REZERVO TANI

Rregullat e parakalimit

PARAKALIMI
Parakalimi eshte i ndaluar : kur ka nje sinjal qe e ndalon ate; kur nuk kemi hapesire te lire te mjaftueshme per te bere kete manover: ne kthesa dhe ne kurrize rruge (ne pjesen ngjitese) ne rruget me nje korsi per cdo sens levizje; ne ngushtime rruge; ne kalimet ne nivel pa barriera; kur mjeti qe kemi prapa apo ai qe kemi para ka sinjalizuar dhe filluar kete manover para nesh; ndaj nje mjeti qe ka ndaluar per ti dhene perparesi kembesoreve (ose nje mjeti tjeter ) per te kapercyer rrugen; ne korsite e shpejtimit dhe te ngadalsimit; ne kryqezime qe nuk jane te rregulluar me semafore apo agjente policie; kur per te kryer manovren duhet te kapercejme vijen e panderprere apo vijen dyfishe te panderprere gjatesore te mesit te karrexhates; nga e djathte e nje tramvaji nese nuk ka shpetuese trafiku; ne kryqezimet e rregulluara apo kalimet ne nivel me barriera nese per te kryer parakalimin duhet te futemi ne korsine e sensit te kundert.

Parakalimi ne afersi te nje kryqezimi eshte i lejuar : nese kryqezimi eshte i rregulluar me semafor ose me polic trafiku, ose ne se kryhet ndaj mjeteve me dy rrota pa motorr por pa kaluar ne korsine e sensit te kundert ; kur kryhet ne rruge me perparesi dhe me me shume se nje korsi per sens levizje dhe kane rregullim me sinjalistiken e nevojshme. Eshte gabim te thuhet se parakalimi eshte i lejuar per mjete me motorr me dy rrota apo ne kalimet ne nivel te pabarriera, apo ne nje piste te Biciklisteve

Parakalimi ne vazhdimesi te nje kurrizi rruge eshte i lejuar: ne rruge qe kane me shume se nje korsi per cdo sens levizje per qarkullim ; ne rruge me nje sens te vetem levizje per qarkullim ; ne rruget me nje korsi per cdo sens levizje vetem ne pjesen zbritese (tatepjeten) te kurrizit rrugor . Eshte gabim te thuhet qe parakalimi ne kurrize rruge eshte i lejuar perkundrejt mjeteve te ngadalta apo qe terhiqen me kafshe, apo nese nga sensi i kundert nuk duken mjete te tjera , apo nese mjeti perpara ka ndezur sinjalin e krahut te djathte etj.

Parakalimi nga e djathta eshte i lejuar : kur mjeti qe kemi perpara ka sinjalizuar qe do te kthehet nga e majta ; mjeti perpara nesh ka sinjalizuar qe do te ndaloje ne te majte te rruges kur kjo eshte me nje sens levizje; kur parakalojme nje tramvaj qe leviz ne mesin e rruges ose ka ndaluar per te zbritur pasagjeret dhe rruga ka shpetuese trafiku; Eshte gabim te thuhet qe parakalimi nga e djathta eshte i lejuar kur trafiku eshte shume i dendur apo kur levizim ne rruge interurbane kryesore apo kur parakalojme motocikleta apo kur rrymat e qarkullimit jane te ngadalta apo kur mund te parakalojme pa prekur vijen gjatesore te panderprere.

Manovra e parakalimit kryhet duke mbajtur parasysh : se para se te fillohet parakalimi eshte e nevojshme te ruhet distanca e sigurise, te sigurohemi qe fushpamja eshte e mjaftueshme qe kjo manover te kryhet pa shkaktuar asnje lloj rreziku dhe sinjalizimet rrugore nuk e ndalojne nje manover te tille; qe ka hapesire te mjaftueshme per te kryer parakalimin dhe mjeti qe kemi perpara apo mjeti qe kemi pas nuk e kane sinjalizuar dhe filluar kete manover nderkohe; pra duhet te sinjalizojme per manovren e parakalimit mjetet pas nesh duke ndezur sinjalin e krahut te majte dhe me ane te burise (kur kjo lejohet te perdoret) apo me ane te dritave te gjata mjetet qe kemi perpara; pas perfundimit te manovres se parakalimit duhet te futemi ne korsine e krahut te djathte ne nje distance sigurie por pa ja ngushtuar apo prere rrugen mjetit qe kemi lene pas. Mjeti qe parakalohet duhet e lehtesoje manovren e parakalimit duke mos e shtuar shpejtesine dhe duke ruajtur pocicionin e levizjes sa me ne te djathte te rruges.

Hapesira per manovren e parakalimit : rritet (zmadhohet) nese behet fjale per parakalimin e nje kolone mjetesh; eshte aq me e madhe sa me e madhe eshte shpejtesia e mjetit qe po parakalojme; rritet (zmadhohet) kur mjeti qe duam te parakalojme e shton dhe ai shpejtesine; zmadhohet, sa me e vogel te jete diferenca e shpejtesive te mjetit qe parakalon dhe atij qe po parakalohet; zmadhohet (rritet) sa me e madhe te jete gjatesia e mjeteve qe marrin pjese ne kete manover (mjeti qe parakalon ose ai qe parakalohet). Eshte gabim te thuhet qe hapesira e parakalimit nuk ka rendesi ose nuk ndikon per sigurine rrugore apo qe hapesira e parakalimit varet nga diferenca e shpejtesise se mjetit qe po parakalon dhe mjetit qe po vjen perballe (varet ne fakt vetem nga shpejtesia e mjetit qe po parakalon dhe mjetit qe po parakalohet)

Manovra e parakalimit kryhet duke mbajtur parasysh : para se te fillohet parakalimi eshte e nevojshme te ruhet distanca e sigurise, te sigurohemi qe fushpamja eshte e mjaftueshme, qe kjo manover te kryhet pa shkaktuar asnje lloj rreziku dhe sinjalizimet rrugore nuk e ndalojne nje manover te tille; qe ka hapesire te mjaftueshme per te kryer parakalimin dhe mjeti qe kemi perpara apo mjeti qe kemi pas nuk e kane sinjalizuar apo filluar kete manover nderkohe; pra duhet te sinjalizojme per manovren e parakalimit mjetet qe vijne pas nesh duke ndezur sinjalin e krahut te majte dhe me ane te borise (kur kjo lejohet te perdoret) apo me ane te dritave te gjata mjetet qe kemi perpara. Pas perfundimit te manovres se parakalimit duhet te futemi ne korsine e krahut te djathte ne nje distance sigurie por pa ja ngushtuar apo prere rrugen mjetit qe kemi lene pas. Mjeti qe parakalohet duhet te lehtesoje manovren e parakalimit duke mos e shtuar shpejtesine dhe duke ruajtur pocicionin e levizjes sa me ne te djathte te rruges

Ne kohen (faza) e perfundimit te parakalimit eshte e nevojshme : te pershpejtoje manovren ne autostrada per te shmangur mundesine e bllokimit te korsise; te futemi ne korsine e krahut te djathte duke sinjalizuar me sinjalin e krahut te djathte; te shmangim manovrat e forta dhe te menjehershme qe mund te detyrojne mjetin qe kemi parakaluar te frenoje apo ngadalesoje shpejtesine; mos t’ja ngushtojme ose t’ja presim rrugen mjetit qe parakaluam; te sigurohemi me pasqyra qe mjetin e parakaluar e kemi lene dukshem prapa dhe pastaj te mbyllim parakalimin; te leme ne nje distance sigurie (ne perpjestim te drejte me shpejtesine) mjetin e parakaluar. Eshte gabim te thuhet qe duhet te mbajme per nje kohe sa me te gjate mesin e rruges ose qe duhet ti biem borise per te treguar qe e mbyllem parakalimin ose qe duhet te ulim shpejtesine pasi e kemi perfunduar manovren e parakalimit.

Manovra e parakalimit kryhet duke mbajtur parasysh: para se te fillohet parakalimi eshte e nevojshme te ruhet distanca e sigurise, te sigurohemi qe fushpamja eshte e mjaftueshme qe kjo manover te kryhet pa shkaktuar asnje lloj rreziku dhe sinjalizimet rrugore nuk e ndalojne nje manover te tille; qe ka hapesire te mjaftueshme per te kryer parakalimin dhe mjeti qe kemi perpara apo mjeti qe kemi pas nuk e kane sinjalizuar dhe filluar kete manover paraprakisht; pra duhet te sinjalizojme per manovren e parakalimit mjetet pas nesh duke ndezur sinjalin e krahut te majte dhe me ane te borise (kur kjo lejohet te perdoret) apo me ane te dritave te gjata mjetet qe kemi perpara. Pas perfundimit te manovres se parakalimit duhet te futemi ne korsine e krahut te djathte ne nje distance sigurie por pa ja ngushtuar apo prere rrugen mjetit qe kemi lene pas. Mjeti qe parakalohet duhet te lehtesoje manovren e parakalimit duke mos e shtuar shpejtesine dhe duke ruajtur pocicionin e levizjes sa me ne te djathte te rruges.

Rrezikshmeria e shtuar parakalimit vjen nga fakti se: rritet mundesia per t’u perplasur me mjetet te tjera (para ose mbas nesh) te cilet jane duke kryer te njejten manover ; mund te shkaktojme aksident me mjetin qe po parakalojme ne kohen e fillimit te parakalimit, gjate parakalimit dhe mbas parakalimit; mund te perplasemi me mjetet qe vijne perballe nesh nga sensi tjeter i levizjes. Eshte gabim te thuhet se rrezikshmeria e parakalimit vjen nga prania e mjeteve te renda apo nga mjetet e ngadalta ne rruget me nje sens levizje, nga gjendja e keqe teknike e dritave te pozicionit, apo nga prania e kufizuesve anesore te rruges (fig.290), nga mjete me cilindrate te vogel apo nga efektet qe shkakton parakalimi i motorreve apo i motokarrove.

Kur parakalohesh nga nje mjet eshte e nevojshme : te ruash krahun e djathte te rruges sa me mire te jete e mundur dhe lehtesosh manovren e parakalimit te mjetit tjeter; te mos e shtosh shpejtesine dhe te mos besh gare shpejtesie me mjetin qe po ben parakalimin; qe nese po drejton nje mjet te ngadalte te ndalosh (ose ulesh fare shpejtesine ne te djathte te rruges) sapo te krijohet mundesia, per te lejuar mjetet e tjera qe jane bere varg nga pas te parakalojne me lehtesi. Eshte gabim te thuhet qe duhet te shtojme shpejtesine qe te perfitoje dhe mjeti qe po na parakalon nga ky pershpejtim ose e kunderta qe duhet ta ulim gjithmone shpejtesine; te ndezim sinjalin e krahut te djathte apo sinjalin e emergjences per te treguar qe rruga eshte e lire; apo qe duhet te ecim me marshin e dyte ose te trete per te lehtesuar parakalimin apo qe duhet te vendosemi ne qender te karrexhates per te qene me te sigurte.

Hapesira per manovren e parakalimit : rritet(zmadhohet) nese behet fjale per parakalimin e nje kolone mjetesh; eshte aq me e madhe sa me e madhe eshte shpejtesia e mjetit qe po parakalojme; rritet(zmadhohet) kur mjeti qe duam te parakalojme e shton dhe ai shpejtesine ; zmadhohet, sa me vogel te jete diferenca e shpejtesive te mjetit qe parakalon dhe atij qe po parakalohet; zmadhohet (rritet) me rritjen e gjatesise se mjeteve qe marrin pjese ne kete manover (mjeti qe parakalon ose ai qe parakalohet). Eshte gabim te thuhet qe hapesira e parakalimit nuk ka rendesi ose nuk ndikon per sigurine rrugore apo qe hapesira e parakalimit varet nga diferenca e shpejtesise se mjetit qe po parakalon dhe mjetit qe po vjen perballe (varet ne fakt vetem nga shpejtesia e mjetit qe po parakalon dhe mjetit qe po parakalohet)

Ne rastin e parakalimit naten ne nje rruge me nje korsi per cdo sens levizje, duhet te vleresojme qe hapesira e parakalimit eshte e mjaftueshme per kryerjen e manovres ne menyre korrekte dhe pa rreziqe; te sigurohemi qe diferenca e shpejtesise mes mjetit tone dhe mjetit qe do parakalohet te jete e mjaftueshme qe parakalimi te kryhet normalisht; te sigurohemi paraprakisht me ane te pasqyrave qe mbrapa nesh kete manover nuk e ka filluar ndonje mjet tjeter; te kryhet manovra me kujdes te vecante per shkak te shikueshmerise se kufizuar nga erresira. Eshte gabim te thuhet, qe manovra mund te kryhet edhe pse shikueshmeria eshte e kufizuar nese gjeresia e rruges eshte e madhe; te ndezim ne cdo rast dritat e gjata; te parakalojme duke ndjekur nje mjet qe ka hyre para nesh ne parakalim; te heqim dore nga parakalimi nese mjeti perpara ka pajime te sinjalizimit me difekte dhe ne gjendje te keqe.