REZERVO TANI

Përkufizimet rrugore dhe të trafikut

PERCAKTIME RRUGORE

 

RRUGA.

Rruga eshte zona per perdorim publik, e destinuar per qarkullimin e kembesoreve, mjeteve dhe kafsheve. Rruga mund te jete me nje sens te vetem levizje per qarkullim ose me dy sense levizje per qarkullim dhe e ndare ne karrexhata kur ekzistojne trafikndaresit. Rruga i perfshin karrexhatat (te rezervuara per qarkullimin e mjeteve dhe kafsheve), bankinat dhe trotuaret (per qarkullimin e kembesoreve) dhe pistat per biciklistet.

 Karrexhata eshte pjesa e e rruges e percaktuar per levizjen e mjeteve. Karrexhata eshte e ndare ne korsi, ajo i perfshin vendkalimet e kembesoreve dhe te bicikletave, por nuk i perfshin trotuaret. Karrexhata mund te jete me nje sens ose me dy sense levizje , dhe pergjithesisht eshte e shtruar dhe e kufizuar me vija anesore. Jane pjese e karrexhates te gjitha korsite (me perjashtim te korsise se emergjences). Nuk jane pjese e karrexhates rruget per kembesore dhe pistat e biciklisteve

 Korsia eshte pjesa gjatesore e rruges, me gjeresi te pershtateshme per kalimin e nje rreshti te vetem mjetesh ( gjeresia minimale 2,80 metra dhe gjeresia maksimale 4 metra). Korsia eshte gjithmone me nje sens levizje dhe mund te jete : e levizjes (korsia e percaktuar per levizjen e automjeteve), e emergjences (per qendrimin e emergjences, kalimin e automjeteve te ndihmes se shpejte) e shpejtimit ( per te lehtesuar hyrjen e mjeteve ne nje karrexhate, psh hyrja ne autostrade) e ngadalesimit ( per ngadalesimin e mjeteve qe dalin nga karrexhata por pa penguar mjetet e tjera qe nuk marrin pjese ne kete manover, psh dalja nga autostrada), e rezervuar (korsi vetem per qarkullimin e nje kategorie te caktuar mjetesh, psh per qarkullimin e autobuseve apo mjeteve taksi), e specializuar per manovra te caktuara ( psh, per parakalime, apo per kthimin e sensit te levizjes te mjeteve apo per qendrimin)

 Korsia e shpejtimit sherben per rritjen e shpejtesise dhe lejon automjetet qe te futen ne nje karrexhate ( psh, ne autostrade apo ne rruget interurbane kryesore). Ne korsine e shpejtimit eshte i ndaluar parakalimi dhe qendrimi i mjeteve.

 Korsia e ngadalesimit eshte e percaktuar per ngadalesimin e mjeteve dhe lehteson daljen nga nje karrexhate apo rruge me perparesi ( psh, nga nje autostrade apo rruge interurbane kryesore). Ne korsine e ngadalesimit ndalohet qendrimi dhe parakalimi.

Bankina eshte pjese e rruges ne ane te karrexhates qe sherben per levizjen e kembesoreve dhe, si rregull, nuk lejon qarkullimin e mjeteve

Trotuari (qe mund te jete ne siperfaqe te rruges apo i ngritur mbi siperfaqen e saj) eshte pjese e rruges (jashte karrexhates), i kufizuar dhe i mbrojtur dhe sherben per qarkullimin e kembesoreve. Nese mbi trotuar jane vendosur vijezimet perkatese, ai mund te sherbeje edhe per parkimin e mjeteve.

 Vendkalimi i kembesoreve eshte nje pjese e rruges dhe e karrexhates, e shenuar ne menyre te pershtashme (nga shirita te gjere te bardhe e paralele) dhe e organizuar, ne te cilen kembesoret , gjate kalimit nga njera ane e rruges ne tjetren, kane perparesi ndaj automjeteve dhe mjeteve.

 Ishulli i trafikut eshte pjese e rruges dhe e karrexhates e ngritur apo e vijezuar ne siperfaqen e rruges

(fig. 595)

e pashkelshme per mjetet, dhe vihet ne dukje nga vija paralele me ngjyre te bardhe, te kufizuara me vija te harkuara dhe i percaktuar per ndarjen dhe orientimin e rrymave te trafikut.Mbi siperfaqen e ishullit te trafikut ndalohet qendrimi dhe qarkullimi.

 Shpetuese eshte nje pjese e ngritur e rruges, ose e kufizuar dhe e mbrojtur, e destinuar per mbrojtjen ose qendrimin e kembesoreve qe duan te kapercejne rrugen ne vendkalimet e kembesoreve ose ne stacionet e qendrimit te autobuseve. Shpetuesja ndihmon (lehteson) ngjitjen dhe zbritjen e pasagjereve nga autobuset, tramvajet etj. Ne to, mund te vendosen semafore vertikale qe pulsojne me drite te verdhe per t’i bere me te dukshme.

 Kryqezimi ne nivel eshte nje zone e perbashket per dy ose disa rruge ( te vendosura ne te njejtin plan apo nivel , ketu duhet te mos ngaterrojme kalimin ne nivel qe eshte kryqezim i rruges me hekurudhen), e organizuar ne menyre te tille qe te lejoje zhvendosjen dhe shperndarjen e rrymave te trafikut nga njera rruge ne tjetren. Mund te jete i rregulluar me semafore.

 Kryqezimi ne disnivel eshte bashkesia e infrastrukturave (mbikalime, nenkalime dhe rampa- degezime me pjerresi te rruges) ose thene ndryshe nje kryqezim i rrugeve me nivele te zhvendosura, me qellim qe te shperbeje, shperndaje dhe zhvendose rrymat e trafikut perms degezimeve te rruges te vendosur ne nivele te ndryshme nga njera rruge ne tjetren.

 Zone me trafik te kufizuar eshte nje zone e percaktuar me sinjale rrugore te vendosura ne fillim dhe ne fund te saj

( fig. 187, fig. 235)

ne te cilen hyrja dhe qarkullimi i mjeteve eshte i kufizuar me orare te percaktuara ose per kategori te vecanta perdoruesish apo mjetesh.

 Zone urbane kembesore , eshte nje zone e destinuar per qarkullimin e kembesoreve ne te cilen mund te qarkullojne edhe mjete te sherbimit te urgjences (ambulanca, zjarrfikesit, policia) me drita te urgjences dhe sirena ne funksion, si dhe kategori te tjera mjetesh per personat me aftesi te kufizuara me shenjat perkatese dhe me shpejtesi te krahasueshme me ato te bicikletave. Kjo zone eshte e shenuar me sinjale rrugore te fillimit dhe te mbarimit

( fig. 186, fig. 234

 Kalimi ne nivel eshte nderprerja e rruges me nje linje hekurudhore (ne planin rrugor) e karakterizuar nga prania e nje sere rregullimesh dhe sinjalizimesh te pershtatshme per sigurimin e qarkullimit , sic jane : barrierat ose gjysembarrierat, dritat e kuqe, pjisjet e sinjalizimit zanor, kryqi i shen andreas

(fig. 10 fig.11) ,

panelet distancametrike (fig.13).

 Rruga interurbane kryesore eshte nje rruge me karrexhata te pavarura apo te ndara me trafikndares, secila prej tyre me te pakten dy korsi per sens levizje dhe bankina te shtruara, pa kryqezime ne nivel (e pajisur me kryqezime ne disnivel) e pajisur me zona (hapesira) te pershtatshme per qendrimin

(fig. 240),

me korsi shpejtimi per hyrjen dhe korsi ngadalsimi per daljen, e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive te mjeteve me motorr (nuk lejohet qarkullimi e bicikletave dhe ciklomotoreve). Eshte e dallueshme nga sinjalet e hyrjes dhe te mbarimit te rruges

(fig.194)

me ngjyre blu dhe shpejtesia maksimale e lejuar eshte 90 km/ore.

 Autostrada eshte rruge me karrexhata te pavarura ose te ndara me trafikndares, secila me te pakten dy korsi per sens levizje dhe korsi emergjence dhe bankina te shtruara, pa kryqezime ne nivel ( jane te pranishme kryqezimet ne disnivel), pa hyrje private (rrugeza anesore, garazhe, etj ); e pajisur me rrethim dhe me sisteme asistence gjate gjithe gjatesise saj, me zona te parashikuara per qendrime, e pajisur me korsi shpejtimi dhe korsi ngadalsimi per hyrjen dhe per daljen e mjeteve; e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive te mjeteve me motorr ( motocikleta mbi 150 cm³ dhe automjete qe jane ne gjendje te ecin me shpejtesi me te madhe se 80 km ne rruge te drejte) e dalluar nga sinjalet e hyrje dhe te daljes me ngjyre te gjelber

jeshile, si ne fig.196 195

shpejtesia maksimale e lejuar 110 km/ore

LEJOHET TE QARKULLOJNE NE AUTOSTRADA

Lejohet te qarkullojne ne autostrada : autoveturat me rimorkio ose qe terheqin nje karrel, autokampet, kamionet, autobuzet, kamionet me rimorkio, komplekset e mjeteve ( koke terheqese me trailer, autobuz artikular, autobuz me rimorkio) motocikleta me cilindrate te barabarte dhe me te madhe se 150 cm³

 JANE TE PERJASHTUAR NGA QARKULLIMI NE AUTOSTRADA

Jane te perjashtuar nga qarkullimi ne autostrada ( nuk lejohet te qarkullojne ne to ) : autovetura qe nuk arrijne dot shpejtesine 80 km/ore ne rruge fushore, ciklomotorret, motocikleta me cilindrate me te vogel se 150 cm³, makinat bujqesore dhe makinat teknologjike, automjete me ngarkesa te pasistemuara dhe pafiksuara mire dhe me ngarkesa te hapura qe mund te derdhen ose permbysen, automjete qe nuk kane kryer kontrollin teknik vjetor dhe qe jane ne gjendje te keqe teknike, pa pajime dhe sisteme te funksionimit ne gjendje te mire, me goma te konsumuara shume, sinjale te thyera etj. automjete qe terheqin mjete me difekt ose me avari.

 NE AUTOSTRADA ESHTE E NDALUAR

Ne autostrada eshte i ndaluar kthimi ne te kundert i sensit te levizjes; qendrimi dhe pushimi pervec rastit kur mund te qendrosh ne korsine e emergjences deri ne 3 ore kur peson avari ose drejtuesi mjetit eshte ne gjendje jo te mire shendetesore; te qendrosh per te marre pasagjere ( edhe ne zonat e sherbimit e te asistences); te terheqesh mjete (pervec rimorkiove) te tjera ne avari ose me difekt ; te perdoresh dritat e gjata ne zonat e sherbimit dhe zona te tjera qe kane ndricim te mire; te besh gara shpejtesie ; te zhvillosh aktivitete shitblerje. Per te hyre ne autostrade duhet te perdorim korsine e shpejtimit duke i dhene perparesi mjeteve qejane ne qarkullim dhe per te dale duhet te perdorim korsine e ngadalsimit. Kur kemi difekt ne automjet dhe kemi ndaluar duhet te vendosim dukshem trekendeshin e rrezikut per te parandaluar cdo te papritur.