qe vijne nga e djathta ne kryqezime (vlen rregulli i pergjithshem i perparesise) ndersa nese perballemi me sinjalin ’Jep perparesi’ apo ‚Stop’ ne kryqezim duhet te japim perparesi nga e majta dhe nga djathta per mjetet. Si norma sjellje duhet te tregojme kujdesin maksimal gjate levizjes sepse nuk kemi me te drejte perparesie ne vazhdimin e rruges. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon fundin e detyrimit te meparshem (sepse nuk eshte nje sinjal detyrimi por nje sinjal perparesie).
KRYQEZIM ME PERPARESI NGA E DJATHTA
Sinjali nr. 44 Kryqezim me perparesi nga e djathta. Paralajmeron nje kryqezim ne te cilin eshte ne fuqi rregulli i pergjthshem i perparesise, ai i dhenies se perparesise nga e djathta. Sinjali nuk vendoset ne rruget qe kane te drejte perparesie dhe si rregull gjendet 150 m para kryqezimit kryesisht ne rruget jashteqytetese. Per motive te sigurise rrugore, ne rruget urbane (qytetese) perdoret vetem ne kushte te caktuara te trafikut. Si norma sjellje duhet te ulim shpejtesine dhe ne kryqezim te japim perparesi per mjetet qe vijne nga e djathta dhe te sigurohemi qe mjetet ne te majte te na kene dhene neve perparesi. Eshte gabim te thuhet qe ky sinjal mund te pasohet nga sinjali ‘Jep perparesi’ ose ‘Stop’ne prani te ketyre sinjaleve duhet te jepet perparesi nga e majta dhe nga e djathta)
(fig 40 e 41,
KRYQEZIM ME TE DREJTE PERPARESIE
Sinjali nr. 47 Paralajmeron ne rruget interurbane (jashteqytetese) ne nje distance prej 150 m (si rregull), nje kryqezim ne te cilin kemi perparesi ndaj mjeteve qe vijne nga rruget anesore (rruge dytesore) si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. E humb fuqine e vet si sinjal kur kryqezimi rregullohet nga polici i trafikut. Sinjali mund te paraprihet nga sinjali nr.52 ‘E drejte perparesie’ ( te dy sinjalet kane te njejtin qellim). Si norma sjellje duhet te ulim shpejtesine dhe te sigurohemi qe ne kryqezim (si nga e djathta ashtu dhe nga e majta) mjetet ne rruget dytesore na kane dhene perparesi. Sinjali e lejon kthimin ne te kundert te sensit te levizjes. Eshte gabim te thuhet : se sinjali tregon nje kryqezim ne forme ‘T’ ; qe vendoset ne autostrada apo ne korsite e shpejtimit (nuk tregon nderprerje si nr.50 e nr.51)
KRYQEZIM NE FORME T-je
Sinjali nr. 48 Kryqezim ne forme T-je me te drejte perparesie nga e djathta. Paralajmeron nje kryqezim ne forme T-je me nje rruge dytesore nga e djathta. Si norma sjellje duhet te jemi shume te kujdeshem dhe te sigurohemi qe mjetet te cilat jane ne rrugen dytesore te na kene dhene te drejte perparesie. Lejohet kthimi djathtas por eshte e ndaluar te qendrosh ose pushosh ne vazhdimesi te kryqezimit. Eshte gabim te thuhet qe tregon hyrjen ne nje korsi shpejtimi apo eshte nje paralajmerim i nje nderprerje me rrugen nga e djathta
( fig.50 e 51).
KRYQEZIM NE FORME T-je
Sinjali nr. 49 Kryqezim ne forme T-je me te drejte perparesie nga e majta. Paralajmeron nje kryqezim ne forme T-je te nje rruge kryesore me nje rruge dytesore nga e majta. Si norma sjellje duhet te jemi shume te kujdeshem dhe te sigurohemi qe mjetet qe jane ne rrugen dytesore te na kene dhene te drejte perparesie. Lejohet kthimi majtas por eshte e ndaluar te qendrosh ose pushosh ne vazhdimesi te kryqezimit. Eshte gabim te thuhet qe tregon hyrjen ne nje korsi shpejtimi apo eshte nje paralajmerim i nje nderprerje me rrugen nga e majta ( fig.50 e 51).
HYRJE NGA E DJATHTA
Sinjali nr. 50 gjendet ne autostrada, ne rruge interurbane kryesore dhe rruge me karrexhata me nje sens levizje, per t’u treguar drejtuesve te mjeteve qe po qarkullojne ne to se duhet te jene te kujdeshem dhe te ulin shpejtesine sepse, mbas ketij sinjali, gjendet nje korsi hyrese (korsi shpejtimi) ne te cilen mund te kete mjete qe duan te futen ne rruge (dhe nese ato nuk e respektojne rregullin e perparesise, sinj. ‘Jep perparesi’ mund te krijohet rrezik). Eshte i ndaluar kthimi djathtas sepse korsia hyrese ne te djathte eshte me nje sens levizje dhe sherben vetem per tu futur ne rruge. Vendoset si rregull 150 metra para nderprerjes se rrugeve. Eshte gabim te thuhet qe pas ketij sinjali ne rruge vendoset ose gjendet sinjali ‘Jep perparesi’ i cili ne fakt vendoset ne rrugen hyrese anesore.
HYRJE NGA E MAJTA
Sinjali nr 51 gjendet ne autostrada, ne rruge interurbane kryesore dhe rruge me karrexhata me nje sens levizje, per t’u treguar drejtuesve te mjeteve qe po qarkullojne ne to se duhet te jene te kujdeshem dhe te ulin shpejtesine sepse mbas ketij sinjali gjendet nje korsi hyrse (korsi shpejtimi) ne te cilen mund te kete mjete qe duan te futen ne rruge (dhe nese ato nuk e respektojne rregullin e perparesise, sinj. ‘Jep perparesi’ mund te krijohet rrezik). Eshte i ndaluar kthimi majtas sepse korsia hyrse ne te majte eshte me nje sens levizje dhe vetem per tu futur ne rruge. Si rregull, vendoset 150 m para nderprerjes se rrugeve. Eshte gabim te thuhet qe pas ketij sinjali ne rruge vendoset ose gjendet sinjali ‘Jep perparesi’ i cili ne fakt vendoset ne rrugen hyrese anesore.
E DREJTE PERPARESIE NE RRUGET NJEKALIMSHE TE ALTERNUARA
Sinjali nr 53, sinjali gjendet ne rruge me sens te dyfishte qarkullimi ne prani te nje ngushtimi te rruges kur nje pjese e saj eshte e nderprere, ka nje pengese (nga punime ne rruge apo shembje, rreshqitje, shkarje te rruges) dhe dy mjete nuk mund te kalojne dot njekohesisht (ne nje ngushtim te rruges mbaron perkohesisht sensi i dyfishte i qarkullimit dhe kemi rruge njekalimshe te alternuar). Kush ka sinjalin nr.53 perballe duhet te ule shpejtesine dhe te sigurohet qe mjetet nga sensi i kundert i levizjes te na kene dhene perparesi. Eshte gabim te thuhet qe duhet te vendosemi sa me djathtas kufirit te karrexhates per te lejuar kalimin edhe te mjeteve qe vijne nga sensi i kundert (sepse hapesira e lire eshte e pamjaftueshme edhe po te ngushtohemi nga krahu i djathte i karrexhates).
JEP PERPARESI NE RRUGET NJEKALIMSHE TE ALTERNUARA
Sinjali nr. 45 Vendoset ne ngushtimet e rrugeve me sens te dyfishte qarkullimi ku dy mjete nuk mund te kalojne dot njekohesisht per shkak te ngushtimit te karrexhates (punime rrugore, shembje, demtime, shkarje rruge etj). Si norme sjellje duhet te ulim shpejtesine dhe, po te jete nevoja, te ndalojme per te dhene perparesi ne senset njekalimshe te alternuara per mjetet qe vijne perballe. Eshte gabim te thuhet qe , duhet te japim perparesi per mjetet qe vijne nga e majta apo nga e djathta apo qe sinjali gjendet para cdo lloj ngushtimi te rruges (vetem ai ngushtim qe e ben te pamundur kalimin e dy mjeteve njekohesisht) apo qe kemi nje ngushtim me dy korsi.
E DREJTE PERPARESIE NE RRUGET NJEKALIMSHE TE ALTERNUARA
Kur ndeshim kete sinjal duhet te ngadalesojme shpejtesine dhe te sigurohemi qe mjetet nga sensi i kundert te na kene dhene perparesi. Ne prani te sinjalit dhe te semaforit: kemi perparesi kur semafori eshte me drite jeshile, eshte i fikur, ose eshte me drite te verdhe pulsuese ose edhe kur eshte me drite te kuqe por punonjesi i policise rrugore na jep te drejte kalimi.
JEP PERPARESI NE RRUGET NJEKALIMESHE TE ALTERNUARA
Duhet te ulim shpejtesine dhe po te jete nevoja, te ndalojme levizjen e te japim perparesi per mjetet qe vijne nga sensi i kundert. Ne prani te sinjalit nr.45
dhe sinjalizimit semaforik duhet: te japim perparesi nese semafori eshte i fikur ose pulson me driten e verdhe; kemi perparesi nese semafori eshte me drite jeshile ose nese punonjesi i policise rrugore na jep te drejte kalimi pavaresisht nga sinjali me drite te kuqe i semaforit.
PARALAJMERIM PER NJE SISTEM SEMAFORIK TE PERKOHSHEM
Sinjali nr.297 paralajmeron si ne rruget urbane (qytetese) ashtu interurbane (jashteqytetese), afrimin ne nje semafori te perkohshme (psh per shkak te nje ngushtimi te perkohshem te karrexhates si rrjedhoje e kryerjes se punimeve ne rruge). Duhet te ulim shpejtesine ne menyre qe te mund te ndalojme nese eshte e nevojshme.