PËRGJEGJESITË DHE SJELLJA NË AKSIDENTE, GJENDJA FIZIKE-PSIQIKE E DREJTUESIT TE MJETIT
PERGJEGJESIA CIVILE
Duke qarkulluar me një automjet mund t’i nënshtrohemi përgjegjësive si pasojë e sjelljes sonë në drejtimin e automjetit; këto mund të jenë të tre tipeve : civile, penale dhe administrative. Përgjegjësia civile qendron në detyrimin për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara personave, sendeve dhe kafshëve (edhe nëse bëhet fjalë për dëm me vlerë të vogël.), pra e detyron përgjegjësin, ose kë në emër të tij (sipërmarrje sigurimi), për dëmshpërblimin (me pagesë në lekë) e dëmit që i është shkaktuar të dëmtuarit; Kjo përgjegjësi rëndon mbi drejtuesin ose pronarin e automjetit (nuk rëndon mbi pronarin nëse ai provon që automjeti është përdorur kundër vullnetit të tij, si psh. në rastvjedhjeje); është e pavarur nga dy përgjegjësitë e tjera (penale dhe administrative).
NË NJË AKSIDENT KUSH ËSHTË CIVILISHT I DETYRUAR QË TË DËMSHPËRBLEJË DËMET
Mund të bihet dakort me të dëmtuarin rreth sasisë së dëmshpërblimit (në fakt mund të vendosë të paguajë drejtpërdrejt, pa ndërhyrjen e sipërmarrjes siguruese), dhe në këtë rast është e pershtatshme që të t’i drejtohen një konsulenti të fatkeqësive rrugore (ekspert në kete fushë) per të përcaktuar saktësisht shumën e dëmit të shkaktuar; nuk është i detyruar të kërkojë ndërhyrjen e organeve të policisë në rast se nuk ka dëme në njerëz; mund të riparojë automjetin e vet. Nuk i nënshtrohet pagesës së një sanksioni administrativ (bëhesh subjekt i sanksioneve administrative në rast thyerje rregullash të kodit rrugor); Nuk mund të shkarkohesh nga çdo forme e përgjegjësisë penale duke paguar shumën e dëmit (duke paguar këtë shumë shkarkohesh vetëm nga përgjegjësia civile)
PËRGJEGJËSIA PENALE
Pergjegjesia penale qendron në detyrimin për t’u përgjigjur për sjelljen si person. Lind sa herë dhunohet kodi penal dhe disa nene të kodit rrugor; sa herë provokohet vdekja si pasojë e veprës penale të një personi ose plagosje e rëndë (nuk lind për dëmet e pavullnetshme vetëm ndaj sendeve ose nëse ngjarja nuk konsiderohet vepër penale ose nëse i referohet shkakut të forcës madhore, si psh. plasja e nje gome te mbajtur në kushte të mira) dhe rëndon vetëm mbi drejtuesin e automjetit, pra mbi atë që ka kryer ngjarjen dhe jo mbi pronarin. Përgjegjësia penale nuk ka asgjë të përbashkët me atë civile ose administrative. Tre format e pergjegjesise , civile , administrative dhe penale jane te pavarura nga njera tjetra. Pergjegjesia penale nuk zhduket kur paguhen demet ose kur siguracioni paguan per demet.
PERGJEGJESIA PENALE DHE CIVILE
Nëse, në një aksident rrugor kemi të dy përgjegjësitë (penale dhe civile), i nënshtrohemi ndëshkimeve të parashikuara nga Kodi penal e jemi të detyruar për shpërblimin e dëmit (vetëm për atë civile), ndër te tjera i nënshtohemi ndalimit parandalues ne rast largimi nga vendngjarja ose mos kryerje të ndihmës së shpejtë. Duke qënë penalisht dhe civilisht përgjegjës në një aksident, mund të procedohet me rivleresimin, pezullimin ose anullimin e lejes së drejtimit; por është e gabuar të thuhet që detyrimisht i nënshtrohesh këtyre masave. Të qënit përgjegjës rrjedh nga shkelje e jona jo vetëm e Kodit penal por ndoshta edhe e Kodit rrugor. Në këto raste do t’i nënshtrohemi edhe sanksioneve të parashikuara nga Kodi rrugor (me detyrimin për të paguar masën administrative, pra gjobën)
NË RAST AKSIDENTI RRUGOR DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET
Të nxjerrë të gjithë elementët e nevojshëm për rindërtimin e modaliteteve të aksidentit (vendin, datën, dëmet, etj.), duke evituar që të modifikohen gjurmët (pozicioni i saktë i automjeteve); të thërrasë policinë dhe dhe ndihmën mjekësore nëse ka të plagosur rëndë; të marrë shënim gjeneralitetet e drejtuesit tjetër dhe të dhënat e patëntës, automjetit dhe sigurimit. Për komunikimin e sipërmarrjes siguruese së vet, është e këshillueshme që të përdoret formulari i konstatimit miqësor (që plotësohet duke specifikuar gjeneralitet e drejtuesve të automjeteve, të dhënat e tyre, dëmet e pësuara, etj.). Plotësimi korrekt i formularit, i firmosur nga të dy drejtuesit, ka për qëllim të përshpejtojë shpërblimin e dëmit nga ana e shoqërive siguruese dhe bën të mundur evitimin e gjetjes së dëshmitarëve.
PAS NJË AKSIDENTI RRUGOR DUHET
Nëse ka të plagosur, duhet vendosur automjeti të paktën përgjatë anës së djathtë të karrexhatës ose, në mënyrë të preferuar të zhvendoset jashtë karrexhatës, të vihet trekëndëshi i posaçëm i automjetit të ndaluar, në rastet e parashikuara nga Kodi Rrugor (vetëm jashtë qendrave të banuara, në kthesa, gunga, etj.) dhe, duke mos mundur të zhvendoset automjeti, duhet të bëjë të mundur vazhdimin e qarkullimit deri në mbërritjen e policisë dhe ndihmës rrugore. Është ndër të tjera e nevojshme që t’i sinjalizohet rreziku automjeteve që vijnë (mbi të gjitha nëse bllokimi është në kthesë) me xheste duarsh që kanë qëllim të pengojnë kalimin në zonën e rrezikshme, veçanërisht nëse kanë mbetur si pengesa në karrexhiatë pjesë të automjeteve të aksidentuara, nëse verifikohet rënia e substancave të rrëshqiteshme ose për të mbrojtur një të plagosur që nuk mund të levizet.
PËR TË GJETUR DËSHMITARËT E PRANISHËM NË AKSIDENTIN RRUGOR
Të mbahen shënim gjeneralitetet e deshmitarëve të pranishëm në aksident (edhe në rast se bëhet fjalë për persona që transportoheshin), duke i pyetur ata nëse janë të gatshëm të dëshmojnë (nuk mund të detyrohen) nëse është e mundur të lënë një deklaratë të shkruar nga ata e firmosur. Nëse të dy drejtuesit e përfshirë përdorin konstatimet miqësore, gjetja e dëshmitarëve nuk është e domosdoshme.
PER TE CILESUAR PERSONAT DHE MJETET E PERFSHIRA NE NJE AKSIDENT
Nese me shume mjete dhe drejtues jane perfshire ne nje aksident eshte e nevojshme te kontrollohen dokumentet e te gjitha mjeteve dhe drejtuesve te perfshire ne aksident, duke kontrolluar: lejen e qarkullimit, per te vertetuar ne emer te kujt eshte automjeti; lejedrejtimin, duke vertetuar ne kete menyure edhe identitetin e drejtuesit; çertifikaten e sigurimit, duke i marre shenim te dhenat; targen dhe llojin e automjetit, nese ky nuk ndalet. eshte e dobishme te kujtohet qe nuk duhet mbajtur kurre ne vendngjarje nje person qe ndoshta ne ate moment ka nevoje per kurim (per te shmangur qe te akuzohet per mosdhenie te ndihmes se shpejte dhe sekuestrim personi), nderkohe qe eshte e mjaftueshme te dihet identiteti i tij
Kush shfaq shenja lodhje ne drejtimin e mjetit duhet : te ule shpejtesine (jo ta shtoje , apo te nxitoje) te zhvendoset pergjate krahut te djathte te karrexhates per te mbrritur ne vendpushimin e pare dhe per te ndaluar e pushuar; nese eshte e nevojshme mund te ndaloje edhe ne korsine e emergjences per te pushuar,
DHENIA E NDIHMES SE PARE
Ndihma e pare Te ndihmosh nje te demtuar ne rruge eshte nje detyre e percaktuar nga kodi penal qe denon mosdhenien (e ndihmes), por edhe nje sjellje qe tregon detyrim moral. Qellimi i ndihmes se pare eshte keshtu te kryhen veprime te thjeshta dhe te menjehershme per mbijetesen, duke ndihmuar e shoqeruar te demtuarin ne pritje te ndihmes mjekesore. Pervec kesaj eshte e rendesishme te shmanget qe i demtuari te pesoje lendime dhe te ndalohen te kryhen nderhyrje te gabuara nga persona te tjere. Per kete qellim duhet sinjalizuar per aksidentin, te thirret ndihma e kualifikuar, duke asistuar dhe mbrojtur viktimen sa me mire te jete e mundur, pa marre inisiativa qe jane ne kompetencen mjekesore (si psh.: ti japesh ilace, ti ndryshosh pozicion ose ta zhvendosesh pa qene e nevojshme).
Plagosjet (me hemoragji). Te bllokohet plaga menjehere dhe te shtrengohet me material mundesisht steril ose te paster per te bllokuar rrjedhjen e gjakut dhe te thirret ndihma e shpejte nese eshte rast me hemoragji; te lahet plaga me uje vetem nese eshte pis (per te evituar nje infeksion te mundshem); te evitohen manipulime me plagen; te mos levizen trupa te huaj te mundshem (xham,ashkel etj.) te futura ne plage sepse nxjerrja e tyre mund te keqesoje sasine e hemoragjise, por duke pasur kujdes qe te mos futen me thelle ne plage gjate fashimit; te vendoset i plagosuri ne pozicion ulur ose shtrire per te parandaluar konseguencat e nje shoku te mundshem.
Trup i huaj ne nje sy. Nese i demtuari ka nje trup te huaj ne nje sy (xham,ashkel etj) duhet : te ndalohet qe i demtuari te preke syrin e plagosur dhe te mos e masazhoje per te evituar demtime me te renda ; te fashohet syri pa e nxjerre trupin e huaj (duke bere kujdes qe te mos futet me thelle) dhe te behet e mundur nderhyrja e nje specialisti (okulist).
Gjendja e shokut. Gjendja e shokut (shume e ngjashme me humbjen e ndjenjave) eshte e shkaktuar nga nje renie e presionit te gjakut qe krijon nje zvogelim te fluksit te gjakut me deme te renda per trurin dhe zemren. Mund te jete shkaktuar nga: emocionet, humbje e forte e gjakut (hemoragji), trauma te renda, dhimbje fizike (fraktura). Gjendja e shokut manifestohet permes simptomave te meposhtme: gjendje e tensionuar, lekure e zbehte, djerse te ftohta, te dridhura, rrahje te zemres te dobeta (te veshtira per tu perceptuar) por frekuente. I demtuari ne gjendje shoku duhet te shtrihet ne toke, duke i vene nje mbulese poshte trupit per te evituar humbjen e nxehtesise dhe duke i mbajtur kembet e ngritura (rreth 20-30cm) nga trupi, per te favorizuar fluksin e gjakut ne zemer dhe tru.
Gjendja pa ndjenja (te fiketit) Nje i plagosur ne gjendje inkoshiente nuk reagon ndaj stimujve te thjeshte (nje e pickuar,nje goditje); nuk eshte ne gjendje ti pergjigjet nje pyetjeje; nuk eshte ne gjendje te beje levizje. Prandaj duhet nderhyre per tu kujdesur per te demtuarin qe eshte i paafte te kujdeset per veten, duke pare gjendjen e tij deri ne mberritjen e ambulances. Te verifikohet ne merr fryme duke i vene doren ne pjesen e poshtme anesore te toraksit ose mbi bark: nese nuk merr fryme ti pastrohet hunda dhe goja nga pengesa te mundshme (gjak psh) nese merr fryme vete te vendoset ne pozicionin anesor te sigurise.
Traume ne kafazin e kraharorit
Mund te sjelle fraktura te brinjeve ose te kafazit te kraharorit te renduara nga demtime te mundshme te mushkerive. I demtuari merr fryme me shume veshtiresi , prandaj duhet: te perpiqemi per ti lehtesuar frymemarrjen duke e vendosur subjektin gjysem-ulur; te mos i jepet per te pire e per te ngrene, dhe te ruhet me kujdes deri ne mberritjen e ndihmes se specializuar. Ne rast te nje plage te dukshme dhe te thelle te shtypet menjehere me nje cope te paster pa e prekur plagen.
Fraktura ne gjymtyre (kembe dhe krahe)
Fraktura (thyerja e nje kocke) evidentohet nga dhimbje shume te forta dhe me levizjen me te vogel te gjymtyres. Per kete,ai qe ndihmon duhet :ta mbaje te palevizshme me mjete te rastit (bastun,cader,shall etj.) frakturen ne pozicionin ne te cilen gjendet per te evituar si dhimbjet e forta,qe mund te cojne ne gjendje shoku,si dhe demtimet e mundshme te nervave dhe eneve te gjakut. Ne rast te fraktures se dukshme,ne rastin kur kocka del nga lekura,nuk duhet shtyre kocka ne tentative per ta rifutur,por para se te imobilizohet gjymtyra,duhet mbuluar plaga e kocka me material steril ose nje cope te paster per te evituar infeksionet.
Djegia
Ndihma qe i duhet dhene nje te demtuari qe paraqet nje djegie eshte :te ftohet pjesa e lekures se djegur me uje te ftohte,te mos dizinfektohet dhe te mos aplikohen pomada ose alkool mbi pjeset e djegura,por te mbulohet me kujdes me material te mundshem steril ; ne rastin kur veshjet e viktimes kane marre flake,duhen shuar menjehere flaket duke perdorur batanije etj.dhe te evitohet qe te hiqen copa nga veshjet qe mund te jene ngjitur ne lekuren e djegur.
Gjendja e shokut.
Gjendja e shokut (shume e ngjashme me humbjen e ndjenjave) eshte e shkaktuar nga nje renie e presionit te gjakut qe krijon nje zvogelim te fluksit te gjakut me deme te renda per trurin dhe zemren. Mund te jete shkaktuar nga: emocionet, humbje e forte e gjakut (hemoragji), trauma te renda, dhimbje fizike (fraktura). Gjendja e shokut manifestohet permes simptomave te meposhtme: gjendje e tensionuar, lekure e zbehte, djerse te ftohta, te dridhura, rrahje te zemres te dobeta (te veshtira per tu perceptuar) por frekuente. I demtuari ne gjendje shoku duhet te shtrihet ne toke, duke i vene nje mbulese poshte trupit per te evituar humbjen e nxehtesise dhe duke i mbajtur kembet engritura (rreth 20-30cm) nga trupi, per te favorizuar fluksin e gjakut ne zemer dhe tru.
Kush ka shenja te lodhjes duhet :
Te ule shpejtesine dhe te zhvendoset ne krahun e djathte per te arritur ne vendin e pare te qendrimit dhe te pushoje; kur eshte e domosdoshme, te ndaloje dhe ne korsine per qendrimin e emergjences.
Perdorimi i alkoolit dhe drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur :
Perdorimi i alkoolit ndikon ne drejtimin e mjetit duke e bere me pak te sigurte sepse mund te coje ne vetsiguri te pajustifikueshme dhe pakujdesi (mungese e kuptimit te rrezikut); pervec kesaj mund te shkaktoje gjume, ndryshon aftesite e perqendrimit dhe te vemendjes; i ben me pak te shpejta reflekset; sjell rrezik te madh per qarkullimin dhe keshtu perben shkelje te rende te normave te qarkullimit ne rruge,i denueshem me gjobe ose pezullim te lejes se drejtimit , por edhe me ndalim te personit; mund te verifikohet me ane te testit te alkoolit (etilometer) te cilit eshte e detyrueshme ti nenshtrohesh.
Nese jane duke u ndjekur kura me medikamente me veprim qetesues:
Duhet te shihen kunderveprimet e mundshme ne drejtimin e mjetit (te lexohet fleta shpjeguese qe shoqeron medikamentin). Nese nuk ekzistojne kunderveprime, mund te drejtohet mjeti, edhe duke vazhduar mjekimin, perderisa gjendja patologjike (semundja) nuk komprometon aftesite ne drejtim dhe kushtet fizike jane te pershtatshme.
Drejtimi nen influencen e substancave narkotike :
Eshte i ndaluar drejtimi i mjetit ne kushte te ndryshimit fizik e psiqik si rrjedhoje e perdorimit te substancave narkotike qe ndryshojne reflekset, koordinimin e levizjeve dhe te perceptimit (shikimi,degjimi etj). Perdorimi i substancave te tilla, pervec kesaj, mund te shkaktoje gjume ose eufori. Kush ka bere perdorim te rregullt te drogave (edhe te lehta) mund te vazhdoje te ruaje cdo kategori te lejedrejtimit vetem nese demostron qe ka ndaluar se perdoruri droga. Per kete qellim duhet ti nenshtrohet verifikimeve prane komisionit mjekesor lokal , qe duhet te siguroje qe subjekti nuk eshte me i varur nga drogat.
Mungesa e sensit (kuptimit) te rrezikut gjate drejtimit te mjetit mund te shkaktohet nga :
- abuzimi me alkoolin (dhe jo nga pijet jo alkolike dhe kafeja);
- perdorimi i substancave narkotike; perdorimi i ilaceve qetesues ose i atyre per gjume.
Ilacet per shqetesimet nga makina (kunder te perzierit, marrjemendsh) mund ti japin drejtuesit te mjetit pergjumje dhe ulje te vemendjes, si dhe, reduktim te reflekseve dhe zgjatje te kohes se reagimeve (pervec zhdukjes se ndjesise te te perzierit verifikohen efekte anesore qe nuk perputhen me drejtimin).
Drejtimi nen influencen e substancave narkotike :
Eshte i ndaluar drejtimi i mjetit ne kushte te ndryshimit fizik e psiqik si rrjedhoje e perdorimit te substancave narkotike qe ndryshojne reflekset, koordinimin e levizjeve dhe te perceptimit (shikimi,degjimi etj). Perdorimi i substancave te tilla, pervec kesaj, mund te shkaktoje gjume ose eufori. Kush ka bere perdorim te rregullt te drogave (edhe te lehta) mund te vazhdoje te ruaje cdo kategori te lejedrejtimit vetem nese demostron qe ka ndaluar se perdoruri droga. Per kete qellim duhet ti nenshtrohet verifikimeve prane komisionit mjekesor lokal , qe duhet te siguroje qe subjekti nuk eshte me i varur nga drogat.
Perdorimi i alkoolit dhe drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur :
Perdorimi i alkoolit ndikon ne drejtimin e mjetit duke e bere me pak te sigurte sepse mund te coje ne vetsiguri te pajustifikueshme dhe pakujdesi (mungese e kuptimit te rrezikut); pervec kesaj mund te shkaktoje gjume, ndryshon aftesite e perqendrimit dhe te vemendjes; i ben me pak te shpejta reflekset; sjell rrezik te madh per qarkullimin dhe keshtu perben shkelje te rende te normave te qarkullimit ne rruge, i denueshem me gjobe ose pezullim te lejes se drejtimit , por edhe me ndalim te personit; mund te verifikohet me ane te testit te alkoolit (etilometer) te cilit eshte e detyrueshme ti nenshtrohesh.