DREJTIM I DETYRUAR DREJT
Sinjali nr.93 Eshte nje sinjal drejtimi i detyrueshem i cili tregon drejtimin e vetem te lejuar; gjendet ne afersi te nje kryqezimi (si ne rruget me nje drejtim te vetem qarkullimi ashtu dhe ne rruget me drejtim te dyfishte te qarkullimit) dhe te detyron te vazhdosh vetem drejt dhe ndalon kthimin nga e djathta apo nga e majta. Nuk e perjashton mundesine qe mund te vijne mjete perballe. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali detyron levizjen ne nje rresht te vetem apo qe eshte sinjal korsie.
DREJTIM I DETYRUAR MAJTAS
Sinjali nr.94 Eshte nje sinjal i drejtimit te detyruar, qe tregon te vetmin drejtim te lejuar, gjendet ne afersi te nje kryqezimi si ne rruget me nje sens levizje ashtu dhe ne ato me dy sense levizje per qarkullimin dhe te detyron te kthehesh vetem nga e majta, ndalon te vazhdosh drejt dhe djathtas. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje kthese apo nje kalim te detyruar (kalimi i detyruar, fig 101,
presupozon pranine e nje pengese per shkak te se ciles duhet te zhvendosemi dhe jo te nje kryqezimi ne te cilin duhet te kthehemi duke e lene rrugen ku ishim dhe duke u futur ne rrugen tjeter)
DREJTIM I DETYRUAR DJATHTAS
Sinjali nr. 95 Eshte nje sinjal i drejtimit te detyruar, qe tregon te vetmin drejtim te lejuar, gjendet ne afersi te nje kryqezimi si ne rruget me nje sens levizjeje ashtu edhe ne ato me dy sense levizjeje per qarkullimin dhe te detyron te kthehesh vetem nga e djathta, te ndalon te vazhdosh drejt dhe majtas.Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje kthese apo nje kalim te detyruar (kalimi i detyruar,fig102,
presupozon pranine e nje pengese per shkak te se ciles duhet te zhvendosemi dhe jo te nje kryqezimi ne te cilin duhet te kthehemi duke e lene rrugen ku ishim dhe duke u futur ne rrugen tjeter)
PARALAJMERIM PER DREJTIM TE DETYRUAR NGA E DJATHTA
Sinjali nr.96, Paralajmerim per drejtim te detyruar nga e djathta. Eshte nje paralajmerim per drejtim te detyruar qe eshte dhe drejtimi i vetem i lejuar. Gjendet ne njefare largesie nga kryqezimi (si ne rruget me nje sens levizje ashtu dhe dhe ne ato me dy sense levizje per qarkullimin) dhe detyron (jo menjehere por mbas nje cope rruge) te kthehesh nga e djathta ne kryqezim dhe paralajmeron edhe qe ne kryqezim nuk eshte e lejuar te vazhdosh levizjen drejt apo te kthehesh majtas. Mund te shoqerohet edhe me nje sinjal plotesues qe tregon largesine ku fillon detyrimi (fig 121).
Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje kthese, apo nje drejtim hyrje ne autostrade apo nje kalim te detyruar ( kalimi i detyruar fig.102
kerkon pranine e nje pengese te ciles duhet t’i shmangemi dhe jo te nje kryqezimi ku duhet te kthehemi e te leme pas rrugen ku ishim).
PARALAJMERIM PER DREJTIM TE DETYRUAR NGA E MAJTA
Sinjali nr. 97, Paralajmerim per drejtim te detyruar nga e majta. Eshte nje paralajmerim per drejtim te detyruar qe eshte dhe drejtimi i vetem i lejuar. Gjendet ne njefare largesie nga kryqezimi ( si ne rruget me nje drejtim levizje ashtu dhe dhe ne ato me dy drejtime levizje per qarkullimin) dhe detyron (jo menjehere por mbas nje cope rruge) te kthehesh nga e majta ne kryqezim dhe paralajmeron edhe qe ne kryqezim nuk eshte e lejuar te vazhdosh drejt apo te kthehesh nga e djathta : Mund te shoqerohet edhe me nje sinjal plotesues qe tregon largesine ku fillon detyrimi (fig 121)
. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje kthese, apo nje drejtim hyrje ne autostrade apo nje kalim te detyruar ( kalimi i detyruar fig.102
kerkon pranine e nje pengese te ciles duhet ti shmangemi dhe jo te nje kryqezimi ku duhet te kthehemi e te leme pas rrugen ku ishim).
DREJTIM I DETYRUAR PER KATEGORI TE CAKTUARA MJETESH
Sinjali nr 284 , Drejtim i detyruar per autotrenat dhe automjetet e artikuluara. Vendoset ne afersi te nje kantjeri rrugor dhe ka karakter te perkoheshem (aq sa vazhdojne punimet rrugore). Paraqet nje drejtim te detyruar vetem per disa kategori te mjeteve rrugore. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje drejtim te keshilluar ose qe eshte i vlefshem per te gjithe llojet e mjeteve.
PARALAJMERIM PER KTHIM TE DETYRUAR DJATHTAS PER KAMIONA ME PESHE TE PERGJITHSHME ME TE MADHE SE 3.5 TON
Sinjali nr. 150 Paraqet paralajmerim per drejtim te detyruar per kamionet. Sinjali paralajmeron nje kalim te detyruar nga e djathta per kategorine e mjeteve te paraqitura ne sinjal (kamionet me peshe me ngarkese te plote me te madhe se 3,5 ton ). Paralajmeron ne kete menyre ndalimin per te vazhduar drejt dhe per tu kthyer majtas per kategorine e mejteve te treguara ne sinjal. Eshte gabim te thuhet qe ky sinjal eshte i vlefshem per te gjithe llojet e mjeteve qe transportojne mallra (vetem ato qe kalojne peshen me ngarkese te plote 3,5 ton) apo qe eshte i vlefshem vetem per kamionet me tende apo qe tregon nje drejtim te keshillueshem per kamionet apo korsi te rezervuar vetem per kamionet.
DREJTIME TE LEJUARA DJATHTAS DHE MAJTAS
Sinjali nr.98 Drejtime te lejuara. Tregon drejtimet e vetme te lejuara; vendoset ne afersi te kryqezimit (si ne rruget me drejtim unik levizje ashtu dhe ne ato me dy drejtime levizje) dhe te detyron qe ose te kthehesh djathtas ose te kthehesh majtas; vazhdimi drejt eshte i ndaluar. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon fillimin e levizjes ne rreshta paralele apo kalim i lejuar djathtas e majtas ( fig 103
kalimi eshte kur ka nje pengese kurse ne kete rast jemi ne kryqezim).
DREJTIME TE LEJUARA DREJT DHE DJATHTAS
Sinjali nr. 99 Drejtim i lejuar drejt dhe djathtas. Tregon drejtimet e vetme te lejuara; gjendet ne afersi te nje kryqezimi dhe detyron te vazhdosh drejt ose te kthehesh djathtas; ndalon te kthehesh majtas.Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje kryqezim te rrezikshem apo nje semafor apo nje kalim te lejuar (kalimi nenkupton pranine e nje ishulli trafiku dhe jo te nje kryqezimi).
DREJTIME TE LEJUARA DREJT DHE MAJTAS
Sinjali nr.100 , Tregon drejtimet e vetme te lejuara; gjendet ne afersi te nje kryqezimi (ne rruget urbane ose interurbane) dhe detyron te vazhdosh drejt ose te kthehesh majtas. Ndalon te kthehesh djathtas. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje kryqezim te rrezikshem, nje semafor apo nje kalim te lejuar (kalimi ndodh ne prani te nje pengese te cilen e devijojme kurse ne kryqezim ne e ndryshojme drejtimin e levizjes duke e lene pas rrugen e meparshme).
KALIM I DETYRUAR NGA E MAJTA
Sinjali nr.101,Detyron drejtuesit e mjeteve te kalojne nga e majta e nje pengese (kantjer rrugor, trafikndares, shpetuese, ishull trafiku).Sinjali tregon qe nuk eshte e mundur te kalohet pengesa nga e djathta (por duke kaluar majtas dhe lene pengesen ne te djathten tone).Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte nje detyrim per tu kthyer majtas(fig.94
per kthimin kerkon pranine e nje kryqezimi ku eshte e nevojshme te leme pas nje rruge e te futemi ne nje tjeter).
KALIM I DETYRUAR NGA E DJATHTA
Sinjali nr.102,Detyron drejtuesit e mjeteve te kalojne nga e djathta e nje pengese (kantjer rrugor, trafikndares, shpetuese, ishull trafiku). Sinjali tregon qe nuk eshte e mundur te kalohet pengesa nga e majta (por duke kaluar djathtas dhe lene pengesen ne te majten tone).Eshte gabim te thuhet qe sinjali eshte nje detyrim per tu kthyer djathtas (fig.95
per kthimin kerkon pranine e nje kryqezimi ku eshte e nevojshme te leme pas nje rruge e te futemi ne nje tjeter).
KALIME TE LEJUARA
Sinjali nr.103 I tregon drejtuesit te mjetit kalimet e lejuara ; lejon kalimin si nga e majta ashtu dhe nga e djathta e nje pengese (kantjer rrugor, trafikndares, ishull trafiku,shpetuese trafiku). Eshte gabim te thuhet qe sinjali detyron kthimin majtas ose djathtas (fig.98,
kthimi kryhet ne prani te nje kryqezimi, ku drejtimi ndryshon duke lene pas rrugen ku jemi dhe duke u futur ne nje rruge tjeter)
RRETHQARKULLIMI
Sinjali nr.104, Eshte nje sinjal i pershkrimit qe tregon pranine e nje kryqezimi ne te cilin levizja e mjeteve eshte e rregulluar me nje rrethqarkullimi dhe detyron drejtuesit e mjeteve qe te levizin sipas drejtimit te shigjetave. Vendoset para hyrjes ne kryqezimin e organizuar me rrethqarkullim. Ne rruget interurbane paraprihet nga sinjali paralajmerues fig.29.
Eshte gabim te thuhet qe sinjali vendoset ne qender te kryqezimit (ne fakt vendoset para hyrjes ne rrethqarkullimdhe ne krahun e djathte).
KUFIRI MINIMAL I SHPEJTESISE 30 KM ORE
Sinjali nr.105, pershkruan nje kufi minimal te shpejtesise, poshte te cilit eshte e ndaluar te zbresesh, pra jemi te detyruar te levizim me shpejtesi te barabarte ose me te madhe se 30 km/ore, pa i kapercyer kufijte maksimale te shpejtesise te atij tipi rruge qe po pershkojme (psh nese jemi ne autostrade jo me shume se 110 km/ore). I bashkeshoqeruar me nje panel plotesues te korsise (fig.142)
mund te kete perdorim te kufizuar ne nje nga korsite e karrexhates. Per mjetet qe nuk e arrijne shpejtesine 30 km/ore levizja ne ate korsi eshte e ndaluar. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali paraqet nje piste te vecante per automjetet apo qe duhet te levizet me shpejtesi konstante (te pandryshuar) prej 30 km/ore.
FUNDI I KUFIRIT MINIMAL TE SHPEJTESISE 30 KM/ORE
Sinjali nr. 106, Tregon fundin e kufirit minimal te shpejtesise, pra sinjali pershkruan qe mund te levizet edhe me shpejtesi me te ulta se ajo qe kufizonte sinjali, ashtu si dhe me shpejtesi me te medha por, pa kaluar shpejtesine maksimale te lejuar per tipin e rruges ku po qarkullojme (psh nese jemi ne nje rruge interurbane kryesore nuk mund te kapercejme kufirin e shpejtesise 90 km/ore)
VENDOSJE E DETYRUAR E ZINXHIREVE TE BORES
Sinjali nr. 107, Ju detyron menjehere pas shfaqjes ( dhe jo pas disa kilometrash) te montoni zinxhiret e bores (jo thjesht ti keni me automjet) ne rrotat aktive (perpara apo mbrapa sipas tipit te automjetit) ose te vendosni goma bore dhe ju ndalon te vazhdoni levizjen nese nuk e plotesoni kete kusht. Sinjali vendoset ne rruget me akull ose bore ku kerkohet qe te levizet me kujdesin maksimal. Eshte gabim te thuhet qe eshte i ndaluar qarkullimi i mjeteve me trashesi te ‘luleve’ te gomes ne pjesen ballore me te vogel se 3mm
RRUGE PER KEMBESORE
Sinjali nr.108 Tregon nje rruge apo nje zone e percaktuar per qarkullimin e kembesoreve.Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje vendkalim kembesoresh apo nje rruge te pershkueshme per kembesore dhe biçikleta.
FUNDI I RRUGES PER KEMBESORE
Sinjali nr.109 Tregon fundin e rruges apo zones per kembesore (nuk eshte fundi i ndalim qarkullimit per kembesoret apo i vendkalimit te kembesoreve). Edhe pse tregon fundin e nje pershkrimi , nuk e ndalon qarkullimin e kembesoreve, por pas sinjalit mund te vazhdojne te qarkullojne kembesoret bashke me perdoruesit e tjere te rruges
RRUGE PER BICIKLETA
Sinjali nr.110, Tregon fillimin apo vazhdimin (kur eshte i shoqeruar me panelin ‘vazhdimesi’ nr. 129)
e nje rruge, nje korsie, nje intinerari apo nje udhekalimi te rezervuar per biçikleta (jo per çiklomotorre apo kembesore). Ndalon qarkullimin per gjithe llojet e tjera te mjeteve. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje vendkalim per biçikletat (fig. 16 dhe 236
)
apo tregon nje zone ku ndalohet qarkullimi i biçikletave.
FUNDI I RRUGES PER BICIKLETA
Sinjali nr. 111 , Tregon fundin e rruges, te korsise apo zones se rezervuar per biçikletat. Edhe pse sinjali pershkruan fundin e nje rruge per biçikletat, ai nuk e ndalon qarkullimin e biçikletave, por pas sinjalit mund te qarkullojne biçikletat bashke me perdoruesit e tjere te rruges.
RRUGE PER BICIKLETA NGJITUR ME TROTUARIN
Sinjali nr. 112, Tregon fillimin ose vazhdimin (kur shoqerohet me panelin plotesues ‘vazhdimesi’
fig.129)
e nje rruge , korsie , piste te rezervuar per qarkullimin e biçikletave e cila eshte paralel dhe ngjitur me trotuarin apo me nje rruge kembesoresh. Sinjali ndalon qarkullimin e mjeteve me motorr. Eshte gabim te thuhet qe sinjali paraqet nje rruge per bicikleta dhe kembesoret bashke.
FUNDI I PISTES PER BICIKLETA NGJITUR ME TROTUARIN
Sinjali nr.114, Tregon fundin e nje piste, korsie , apo rruge te rezervuar per qarkullimin e biçikletave e cila eshte ngjitur dhe paralel me trotuarin apo me nje intinerar per kembesoret. Nuk e ndalon qarkullimin as per kembesoret e as per biçikletat te cilet mund te vazhdojne qarkullimin bashke me perdoruesit e tjere te rruges
RRUGE PER KEMBESORE DHE BICIKLETA
Sinjali nr.113 Tregon fillimin e nje rruge ose vazhdimin
(kur eshte i plotesuar me panelin nr.129 )
e rruges, pistes apo nje itinerari per qarkullimin e perbashket te kembesoreve dhe bicikletave. Eshte i ndaluar qarkullimi i mjeteve me motorr. Eshte gabim te thuhet qe sinjali pershkruan nje rruge per bicikleta paralel me nje rruge per kembesore apo trotuar.
FUNDI I RRUGES PER KEMBESORE DHE PER BICIKLETA
Sinjali nr.115 Tregon fundin e nje rruge per kembesore dhe bicikleta, pra fundin e njezone , e nje itinerari, nje piste te rezevuar per qarkullimin e perbashket te kembesoreve dhe bicikletave. Lejohet qarkullimi i kembesoreve dhe bicikletave edhe pas sinjalit por bashke me mejtet me motorr sipas rregullave te pergjitheshme te qarkullimit. Eshte gabim te thuhet se sinjali tregon fundin e nje rruge per bicikleta paralel me nje rruge per kembesore apo trotuar.
RRUGE E REZERVUAR PER KAFSHE BARRE OSE SHALE
Sinjali nr. 116 Eshte nje kalim i rezervuar per kafshet e ngarkeses oe te shales. tregon nje piste te rezervuar per kafshet e ngarkeses apo te shales. Ndalon qarkullimin e mjeteve (perfshi edhe bicikletat edhe mjetet e terhequra nga kafshet). Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje vend ku rriten kuaj apo sterviten kuaj, apo qe tregon ‘kafshe ne rruge’ (sinj. 26, 27 )
apo rrezikun qe paraqesin kafshet ne rruge.
FUNDI I RRUGES TE REZERVUAR PER KAFSHE BARE OSE SHALE
Sinjali nr.117 Tregon fundin e nje kalimi, rruge apo piste te rezervuar per kuajt e shales dhe te ngarkeses. Edhe pse sinjali tregon fundin e nje kalimi te rezervuar, pra fundin e nje pershkrimi, ai nuk e ndalon me pas qarkullimin e kuajve te shales por ky qarkullim pas sinjalit behet sebashku me perdoruesit e tjere te rruges (kafshet , njerezit ,mjetet) sipas rregullave te tjera qe sinjalizojne ate. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon fundin e nje rreziku qe vjen nga kafshet ne rruge apo qe sinjali tregon nje vend ku sterviten kuajt.
NDAL DOGANA
Sinjali nr.118 Tregon nje zone doganore ne te cilen duhet te ndalojme per t’ju nenshruar kontrollit doganor nga ana e agjenteve te doganes (edhe klur nuk kemi mall apo sende per te deklaruar). Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon nje komisariat policie ne zonat kufitare.
NDAL POLICIA
Sinjali nr.119 Vendoset ne ne afersi te nje poste blloku te ngritur nga policia dhe perseritet deri ne vendin e ndalimit. Eshte e nevojshme detyrimisht te ndalojme edhe pa shenjen me tabele te policit (pra edhe pa u dhene shenje me tabele duhet te ndalojme). Eshte gabim te thuhet qe sinjali vendoset per tu dhene perparesi mjeteve te policiseapo qe sinjali vendoset ne nje zone doganore, ne kufi te shtetit, apo ne nje stacion autostrade.
NDAL STACION
Sinjali nr.120 Vendoset ne vazhdimesi te hyrjeve te autostradave dhe paraqet detyrimin per te ndaluar para hyrjeve-daljeve te kontrolluara te autostradave, per te marre bileten apo per te kryer veprimet e pagesave. Eshte gabim te thuhet qe sinjali tregon afrimin te nje stacioni hekurudhor, nje ure ngarkimi shkarkimi te trageteve, apo nje postbllok policie.
KUFIRI SHTETIT QE BEN PJESE NE KOMUNITETIN EUROPIAN
Sinjali nr.163 Vendoset ne kufi te nje vendi te Komunitetit Europian me vendet e tjera te Komunitetit ; nuk detyron te ndalosh per kontroll doganor ne kufirin e shtetit (sepse eshte pjese e Komunitetit). Eshte gabim te thuhet qe sinjali vendoset ne pjesen e pasme te mjeteveper te treguar se kujt shteti te KE i takon.
PARALAJMERIM KUFIRI QE BEN PJESE NE KOMUNITETIN EUROPIAN
Sinjali nr.164 Paralajmeron kufirin e shtetit te nje vendi pjese e KE dhe vendoset ne autostrade ose rrugen qe te con ne kufirin e shtetit; zevendeson sinjalin ‘ndal dogana’ kur kufiri eshte mes dy vendeve te KE (Komuniteti Europian) dhe nuk detyron te ndalosh ne kufi per kontroll doganor. Eshte gabim te thuhet qe sinjali vendoset ne pjesen e pasme te mjeteve per te treguar se cilit vend te KE i perkasin.