REZERVO TANI

Rregulla të ndryshme

12RREGULLA TE NDRYSHME, SI: ZËNIA E KARREXHATËS; SINJALIZIMI I MJETIT TE NDALUAR; RREGULLAT E QARKULLIMIT NE AUTOSTRADE DHE RRUGE INTERURBANE KRYESORE.

 

Kur gjendemi para një pengese që pengon këmbimin me mjetet përballë duhet të ndalojmë për t’u dhënë atyre përparësi, kur manovra e lëvizjes prapa bëhet e domosdoshme, komplekset e mjeteve kanë përparësi ndaj mjeteve të tjera.

Kur këmbimi i mjeteve në rrugët malore është i vështirë, si rregull mjeti që lëviz në zbritje duhet të ndalojë dhe t’i lejë rrugë të lirë mjetit në ngjitje nese mjeti që lëviz në ngjitje ndodhet pranë një shesh ndalimi, duhet të ndalojë në të dhe t’i lejë rrugë të lirë mjetit në zbritje.

Hyrja në autostradë nga korsia e shpejtimit bëhet duke u dhënë përparësi mjeteve që janë në qarkullim.

Për të dalë nga autostrada duhet të kaloni në korsinë e djathtë për t’u futur në korsinë e ngadalësimit.

Në autostrada lejohet:

  • të qarkullojnë autoveturat që tërheqin rimorkio kur kompleksi në tërësi (autoveturë + rimorkio) nuk e kalon masën 3.5 tonë.
  • të qarkullojnë gjysëmrimorkiatorët.
  • të qarkullojnë motorët me cilindratë mbi 150 cm³.
  • qëndrimi në korsinë e emergjencës kur mjeti ka defekt, që e bën të pamundur vazhdimin e lëvizjes.

Në autostrada ndalohet:

  • qarkullimi i mjeteve me ngarkesa të hapura, të pa sistemuara mire dhe që mund të derdhen.
  • i automjeteve që gjendja funksionale, pajisjet dhe gomat e të cilave përbëjnë rrezik për qarkullimin.
  • qarkullimi i motorëve me cilindratë më të vogël se 150 cm³
  • përdorimi i dritave të gjata kur ndriçimi i rrugës është i mjaftueshëm.

Ngarkesa e vendosur në mjet:

  • duhet të sistemohet në mënyrë të tillë që të mos zvogëlojë fushëpamjen e drejtuesit të mjetit.
  • duhet sistemuar në mënyrë të tillë që të mos pengojë lirshmërinë e drejtuesit në drejtimin e mjetit.
  • duhet sistemuar në mënyrë të tillë që të shmanget rënia e saj.
  • mund të dalë nga prapa jo më shumë se 30 % e gjatësisë së mjetit.

Zhvendosja e ngarkesës përpara :

  • zvogëlon stabilitetin e mjetit në lëvizje.
  • sjell një ngarkesë më të madhe mbi pjesët e sistemit të drejtimit të mjetit.
  • sjell konsumim më të madh të gomave të përparme të mjetit.
  • sjell një ngarkesë më të madhe mbi gomat e përparme.

Numri i personave të transportueshëm në çdo automjet:

  • tregohet në lejen e qarkullimit tëtij.
  • nuk mund të jetë më i madh se 9 vetë, duke përfshirë dhe drejtuesin e saj.
  • shënohet ne lejen e qarkullimit dhe në të gjitha rastet përfshin edhe drejtuesin e tij.

Nëse nga rënia aksidentale e ngarkesës është shkaktuar bllokimi i karrexhatës, drejtuesi i

mjetit duhet të zhvendosë ngarkesën e rënë dhe të lirojë sa më shpejt karrexhatën,drejtuesi i mjetit duhet të vendosë trekëndëshin e rrezikut mbi 50 metër prapa, në rrugë interurbane.

Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut:

  • duhet të jetë i vendosur në rrugë interurbane kryesore dhe autostrada në mënyrë të tillë, që të jetë i dukshëm të paktën në distancën 100 metër nga mjetet që vijnë nga mbrapa.
  • vendoset në rrugë interurbane dytësore, të paktën 50 metër prapa mjetit të bllokuar.
  • vendoset në karrexhatë të paktën 1 metër larg nga buza e jashtme e saj.
  • i vendosur në një rrugë interurbane mund të sinjalizojë një mjet të ndalur në karrexhatë për shkak të një defekti apo një ngarkesë të rënë.
  • bën pjesë në pajisjet e detyrueshme të automjetit.
  • vendoset brenda dhe jashtë qendrave të banuara.

Tërheqja e një mjeti me defekt duhet të bëhet me lidhje të forte:

  • mund të bëhet me litar të fortë.
  • mund të bëhet me kavo çeliku të fortë.
  • mund të bëhet me zinxhirë çeliku të fortë.

Mjeti në avari (me defekt) që tërhiqet duhet të ketë ndezur sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut, kur ai funksionon, në rast se sinjalizimi i ndritshëm i rrezikut nuk funksionon, duhet të ketë prapa panelin për ngarkesat e varura ose sinjalin e lëvizshëm të rrezikut.

Mjeti që tërheq një mjet në avari (me defekt) duhet të mbajë ndezur sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut.