REZERVO TANI

Sinjalet e ndalimit

 

NDALIM QARKULLIMI

Sinjali nr.54 Tregon ndalimin per tu futur ne nje rruge ne te cilen ky sinjal eshte i vendosur ne te dyja hyrjet e rruges, si ne fillim ashtu dhe fund te saj. Ndalon qarkullimin e te gjithe llojeve te mjeteve (perfshi bicikletat, ciklomotorrat, makinat bujqesore, motokarrot) . Lejon qarkullimin vetem per kembesoret. Nese nuk ka panel plotesues (shoqerues) eshte i vlefshem 24 ore ne 24.

NDALIM QARKULLIMI PER KATEGORI TE CAKTUARA MJETESH

Sinjali nr.151, Tregon ndalim qarkullimi per kategorite e mjeteve te treguara ne figure ( ne kete rast per kamione me rimorkio dhe komplekse mjetesh te artikuluar koke terheqese me trailer). Mund te qarkullojne nderkohe te gjithe kategorite e mjeteve pervec atyre qe jane te pershkruar ne sinjal.Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet ndalim qendrimi per auto trenat dhe komplekset e artikuluar.

NDALIM KALIMI

Sinjali nr.55 Ndalon hyrjen ne rruge per te gjithe mjetet (perfshi taksite
,ciklomotorret) ne njerin sens ndersa sensi tjeter i levizjes eshte i lejuar, kesisoj rruga ne sensin e lejuar funksionon si rruge me nje sens levizje. Ne keto kushte eshte e sakte te thuhet qe ky sinjal vendoset ne nje karrexhate me nje sens levizjeje duke mos lejuar te futesh ne te , por duke lejuar te dalesh prej saj. Sinjali eshte i vlefshem diten dhe naten pa kufizime kohore.

NDALIM PARAKALIMI

Sinjali nr.56, Ndalim parakalimi. Mund te parakalohen vetem mjete pa motorr (bicikleta, mjete te terhequra nga kafshe, mjete qe levizin me fuqine e kraheve) , ciklomotorret dhe motorçikletat. Dy automjete edhe nese nuk e kapercejne vijen gjatesore te panderprere te rruges nuk mund te parakalohen me njeri tjetrin. Kush drejton nje motorçiklete nuk mund te parakaloje nje autoveture. Sinjali mund te bashkrendohet me nje sinjal plotesues ‘vazhdimesie’ si ne fig.129.

Ky sinjal ndeshet si ne rruget urbane ashtu dhe ne rruget interurbane dhe e lejon qarkullimin e te gjitha mjeteve. Eshte gabim te thuhet qe ky sinjal lejon levizjen ne rreshta paralele apo qe lejon te parakalohen automjete qe levizin shume ngadale.

DISTANCE MINIMALE E DETYRUAR
Sinjali nr.57, Distance minimale e detyruar prej 70 metrash. Sinjali ju paraqet mjeteve qe qarkullojne detyrimin qe te ruajne nje distance sigurie te pakten 70 metra mes tyre. Ndalon te ndjekesh nje mjet qe ke perpara ne distance me te vogel se 70metra. Vlen dhe per motomjetet.

 

KUFIZIM SHPEJTESIE

Sinjali nr.58 , Kufizim shpejtesie deri ne 80 km/ore. tregon qe shpejtesia maksimale e lejuar ( pra qe nuk duhet te kalohet) eshte 80 km/ore, per te gjithe llojet e mjeteve qe e arrijne kete shpejtesi. Ka vlefshmeri menjehere pas sinjalit. Parashikon qe te qarkulloohet me shpejtesi me te ulet ose te barabarte me shpejtesine qe tregon sinjali (nuk tregon qe ne cdo rrethane duhet te levizim me shpejtesine qe tregohet ne sinjal). Mund te gjendet ne rruget interurbane ose ne autostrada (psh kur ka punime ne rruge). Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon shpejtesi te keshillluar (sinjali nr.226)

apo shpejtesia minimale e lejuar (sinjali nr.105)

sepse sinjali tregon ne fakt shpejtesi maksimale e cila nuk duhet kaluar.

NDALIM SINJALIZIMI ZANOR

Sinjali nr.59 Ndalohen sinjalizimet zanore. Ndalon perdorimin e paisjeve te sinjalizimit zanor (borive ) me perjashtim te rasteve te rrezikut te papritur apo kur transportojme te aksidentuar apo te semure rende per ne spital. Sinjalizimi zanor perdoret vetem per sigurine ne rruge dhe duhet te jete sa me i shkurter. Jashte qendrave te banuara sinjalizimi zanor perdoret sa here e lejojne kushtet e trafikut dhe sidomos gjate manovres se parakalimit. Gjate oreve te dites apo te nates sinjalizimi zanor mund te zevendesohet me sinjalizimin me nderprerje me drita te largesise Eshte gabim te thuhet se mund te perdoren borite ne raste kur ka bllokime rruge, rreshta te gjate para semaforit, kur duam te pershendetemi me mjetet e tjera apo me kalimtaret, ose sa here qe mendojme se duhet perdorur per te kerkuar qe te te hapin rrugen mjetet e tjera ose kalimtaret.

NDALIM PARAKALIMI PER AUTOMJETET QE KALOJNE PESHEN 3,5 TON

Sinjali nr.60, Ndalim parakalimi per kamionet qe kalojne peshen 3,5 ton.. Ndalon vetem mjetet e transportit te mallrave (kamione, kamione me rimorkio, komplekse te artikuluara) qe kalojne 3,5 ton (peshen me ngarkese te plote te treguar ne lejeqarkullimin) te parakalojne mjetet e tjera, ndersa lejon parakalimin per mjetet e tjera perfshi autobus apo autokamper (sepse megjithese kalojne 3,5 ton jane mjete per transport personash). Lejon nje mjet me mase te barabarte me 3,5 ton te kryeje parakalime (sepse sinjali ndalon parakalimin kur kalon pesha 3,5 ton). Lejon nje automjet me cfardo peshe per transport personash te parakaloje nga e majta nje mjete qe kalon masen 3,5 ton

NDALIM QARKULLIMI PER MJETE QE TERHIQEN NGA KAFSHET

Sinjali nr.61 Ndalim qarkullimi per mjete te terhequra nga kafshet. Ndalon qarkullimin e mjeteve te terhequra nga kafshet (24 ore ne 24) edhe po te jene te pajisura me goma . Lejon qarkullimin e te gjithe mjeteve te tjera (perfshi edhe mjetet qe terhiqen me krahe dhe motomjetet)

NDALIM QARKULLIMI PER KEMBESORET

Sinjali nr.62 Ndalim qarkullimi per kembesoret. Ndalon qarkullimin (24 ore ne 24) te kembesoreve, pra nuk lejon kembesoret te qarkullojne ne kete rruge. Lejon qarkullimin e te gjitha llojeve te mjeteve (perfshi motomjetet, automjetet, biciklistet, etj) Mund te ndeshet ne autostrada dhe tunele rrugore (por jo afer parqeve te lojrave apo lulishteve apo parqeve natyral)

NDALIM QARKULLIMI PER BICIKLETA

Sinjali nr.63 . Ndalon qarkullimin e bicikletave 24 ore ne 24, pra nuk lejon bicikletiste ta pershkojne ate rruge. Lejon qarkullimin e kembesoreve dhe te gjithe llojeve te tjera te mjeteve.

NDALIM QARKULLIMI PER MOTORRET

Sinjali nr.64, Ndalon qarkullimin e te gjithe llojeve te motorreve. Lejon qarkullimin e te gjithe llojeve te tjera te mjeteve (perfshi ketu ciklomotorret, motokarrot ,autokarrot, dhe autoveturat) . Eshte gabim te thuhet qe sinjali ndalon qarkullimin vetem te motorreve mbi 125cm³ apo motorciklisteve qe drejtojne motorr pa kasken mbrojtese, apo qe ndalohet qarkullimi per te gjithe llojet e mjeteve me dy rrota (bicikletat dhe ciklomotorret kalojne)

NDALIM QARKULLIMI PER MJETE QE SHTYHEN ME KRAHE

Sinjali nr.65. Ndalim qarkullimi per mjete qe shtyhen me krahe , pra ndalon qarkullimin ne ate rruge te karrocave qe shtyhen ose terhiqen nga njerezit. Lejon qarkullimin e kembesoreve dhe te gjithe llojeve te tjera te mjeteve (perfshi edhe bicikletat , ciklomotorret apo karrocat e terhequra me kafshe). Eshte gabim te thuhet qe sinjali ndalon qarkullimin e karrelave te terhequra nga autoveturat , apo te mjeteve me difekt qe perkohesisht shtyhen nga njerezit).

NDALIM QARKULLIMI PER MOTOMJETET ME TRE RROTA E ME SHUME DHE PER AUTOMJETET

Sinjali nr.66 . Ndalon qarkullimin e te gjithe llojeve te automjeteve dhe te motomjeteve me tre ose kater rrota. Pra mund te qarkullojne vetem mjetet pa motor (bicikleta, karroca) dhe mjete me motorr me dy rrota (motorçikleta apo ciklomotorr).

NDALIM QARKULLIMI PER AUTOBUZET

Sinjali nr.67. Ndalon qarkullimin e autobuseve ( edhe atyre per turiste dhe autobuzet e femijeve) pra nuk lejon autobuzet te pershkojne rrugen ku eshte ne fuqi sinjali. Lejon qarkullimin e kembesoreve dhe te gjitha llojeve te tjera te mjeteve (kamion, autovetura, motomjete,motorr, autokamper ). Eshte gabim te thuhet se sinjali ndalon qarkullimin per te gjithe automjetet qe kane peshe me te madhe se 3,5 ton.

NDALIM QARKULLIMI PER KAMIONET (MJETE PER TRANSPORT MALLI ME PESHE ME NGARKESE TE PLOTE MBI 3,5 TON)

Sinjali nr.68. Ndalon qarkullimin per automjetet per transport malli : kamionet , autotrenat , automjetet artikular, pesha me ngarkese te plote e te cileve kalon 3,5 ton. Lejon qarkullimin e autobuseve dhe te autokamperave edhe kur kalojne peshen 3,5 ton (sepse jane mjete per transport personash). Mund te bashkeshoqerohet edhe me nje sinjal plotesues (shtese) qe paraqet peshen e lejuar per qarkullim (me te vogel apo me te madhe se 3,5 ton) Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte nje ndalim qarkullimi per automjete (per transport malli) me peshe me ngarkese te plote deri ne 3,5 ton apo ndalim qarkullimi per kamionet me karrocerri me tende apo te hapur. (eshte ndalim qarkulllimi per te gjithe automjetet e transportit te mallit qe kalojne peshen me ngarkese te plote mbi 3,5 ton)

 

NDALIM QARKULLIMI PER KAMIONET ME PESHE ME NGARKESE TE PLOTE ME TE MADHE SE 6,5 TON

Sinjali nr.69. Ndalon qarkullimin e automjeteve per transport malli (kamion, kamion me rimorkio , automjete te artikuluar) si dhe mjeteve per perdorim te vecante (betoniera etj) pesha me ngarkese te plote e te cilave kalon vleren e treguar ne sinjal (ne kete rast 6,5 ton) . Lejon qarkullimin e automjeteve te transportit te mallrave me peshe me ngarkese te plote te barabarte ose me te vogel se ajo qe tregon sinjali. Lejon qarkullimin e autokamperave ,autoambulancave, autobuzeve te cilet jane per transport personash edhe kur e kalojne kufirin e lejuar te peshes qe tregon sinjali.

NDALIM QARKULLIMI PER MJETET ME MOTORR QE TERHEQIN NJE RIMORKIO

Sinjali nr.70. Ndalon qarkullimin e te gjithe llojeve te mjeteve me motorr qe terheqin nje rimorkio : rulote , kamper, kamion me rimorkio , automjete artikular. Lejon te kaloje nje mjet qe terheq nje karrel sepse karreli quhet pjese perberese e mjetit. Mund te shoqerohet me nje sinjal plotesues (shtese) qe tregon peshen e rimorkios mbi te cilen ndalohet qarkullimi. Eshte gabim te thuhet qe sinjali ndalon vetem mjetet e transportit te mallrave qe kane nje rimorkio.(ne fakt sinjali ndalon qarkullimin edhe te rimorkiove qe transportojne persona sic eshte nje rulot psh)

NDALIM QARKULLIMI PER MAKINAT BUJQESORE

Sinjali nr.71. Ndalon qarkullimin te makinave bujqesore (qofte me goma ashtu dhe me zinxhire) te vetme apo edhe me rimorkio (24 ore ne 24), ndersa lejon qarkullimin per autokarrot ,motorçikletat, terheqesit rrugore dhe makinave punuese sic jane pastrueset e bores , etj. Eshte gabim te thuhet qe sinjali gjendet ne rruget direkte qe te cojne ne ndermarrjet bujqesore apo qe lejon qarkullimin e rimorkiove bujqesore deri ne nje fare kufiri te lejuar.

NDALIM QARKULLIMI PER AUTOMJETET QE TRENSPORTOJNE MALLRA TE RREZIKSHME

Sinjale nr.72. Ndalon qarkullimin e mjeteve qe transportojne mallra te rrezikshme ( psh benzine, acide, lende radioaktive, materiale toksike, gaz te djegshem, etj) Sinjali nuk i referohet karburantit qe kane mjetet ne depozite qe sherben per levizjen. Eshte gabim te thuhet qe sinjali ndalon qarkullimin e mjeteve qe transportojne mallra qe prishen shpejt ( qumesht,fruta, perime etj)

NDALIM QARKULLIMI PER MJETET QE TRANSPORTOJNE LENDE PLASESE APO PRODUKTE QE NDIZEN LEHTE

Sinjali nr.73. Ndalon qarkullimin e mjeteve (perfshi dhe rimorkiot e tyre) qe transportojne lende plasese apo produkte qe ndizen lehte. Sinjali nuk i referohet karburantit qe automjetet kane ne depozita dhe sherben per levizjen e mjetit. Eshte gabim te thuhet qe sinjali pershkruan qe te bejme kujdes gjate kalimit te mjeteve qe bejne transport lendesh plasese apo ti lejme te na parakalojne sepse ne ate pjese rruge nuk mund te rrijne per nje kohe shume te gjate.

NDALIM QARKULLIMI PER AUTOMJETET QE TRANSPORTOJNE PRODUKTE QE BASHKVEPROJNE LEHTESISHT DHE NDOHTIN UJIN

Sinjali nr.74. Ndalon qarkullimin e mjeteve perfshi dhe rimorkiot e tyre, qe transportojne substanca (lende) qe mund te ndotin ujin (psh karburantet) por lejon qarkullimin e mjeteve qe transportojne lende te ndezeshme nese nuk ndohtin ujin apo autocisterna bosh apo qe transportojne uje (psh makinat qe lagin rrugen)

NDALIM QARKULLIMI PER TE GJITHE MJETET ME GJERESI ME TE MADHE SE….

Sinjali nr.75. Ndalim qarkullimi per te gjithe mjetet qe kalojne gjeresine 2,30 metra. Tregon gjeresine maksimale te mjeteve qe mund te qarkullojne (nuk tregon gjeresine e rruges). Sinjali perfshin te gjitha llojet e mjeteve me motorr dhe pa motorr, qe kane gjeresi me te madhe se 2,30 metra. Lejon qarkullimin e mjeteve me gjeresi deri ne 2,30 metra. Vendoset ne rruget urbane dhe interurbane si dhe para nje ngushtimi te rruges. Eshte gabim te thuhet qe sinjali per gjeresine e treguar eshte i vlefshem edhe per motorret me dy rrota dhe ciklomotorret (sepse gjeresia tyre eshte shume me e vogel se ajo e treguar ne sinjal)

NDALIM QARKULLIMI PER TE GJITHE MJETET QE KALOJNE LARTESINE E TREGUAR

Sinjali nr.76. Ndalon qarkullimin per mjetet qe kalojne lartesine 3,5 metra, lartesi kjo e matur nga plani rrugor. Lejon qarkullimin e mjeteve edhe atyre bujqesore ku kane lartesi me te vogel deri ne 3,5 metra dhe ndalon qarkullimin e gjithe mjeteve qe jane me lartesi me te madhe se 3,5 metra. Mund te ndeshet si ne qendrat e banuara ashtu dhe jashte tyre, aty ku rruga kalon poshte urave qe e kufizojne lartesine. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon lartesine e kalimit rrugor apo qe eshte i vlefshem nga ora 8 deri n e20

NDALIM QARKULLIMI PER TE GJITHE MJETET APO KOMPLEKSET E MJETEVE ME GJATESI ME TE MADHE SE 10 METRA

Sinjali nr.77. Vendoset kryesisht ne rruget e malit ku jane te pranishme kthesa te ngushta dhe ndalon qarkullimin per te gjithe llojet e mjeteve (perfshi dhe autobuset) si dhe komplekset e mjeteve (kamion me rimorkio apo mjete qe terheqin nje rulote) te cilet e kalojne gjatesine e treguar ne sinjal (ne kete rast 10 metra). E lejon qarkullimin e mjeteve apo komplekseve te mjeteve qe jane me te vogla ose te barabarta me gjatesine e treguar ne sinjal. Si sinjal e shte i vlefshem diten dhe naten. Eshte gabim te thuhet qe sinjali e lejon qarkullimin e komplekseve te artikuluar

NDALIM QARKULLIMI PER MJETET QE KALOJNE PESHEN 7,0 TON

Sinjali nr.78. Ndalon qarkullimin e te gjithe llojeve te mjeteve (perfshi dhe ato per transport personash) qe kalojne peshen faktike 7,0 ton. Sinjali i referohet peshes faktike ne momentin e qarkullimit (dhe jo peshes me ngarkese te plote te treguar ne lejen e qarkullimit) Ndalon qarkullimin edhe per mjetet me peshe bosh qe kalojne peshen 7,00 ton . Lejon qarkullimin e nje makine bujqesore me peshe me ngarkese te plote te barabarte me 7,00 ton. Eshte i vlefshem diten dhe naten dhe mund te jete vendosur para nje ure (ku pesha e mjeteve ka rrezik te shkaktoje deme ose shembje). Mund te bashkeshoqerohet edhe me nje panel plotesues qe tregon numrin e mjeteve qe mund te kalojne njekohesisht ne ure. Eshte gabim te thuhet qe vlera 7,00 ton eshte per aksin me te ngarkuar te mjetit, sepse sinjali eshte i vlefshem per peshen faktike te mjetit

NDALIM QARKULLIMI PER MJETET QE KALOJNE PESHEN 6,5 TON NE AKSIN ME TE NGARKUAR

Sinjali nr.79 Ndalim qarkullimi per te gjithe llojet e mjeteve (perfshi dhe autobuset, automjetet me dopjo gome ne aksin e ngarkuar) qe kane peshe per aksin me te ngarkuar mbi 6,5 ton. Ndalon qarkullimin e mjeteve qe, per aksin me te ngarkuar (zakonisht aksi i pasem) kalojne peshen e treguar ne sinjal. Sinjali i referohet peshes faktike ne momentin e qarkullimit (dhe jo peshes me ngarkese te plote te treguar ne lejen e qarkullimit). Lejon qarkullimin e mjeteve qe peshen ne aksin me te ngarkuar e kane me te vogel ose te barabarte me 6,5 ton . Mund te ndeshet para nje ure dhe ka vlefshmeri diten edhe naten. Mund te bashkeshoqerohet edhe me nje panel plotesues qe tregon numrin e mjeteve qe mund te kalojne njekohesisht ne ure. Lejon kalimin eautokarrove (sepse per shkak te konstruksionit, nuk arrijne peshen 6,5 ton ne njerin aks)

RRUGE E LIRE

Sinjali nr.80. Eshte nje sinjal i fundit te pershkrimit; tregon vendin ku pershkrimet e meparshme te sinjalizuara nuk jane me te vlefshme. Pra tregon fundin e te gjithe urdherave te ndalimit apo te kufizimit te vendosura ne ate pjese rruge dhe hyrjen ne fuqi te rregullave te pergjithshme te qarkullimit. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon fundin e nje kantjeri pune apo fundin e nje qendre te banuar apo qe paraqet n jerruge te demtuar qe duhet te kalohet me kujdes.

FUNDI I KUFIRIT MAKSIMAL TE SHPEJTESISE

Sinjali nr.81. Eshte nje sinjal i fundit te pershkrimit qe tregon fundin e kufirit maksimal te shpejtesise (dhe jo kufirit minimal te shpejtesise) ; mund te qarkullohet me shpejtesi me te madhe ose me te vogel se ajo qe tregon sinjali pa e tejkaluar kufirin maksimal te shpejtesise qe ka ai tip rruge (psh nese eshte i vendosur ne nje rruge interurbane kryesore nuk mund te kalohet shpejtesia maksimale 90 km/ore).

FUNDI I NDALIM PARAKALIMIT

Sinjali nr.82, eshte sinjal i fundit te pershkrimit qe tregon fundin e ndalimit te parakalimit qe ishte ne fuqi me pare (nuk tregon fundin e ndalimit te parakalimit midis autoveturave); tregon vendin ne te cilin mbaron sinjali ‘ndalim parakalimi’; nuk e lejon parakalimin nese per kete manover duhet te kapercejme vijen gjatesore te vazhduar te mesit te karrexhates; mund te jete e vendosur si ne rruget urbane ashtu dhe ato interurbane dhe nuk parashikon kufizim shpejtesie. Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte fundi i ndalim qarkullimit apo ndalim qendrimit (tregon vetem fundin e ndalimit te parakalimit).

FUNDI I NDALIM PARAKALIMIT PER KAMIONET

Sinjali nr. 83, eshte sinjal i fundit te pershkrimit qe tregon fundin e ndalimit te parakalimit qe ishte ne fuqi me pare. Tregon fundin e ndalimit te parakalimit per kamionet (automjete per transport malli me peshe me ngarkese te plote mbi 3,5 ton). Lejon nje kamion me rimorkio me peshe 44 ton te parakaloje nje autoveture apo nje kamion te parakaloje nje autobus. Eshte gabim te thuhet qe sinjali lejon autoveturat te parakalojne nga korsia e krahut te djathte ( parakalimi kryhet si rregull gjithmone nga e majta)

NDALIM PUSHIMI

Sinjali nr 84 , ndalon pushimin e mjetit ( lenien pa drejtues mjeti te mjetit te parkuar), por e lejon qendrimin e mjetit. Nese nuk eshte i shoqeruar me nje panel plotesues sinjali ne qendrat e banuara eshte i vlefshem nga ora 8-20 dhe jasht qendrave te banuara 24 ore ne 24. Ndalon pushimin ne ate ane (krah) te rruges ku eshte vendosur dhe jo ne te dy anet e rruges; i mbaron vlefshmeria pas kryqezimit te pare, nese nuk perseritet si sinjal i shoqeruar me panelin plotesues te vazhdueshmerise. Sinjali nuk vendoset ne ato vende ku eshte ne fuqi rregullli i pergjithshem i ndalim pushimit si, ne kthesa, kurrize rruge apo kryqezime. Panelet plotesues qe e shoqerojne kete sinjal jane:

kufizimi (fig.126),

zgjatje (fig.127),

fillimi (fig.128),

vazhdimi (fig. 129),

fundi (fig 130),

si dhe fig.141,

125, 124.

NDALIM QENDRIMI

Sinjali nr.85 , ndalon qendrimin dhe pushimin e mjeteve dhe cdo nderprerje te vullnetshme qofte dhe te perkoheshme te levizjes, por lejon ndalimin e mjetit per shkaqe te detyrueshme te qarkullimit (semafori me drite te kuqe, rradhe automjetesh per shkak te trafikut etj) ; ka vlefshmeri si rregull, diten ashtu dhe naten, dhe per te gjitha llojet e mjeteve pa perjashim dhe vendoset si ne qendrat e banuara ashtu dhe jashte tyre. Mund te shoqerohet dhe me nje panel plotesues sipas rastit. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paralajmeron nje ndalim pushimi apo qe lejon qendrimin e mjetit sa per te zbritur pasagjeret.

NDALIM PUSHIMI I PERKOHSHEM

Sinjali nr.148 , ne qendrat e banuara vendoset ne ato vende ku kryhen punime te pastrimit mekanik te rruges , dhe sinjalizon nje ndalim pushimi te mjeteve te kufizuar ne ditet dhe oret e caktuara ; tregon dhe pranine e makinave te pastrimit mekanik te rruges (jo te makinave pastruese te bores). Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte nje ndalim pushimi per mjetet e treguara ne figure.

NDALIM PUSHIMI PARA RRUGE KALIMIT

Sinjali nr.90 Tregon zonen per hyrje ne nje garazh apo nje prone private. Ndalon pushimin para hyrjes te mjeteve, por lejon qendrimin kur ky nuk sjell pengesa dhe bllokimte

PUSHIM I LEJUAR PER KATEGORI TE VECANTA MJETESH

Sinjali nr. 91 eshte nje sinjal i perbere i cili lejon pushimin dhe parkimin e nje kategorie te vecante mjetesh (mjetet e invalideve te pajisur me shenjen e vecante) ; nuk e lejon pushimin e mjeteve te tjera vec atyre qe paraqet sinjali. Sinjali paraqet nje perjashtim te ndalimit te pushimit. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje korsi te rezervuar per mjetet e invalideve apo qe sinjali paraqet nje rruge vetem per qarkullimin e mjeteve te invalideve

RREGULLIM I PUSHIMIT TE MJETEVE NE QENDRAT E BANUARA

Sinjali nr.92, eshte nje sinjal i perbere qe lejon pushimin dhe parkimin e mjeteve ne ore te caktuara dhe e ndalon pushimin ne ore te caktuara. Paraqet keshtu nje rregullim te pushimit te mjeteve. Qendrimi i mjeteve ne prani te ketij sinjali eshte i lejuar.

PARKING
Tregon nje parking te autorizuar , pra nje zone te organizuar dhe rregulluar per pushimin e mjeteve per kohe tepacaktuar (24 ore ne 24) nese nuk eshte sinjalizuar ndryshe (nuk eshte zone pushimi per mjetet me orar tekufizuar ne qendrat urbane). Mund te plotesohet nga nje panel : per distancen

(fig.121)

orarin (fig.123)

dhe pagesat, kufizimi ne kohe (fg.124 e 125),  

kategorine e mjeteve qe jane te perjashtuar nga parkimi (fig.127)

ose qe eshte e rezervuar (fig.126).

Menyra e vendosjes se mjeteve ne parking etj. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje zone pushimi me pagese apo pushim te kufizuar pa pagese.

PARALAJMERIM PER VENDPARKIM

Sinjali nr.89 Paralajmeron qe ne drejtimin djathtas eshte nje zone pushimi per mjetet. Shigjeta e drejtuar djathtas , tregon qe ne te djathte pas 300 metrash ndodhet nje zone e autorizuar per pushimin e mjeteve.