REZERVO TANI

Rregullat e qarkullimit të mjeteve

 

POZICIONI MJETIT NE KARREXHATE

Ne rruge, mjetet me motorr : duhet te qarkullojne ne pjesen e djathte te karrexhates dhe ne afersi te krahut te djathte; mund te levizin ne rreshta paralele ne afersi te kryqezimeve te rregulluara me semafore apo police trafiku; si rregull mund te zhvendosen djathtas ose majtas nje shpetuese trafiku kur ruajne te njejtin drejtim levizje brenda gjysemkarrexhates perkatese. Mund te qarkullohet mbi linjat e tramvajit kur keto jane ne nivel e rruges (ne te njejtin plan me rrugen) por pa shkaktuar pengesa per levizjen e tramvajeve. Ne nje rruge me tre karrexhata mund te levizim ne ate te krahut te djathte (qe eshte me nje sens levizje) ose ne karrexhaten e mesit qe eshte me dy sense levizje. Ndersa ne nje karrexhate me dy sense levizje dhe me tre korsi gjithsej, korsia e mesit sherben vetem per parakalime sipas rastit , nje segment rruge per njerin sens dhe nje segment tjeter

Kur duam te ndryshojme korsine apo drejtimin e levizjes: nuk duhet te krijojme rrezik apo pengese per ate qe po leviz ne korsine ku duam te futemi; duhet te sigurohemi qe korsia te jete e lire si perpara ashtu dhe prapa nesh, ne nje pjese te konsiderueshme te rruges, (pra te mos kete mjete ne te ne ate moment); duhet te njoftojme paraprakisht kryerjen e manovres duke perdorur sinjalet e drejtimit; te sigurohemi qe vija ndarese e korsive te jete e nderprere. Kur duam te ndryshojme drejtimin duhet te ngadalsojme shpejtesine dhe sinjali i drejtimit duhet te jete ne funksionim (I ndezur) gjate gjithe kryerjes se manovres.

Duhet te levizin sa me afer kufirit te djathte te karrexhates : mjetet pa motorr dhe kafshet; mjetet qe pershkojne nje kthese, nje kurriz rruge apo nje ngushtim rruge (ne rruge me nje korsi per cdo sens levizje) ; mjetet qe parakalohen ; mjetet qe shkembehen ne rruge me njeri tjetrin ; mjetet qe duan te kthehen djathtas. Eshte gabim te thuhet qe duhet te levizin sa me afer kufirit te djathte te rruges mjetet qe pershkojne nje kthese ne nje rruge me dy korsi per cdo sens levizje ose ne nje rruge me nje sens levizje per qarkullim ; mjetet qe pershkojne nje kurriz rruge, ne rruge me karrexhata te pavarura ; mjetet qe duan te kthehen nga e majta ; tamvajet apo filobuzet.

Kur duam të ndryshojme korsine, sensin apo drejtimin e levizjes :

nuk duhet të krijojme rrezik apo pengese per mjetin që po leviz ne korsine ku duam të hyjme; duhet të sigurohemi që korsia të jete e lire ne nje pjese të konsiderueshme të rruges si perpara ashtu dhe prapa nesh, (pra të mos kete mjete ne të në ate moment); duhet të njoftojme paraprakisht kryerjen e manovres duke perdorur sinjalet e drejtimit; të sigurohemi që vija ndarese e korsive të jete e nderprere. Kur duam të ndryshojme drejtimin duhet të ngadalësojme shpejtesine e lëvizjes dhe sinjali i drejtimit duhet të jete i aktivizuar (i ndezur) gjate gjithe kryerjes se manovres.

Kthimi nga e djathta kryhet : duke ulur shpejtesine ne afersi të kryqezimit, duke u siguruar qe nuk po pengojme dhe nuk po rrezikojme perdoruesit e tjere të rruges, duke paralajmeruar ne kohe kryerja e manovres. Per t’u kthyer nga e djathta duhet të levizim sa me afer kufirit të djathte të karrexhates duke u vendosur ne korsine qe lejon kryerjen e kesaj manovre, duke lene ne krahun tone te majte qendren e kryqezimit dhe duke u dhene perparesi kembesoreve qe levizin ne rrugen ku duam të hyjme. Eshte gabim të thuhet qe per t’u kthyer nga e djathta duhet të zeme korsine e krahut të majte apo të kalojme ne afersi të qendres se kryqezimit apo të vendosemi ne çfardo lloj korsie ne se ne afersi të kryqezimit eshte e lejuar vendosja ne rreshta paralele apo të rrotullohemi rreth qendres se kryqezimit.

 Kthimi nga e majta. Pasi të kemi pare ne pasqyra qe asnje mjet prapa nesh nuk ka filluar manovren e parakalimit, ndezim sinjalin e drejtimit dhe zhvendosemi (afrohemi) gradualisht ne mesin (aksin) e karrexhates kur rruga eshte me dy sense levizje ose afrohemi sa me shume kufirit të majte të karrexhates kur rruga eshte me nje sens levizje dhe afrohemi sa me afer qendres se kryqezimit (qe të futemi tamam ne drejtimin tone ne rrugen tjeter), dhe kthehemi duke dhene perparesi paraprakisht kur eshte e nevojshme, mjeteve qe vijne nga e djathta, mjeteve qe vijne perballe nesh dhe kembesoreve.

Nese eshte i pranishëm sinjali ‘rrethqarkullim’ i fig.104

duhet të rrotullohemi perreth qendres se kryqezimit. Në rast të kundert per t’u kthyer majtas vetem iafrohemi qendres se kryqezimit dhe kthehemi duke e lene qendren e kryqezimit ne të djathten tone. rrotullohemi perreth qendres se kryqezimit. Në rast të kundert, per t’u kthyer majtas vetem i afrohemi qendres se kryqezimit dhe kthehemi duke e lene qendren e kryqezimit ne krahun tonë të djathtë.

 Eshte e lejuar levizja ne rreshta paralele, ne karrexhata qe kane të pakten dy korsi per sens levizje ose me të pakten dy korsi me të njejtin sens levizje (kur trafiku eshte i dendur); kur eshte i pranishem polici trafiku qe e vendos; kur jemi ne kryqezime të rregulluar me semafore apo police trafiku. Pas ndezjes se semaforit jeshil levizja ne rreshta paralele vazhdon edhe ne hapesiren e kryqezimit. Eshte gabim të thuhet qe mund të qarkullohet ne rreshta paralele kur kushtet e shikueshmerise e lejojne ; gjithmone ne rruget urbane; pergjate nje segmenti rrugor qe i paraprin nje kryqezimi të parregulluar; ne rruget me nje korsi per cdo sens levizje; gjithmone kur karrexhata eshte me dy apo tre korsi per cdo sens levizje (jo gjithmone vetem kur densiteti i qarkullimit eshte shume i madh)

 Eshte e detyrueshme të japesh perparesi nga e djathta dhe nga e majta: ne prani të sinjalit ‘stop’ fig41 dhe sinjalit ‘jep perparesi’ fig.40; mjeteve qe qarkullojne mbi shina (trena, tramvaje); mjeteve ne urgjence (policia, ambulanca); para se të hysh ne rruge kur dalim nga vende qe nuk jane objekte kalimi publik (dalja nga garazhi, rrugica private); kur kryejme manovren e levizjes mbrapsht, kur kryejme manovren e kthimit ne sensin e kundert të levizjes dhe kur nisemi nga vendi per t’u futur ne rrymen e trafikut. Eshte gabim të thuhet se eshte e detyrueshme të japesh perparesi nga e majta dhe e djathta kur kryqezimi eshte i paralajmeruar me sinjalin

‘kryqezim me të drejte perparesie’fig.47, 48, 49

     

ose sinjalin ‘kryqezim me perparesi nga e djathta’ (fig.44) ;

 

ne raste të fushpamjes se kufizuar; kur kthehemi nga e majta ( jepet perparesi vetem mjeteve qe kemi ne të djathte dhe perballe) ose ne kryqezime me semafore kur pulson drita e verdhe (jepet perparesi

Kur afrohemi prane nje kryqezimi duhet: të ulim shpejtesine; të ndezim sinjalin e drejtimit (nese eshte e nevojshme) ; të pozicionohemi ne korsine e duhur; të mos e zeme kryqezimin kur shihet se nuk ka mundesi per t’u liruar nga bllokimi; Eshte gabim të thuhet qe, duke afruar ne nje kryqezim duhet të japim gjithmone perparesi mjeteve qe vijne nga e djathta; ti kushtojme rendesi vetem mjeteve qe vijne nga e djathta (duhet të kemi vemendje ndaj të gjithe mjeteve ne kryqezim); të veprojme gjithmone shume ngadale (nese na kap drita e verdhe ne levizje dhe kemi kaluar vijen e ndalimit duhet të shpejtojme); ti biem burise ne qendrat e banuara sa here të ne jepet mundesia ose me semafor jeshil të shtojme shpejtesine dhe të perpiqemi të lirojme kryqezimin pa shikuar as majtas e as djathtas.

Ne afersi apo ne vazhdimsi të kryqezimeve eshte e ndaluar : të besh zigzake e të ndryshosh ne menyre të menjehershme drejtimin e levizjes; të kryesh parakalime ne nje kryqezim qe nuk eshte i rregulluar me polic trafiku apo semafore; të prakalosh nje biciklete nese per të kryer kete manover duhet të kalojme ne korsine e sensit te kundert; të kryesh manovren e kthimit ne drejtimin e kundert të levizjes; të qendrosh apo të pushosh; Eshte gabim të thuhet qe eshte e ndaluar të ulesh shpejtesine; qe eshte e ndaluar ti biesh burise kur jemi jasht qendrave të banuara; qe eshte e ndaluar të kalosh shpejtesine 60km/ore; qe eshte i ndaluar parakalimi; qe eshte e ndaluar të perdoresh sinjalizimet me drita dhe sinjalet e drejtimit.