SINJALIZIMI PAMOR DHE ZANOR NE MJETE
Perdorimi i dritave. Perdorimi i sistemeve te sinjalizimit pamor (me drita) eshte i detyrueshem duke filluar nga gjysem ore pas perendimit te diellit dhe deri gjysem ore para lindjes se diellit. Diten eshte i detyrueshem kur transportohen te aksidentuar ose te semure rende; ne tunele gjithmone ; ne raste te fushepamjes se dobet, kur bie shi i dendur , bore apo ka mjegull.
Perdorimi i dritave te pozicionit. Me perjashtim te mjeteve me dy rrota, ciklomotorreve dhe motorreve perdorimi i dritave te pozicionit eshte i detyrueshem edhe gjate pushimit dhe qendrimit,duke perjashtuar rastet kur mjeti eshte teresisht i dukshem nga ndricimi publik, ose kur qendron jashte karrexhates. Perdorimi i sinjalizimit pamor eshte i detyrueshem edhe kur mjeti gjendet ne korsine e emergjences
Perdorimi i fenereve joverbues (dritat e shkurtra) eshte i detyrueshem duke filluar nga gjysem ore pas perendimit te diellit : ne qendrat e banuara; jashte qendrave te banuara kur ndricmi i rruges eshte i mjaftueshem; jashte qendrave te banuara kur ndricimi eshte i pamjaftueshem por, jemi duke u kryqezuar me mjete perballe. Gjithashtu diten dhe naten, perdoren ne cdo rast te shikueshmerise se paket nga mjegulla e dendur, nga bora qe bie , shiu i rrembyeshem etj; kur transportojme te aksidentuar ose te semure rende.
Perdorimi i fenereve verbues (dritat e gjata) eshte i detyruar jasht qendrave te banuara dhe ne tunele kur ndricimi publik eshte i pamjaftueshem (perdorimi i fenereve joverbues ne keto raste nuk mjafton) Perdorimi i fenereve verbues eshte i ndaluar si rregull, ne qendrat e banuara; kur shkembehen dy mjete me njeri tjetrin; kur jemi pas nje mjeti ne distance te afert (ne kete rast nuk nenkuptojme distance me te afert se ajo e sigurise); kur rrezikojme te verbojme drejtuesit e mjeteve qe levizin ne karrexhaten tjeter ose kembesoret. Lejohet perdorimi i fenereve verbues me nderprerje dhe ne intervale kohe te shkurter, ne zevendesim te borive, per te sinjalizuar per nje parakalim apo nje situate rreziku te mundeshem ne cdo kohe.
Perdorimi i fenereve (dritave) te mjetit :
A. ne qendrat e banuara :
1. kur ndricimi publik eshte i mjaftueshem , dritat e pozicionit+ feneret joverbues
2. kur ndricimi publik eshte i pamjaftueshem , dritat e pozicionit + feneret joverbues
3. ne kushtet e shikueshmerise se kufizuar, drtitat e pozicionit+ feneret joverbues ose feneret mjegullcares
B. jasht qendrave te banuara :
1. kur ndricimi publik eshte i mjaftueshem, dritat e pozicionit + feneret joverbues
2. kur ndricimi publik eshte i pamjaftueshem, dritat e pozicionit + feneret verbues
ne kushtet e shikueshmerise se kufizuar, drtitat e pozicionit+ feneret joverbues ose feneret mjegullcares.
Perdorimi i fenereve verbues (dritat e gjata) eshte i detyruar jasht qendrave te banuara dhe ne tunele kur ndricimi publik eshte i pamjaftueshem (perdorimi i fenereve joverbues ne keto raste nuk mjafton) Perdorimi i fenereve verbues eshte i ndaluar si rregull, ne qendrat e banuara ; kur shkembehen dy mjete me njeri tjetrin ; kur jemi pas nje mjeti ne distance te afert (ne kete rast nuk nenkuptojme distance me te afert se ajo e sigurise); kur rrezikojme te verbojme drejtuesit e mjeteve qe levizin ne karrexhaten tjeter ose kembesoret. Lejohet perdorimi i fenereve verbues me nderprerje dhe ne intervale kohe te shkurter , ne zevendesim te borive; per te sinjalizuar per nje parakalim apo nje situate rreziku te mundeshem ne cdo kohe si brenda ashtu dhe jasht qendrave te banuara.
Perdorimi i sinjaleve te drejtimit. Sinjalet e drejtimit vihen ne pune (paraprakisht) : sa here qe do te kryejme nje manover te kthimit te drejtimit (majtas ose djathtas) ; ndryshojme korsine e levizjes (ne rastin e parakalimit psh; kur pozicionohemi jasht karrexhates per te qendruar apo per tu parkuar; ne cdo rast kur hyjme ne qarkullim duke u nisur nga kufijte e karexhates apo duke ndjekur korsine e shpejtimit, ose kur dalim dhe zhvendosemi ne korsine e ngadalesimit)
Sinjalizimi i ndritshem i rrezikut (ndezja e njekohshme e te kater sinjaleve tregues te drejtimit) perdoret : ne rastet e zenies se karrexhates; kur per shkak te ndonje difekti mjeti detyrohet te qarkulloje me shpejtesi te ulet; kur gjate qarkullimit verifikohet ngadalsim i papritur i levizjes se mjeteve perpara dhe krijohet varg mjetesh; kur qendrimi i emergjences krijon rrezik per qarkullimin dhe perdoruesit e rruges dhe gjate kohes se nevojshme per vendosjen dhe rimarrjen trekendeshit te
rrezikut.
Mirembajtja e sistemit te ndricimit te mjeteve kerkon qe te kontrollohen kohe mbas kohe : ndezja dhe funksionimi korrekt i te gjitha paisjeve ndricuese dhe sinjaleve perkatese. Zevendesimi i pejseve pasqyruese te fenereve kur verehet qe kane humbur shkelqimin, kane marre ndryshk, kane humbur ngjyren etj.; te kontrollohet orientimi i fenereve ne lidhje me hedhjen e drites per te shmangur verbimin qe mund te shkaktojme per perdoruesit e rruges ose pakesimin e ndricimit per shkak te orientimit te te keq te fenereve; kontrolli i gjendjes dhe ngjyrimit te pjeseve prej xhami dhe plastike te ndricuesve dhe sinjalizuesve te te gjithe sistemit pamor dhe ndricues te mjetit dhe mirefunksionimi i tyre.
Pajisjet e sinjalizimit zanor (borite) duhet te perdoren me maksimumin e kujdesit dhe vetem per qellime te sigurise rrugore ( jo per te protestuar apo pershendetur njeri). Sinjalizimi zanor mund te perdoret jasht qendrave te banuara sa here qe rrethanat, ne kushtet e sigurise rrugore , e lejojne per qellime te shmangies se rreziqeve dhe shmangur aksidentet (psh kur kryejme manovren e parakalimit, ne kryqezim ,ne nje kthese, ne nje kurriz rruge per te sinjalizuar pranine e mjetit tone). Ne qendrat e banuara si rregull perdorimi i sinjalizimit zanor eshte i ndaluar, pervec rasteve te papritura te rrezikut ( nderprerja e rruges ne menyre te papritur nga nje kembesor, nje manover e papritur dhe e rrezikshme e nje drejtuesi tjeter mjeti) ose kur transportojme te semure rende apo te aksidentuar. Perdorimi i sinjalizimit zanor eshte i ndaluar : ne prani te sinjalit nr. 59, ne afersi te spitaleve, dhe kur nuk ka rrezik te papritur.
NENI 72
1. Ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet duhet të jenë të pajisura:
a) sistem drejtimi;
b) sistem frenimi c) sistemin e sinjaleve pamore dhe ndriçuese;
d) sistemin zhurmëmbytës dhe të shkarkimit, në qoftë se kanë motor me djegie të brendshme;
e) sistemin e sinjalizimit zanor;
f) sistemin e shikimit prapa;
g) gomat ose sistemin ekuivalent me to.
2. Automjetet dhe motomjetet me peshë pa ngarkesë mbi 0.35 tonë, duhet të pajisen me sistemin e marsheve të lëvizjes prapa.
3. Automjetet duhet të pajisen edhe me:
a) mekanizmin e qëndrimit (freni i dorës) dhe mekanizmin e mbrojtjes (bllokazhin) për mjetet që janë konstruktuar në mënyrë të tillë;
b) sinjalin e lëvizshëm për të treguar rrezikun;
c) treguesin kilometrik të dyllosur, sipas karakteristikave të përcaktuara në aktet në zbatim;
d) kutinë e ndihmës së shpejtë.
4. Trolejbuset duhet të pajisen me sistemet dhe mekanizmat e treguar në pikat 1, 2 dhe 3, të përshtatura për mjete të këtij tipi.
5. Rimorkiot duhet të jenë të pajisura me sistemet e treguara në pikën 1, shkronjat “b”, “c” dhe “g”. Mjetet e afta për të tërhequr rimorkiot dhe vetë rimorkiot të jenë të pajisura me mekanizma të përshtatshëm për lidhje.
Llampat spiune me ngjyre te kuqe ne kruskot. Jane me ngjyre te kuqe llampat spiune :
Sinjalizimit te emegjences (fig 698)
qe ndez njekohesisht te kater sinjalet e drejtimit ;
(fig.704)Te temperatures se lengut ftohes ne motorr
(fig.704)
Simboli i fig. 705:
Eshte i lidhur me nje llampe spiune me ngjyre te kuqe dhe tregon qe bateria eshte ne fazen e ngarkimit ose jo.
(fig.706)Te presionit te vajit lubrifikues ne motorr
(fig.706);
Te rripit te sigurimit (fig.707)
(fig.720) Te frenave te pozicionit ,ndryshe frenave te dores
(fig.720)
(fig.721) Te pranise se nje difekti te sistemit te frenimit .
(fig.721)
Simboli nr. 695
Eshte vendosur ne komanden (celes ose leve) per ndezjen e fenereve verbues (dritat e gjata) dhe ne llampen e ndriteshme spiune me ngjyre blu (kur feneret verbues jane te ndezur). Eshte gabim te thuhet qe eshte simbol i vendosur mbi llampen spiune ose celesin e fenereve joverbues ose te atyre mjegullcares, ose qe eshte vendosur ne nje llampe me ngjyre te verdhe, ose qe eshte simbol qe i tregon drejtuesve te mjeteve qe duhet te ndezin dritat.
Simboli nr. 696
Eshte i vendosur ne komanden (celes ose leve) te te ndezjes se fenereve joverbues (dritat e shkurtera) dhe eshte i vendosur ne llampen spiune me ngjyre jeshile , qe behet e dukshme kur feneret joverbues jane te ndezur. Eshte gabim te thuhet qe tregon ndezjen e fenereve verbues ose fenereve mjegullcares, qe eshte e vendosur ne nje llampe spiune ngjyre blu apo ne nje llampe me drite pulsuese qe tregon ndezjen e sinjaleve te drejtimit.
Simboli ne figuren nr. 697
Tregon komanden (celes ose leve) sinjaleve tregues te drejtimit dhe eshte i vendosur ne nje llampe spiune me ngjyre jeshile, qe ne disa tipe mjetesh eshte i shoqeruar edhe me nje sinjalizim me nje tingull kur aktivizohen sinjalet e drejtimit. Kur aktivizohet komanda per sinjalizimin e drejtimit ndizen dhe dritat pulsuese jeshile (sipas rastit e krahut te djathte ose te majte apo te gjitha njeheresh) qe tregojne qe jane ne funksion sinjalet tregues te drejtimit. Llampa spiune e ndezur per sinjalet e drejtimit mund dhe ti kujtoje (kur harron pas manovres) drejtuesit te mjetit qe duhet ti fiki sinjalet tregues te rrezikut. Eshte gabim te thuhet qe sinjali lejon drejtuesit e mjeteve te kthehen djathtas dhe majtas (nuk eshte sinjal rrugor) apo qe simboli tregon dritat e pozicionit te aktivizuara apo qe eshte i vendosur ne nje llampe spiune me ngjyre te kuqe apo mbi komanden e dritave te pozicionit.
Simboli ne fig. 698
Tregon komanden e sinjalizimit te emergjences (sinjalizimi i ndritshem i rrezikut); eshte e vendosur ne nje llampe me drite pulsuese me ngjyre te kuqe dhe njekohesisht edhe ne celesin qe ben ndezjen e njekoheshme te kater sinjaleve te drejtimit ; tregon komanden e nje pajisje qe perdoret ne raste te emergjences ( incident , avari , kur jemi duke u terhequr, ne bllokim te rruges etj) Eshte e nevojshme te kujtojme se ndezja e njekohshme e kater sinjaleve tregues te drejtimit , nuk e zevendeson pranine e trekendeshit te rrezikut , qe perdoret kur mjeti eshte i ndaluar. Eshte gabim te thuhet qe ky sinjalizues ndizet vete ne menyre automatikene
rast te ndonje rreziku apo qe duhet lene ndezur kur qendrojme mjetin ne rresht te dyte
Simboli i fig.699
Eshte i vendosur ne komanden (celes apo leve) e pajisjes qe aktivizon fshiresen e xhamave te perparme dhe nuk eshte e lidhur me llampe spiune me drite. Eshte e gabuar te thuhet qe eshte e lidhur me nje llampe me drite te verdhe ( nuk eshte ne llampe spiune edhe vetem komande)
Simboli i fig. 700
Simbol qe tregon hedhjen e ujtit ne xhamin e pare.
Simboli i fig. 701
Eshte i vendosur ne nje celes (leve ose buton) qe komandon edhe fshiresen e xhamave edhe laresen e xhamave te perparme. Nuk eshte e lidhur me llamper spiune. Eshte gabim te thuhet se simboli sherben per te treguar mbarimin e lengut qe lan xhamat apo qe eshte vendosur ne komanden e fshirjes dhe larjes se xhamit te pasem.
Simboli i fig.702
Tregon komanden e sinjalizimit zanor (borise) te mjetit. Nuk eshte i lidhur me llampe spiune me ndricim. Eshte gabim te thuhet se simboli vendoset ne nje llampe spiune me ngjyre te kuqe qe ndizet kur pajisja e sinjalizimit zanor ka difekt apo qe tregon qe boria e mjetit nuk punon.
Simboli i fig. 703
Dallon llampen spiune te rezerves se karburantit. Eshte e lidhur me nje llampe spiune me ngjyre te verdhe, e cila kur ndizet, tregon qe mjeti po funksionon me rezerven e karburantit, dhe duhet te kemi parasysh, qe kemi vetem disa litra karburant ne depozite e duhet te rifurnizohemi. Simboli dallon pajisjen qe jep informacion per gjendjen e karburantit ne depozite dhe bashkeshoqeron treguesin e nivelit te karburantit qe eshte ne kruskot ( nje shigjete e levizshme mbi nje hark te vogel te vizatuar me ndarjet per te treguar qe depozita eshteplot , pergjysem apo po mbarohet). Simboli nuk tregon vendin ku mbushet depozita me karburant.
Simboli i fig. 704
Eshte vendosur ne llampen spiune te temperatures se larte te lengut ftohes (uje + leng kunderngrirjes) ne motorr. I vendosur ne nje llampe spiune me ngjyre te kuqe , ai sherben per te treguar qe temperatura e ujit eshte ngritur me shume se c’duhet (ka kaluar 90 grade) , pra sinjalizon nje rritje te temperatures se ujit ne motorr dhe te temperatures se vete motorrit. Bashkeshoqeron (kompleton) treguesin e temperatures se ujit ne motorr (eshte nje pajisje treguese ne kruskot me nje shigjete te levizshme dhe ndarjet e temperatures ne te cilat pozicionohet shigjeta per te treguar temperaturen e lengut ftohes ne sistemin e ftohjes ne motorr). Simboli nuk tregon vendin ku hidhet leng kunderngrirjes ne radiator . Eshte per tu kujtuar qe llampa spiune nuk tregonnivelin e ujit (sasine) ne motorr e as tempraturen e vajit lubrifikues , por temperaturen e ujit
Simboli i fig. 705
Eshte i lidhur me nje llampe spiune me ngjyre te kuqe dhe tregon qe bateria eshte ne fazen e ngarkimit ose jo. Kur llampa spiune qendron e ndezur gjate levizjes tregon qe alternatori ose dinamo (gjeneruesi i rrymes) nuk e ngarkojne baterine, pra bateria nuk ringarkohet dhe mund te shkarkohet shpejt. Eshte gabim te thuhet se nese llampa spiune rrin ndezur duhet te nderrojme menjehere baterine (duhet te gjejme paraprakisht pse dinamo nuk e ngarkon baterine me rryme) apo qe bateria ngarkohet nga motorrino.
Simboli nr. 706
Eshte simboli i presionit te ulet te vajit. Eshte e vendosur ne nje element tregues (llampe spiune me ngjyre te kuqe) te kruskotit qe tregon presionin e vajit lubrifikues ne motorr. Me llampen spiune te fikur dhe me motorrin ne pune, tregon qe presioni i vajit lubrifikues ne motorr eshte ne rregull por nese ndizet kjo llampe gjate punes se motorrit tregon qe presioni i vajit ne motorr eshte i pamjaftueshem, dhe nese llampa rrin e ndezur gjate levizjes se mjetit tregon qe duhet te ndalojme menjehere per shmangur deme te renda qe mund te shkaktohen ne motorr. Eshte me vend te kujtojme se llampa spiune e ndezur nuk tregon nivelin e vajit (sasine e vajit ne motorr) , konsumin , apo temperaturen e vajit ne motorr por , presionin e vajit. Eshte gabim te thuhet qe kjo llampe spiune eshte me ngjyre te verdhe apo qe kur eshte e ndezur na detyron te nderrojme vajin e motorrit.
Simboli ne fig: 707.
Llempe spiune qe tregon mos vendosjen e rripit te sigurimit.
Simboli ne fig. 708
Te rezistences termike te xhamit te pasem. Dallon komanden (butonin , celesin) e rezistences termike te xhamit te pasem, pra sistemin qe ben largimin e avujve qe veshin xhamin e pasem dhe shkrin veshjen nga ngrica te xhamit te pasem. Eshte llampe spiune me ngjyre te verdhe qe kur eshte e ndezur, tregon qe sistemi i rezistenceve termike eshte ne funksionim. Eshte gabim te thuhet qe eshte llampe spiune per xhamin e perparme apo komande per largimin e avujve nga xhami i perparme i mjetit.
Simboli ne fig. 709
Per aktivizimin e sistemit te largimit te avujve apo shkrijen e veshjes nga ngrica te xhamit te perparme. Dallon komanden (butonin , celesin) e ventilatorit, pra sistemin qe ben largimin e avujve qe veshin xhamin e perparme dhe shkrin veshjen nga ngrica te xhamit te perparme. Eshte llampe spiune me ngjyre te verdhe qe kur eshte e ndezur, tregon qe sistemi i largimit te avujve ne xhamin e perparme, ventilimi apo ngrohja e xhamit eshte ne funksionim. Eshte gabim te thuhet qe eshte llampe spiune per xhamin e pasem apo komande per largimin e avujve nga xhami i pasem i mjetit.
Simboli fig 710:
simbol ne komanden e bllokazhit per motorat me nafte.
Simboli fig 711:
Llampe spiune qe tregon funksionimin e farfalles (thithjes) se karburatorit.
Simboli fig 712:
Simbol mbi leven e gazit te dores.
Simboli fig 713:
Llampe spiune qe tregon funksionimin e dritave te pozicionit.
Simboli fig 714:
Llampe spiune qe tregon funksionimin e celesit te pergjithshem te dritave.
Simboli fig 715:
Lempe spiune qe trogon funksionimin e frenave te parkimit te mjetit.
Simboli fig 716:
Llampe spiune qe tregon funksionimin e marshit indietro (i levizjes prapa)
Simboli nr.717,
Eshte e vendosur ne komanden (buton) qe ndez dritat e pasme kunder mjegulles dhe gjithashtu eshte nje llampe spiune me ngjyre te verdhe qe sinjalizon ndezjen e ketyre dritave. Eshte gabim te thuhet qe identifikon komanden per ndezjen e fenereve verbues (dritat e largesise) apo qe eshte komanda e dritave te perparme mjegullcarese,apo qe eshtellampe spinune me ngjryre blu.
Simboli nr. 718
I dritave te perparme kunder mjegulles. Vendoset ne komanden (buton) te ndezjes se dritave te fenereve mjegullcares te perparme dhe eshte e lidhur me nje llampe spiune me ngjyre te jeshile qe sinjalizon ndezjen e ketyre dritave. Eshte gabim te thuhet qe tregon komanden per ndezjen e fenereve joverbues (dritat e shkurtera) , komanden apo llampen spiune te fenereve kunder mjegulles te pasem, apo qe eshte nje llampe spiune me ngjyre te verdhe.
Simboli fig 719:
Eshte i vendosur ne nje celes (leve ose buton) qe komandon edhe fshiresen e xhamave te fenereve te pare
Simboli fig.720
Eshte i vendosur ne nje llampe spiune me ngjyre te kuqe qe nese eshte e ndezur, tregon qe freni i qendrimit (freni dores), eshte i aktivizuar. Ju kujton qe duhet te ulni (c’aktivizoni) frenin e dores para se te niset mjeti. Eshte me vend te kujtojme qe simboli i fig.720 nuk eshte i vendosur ne komanden e frenave te dores por, ne llampen spiune perkatese. Eshte gabim qe te thuhet qe simboli tregon ndezjen e dritave te pozicionit apo qe dallon komanden e frenave te sherbimit (pedalen e frenave me kembe)
Simboli nr.721
I funksionimit me difekt te sistemit te frenimit. Eshte vendosur ne nje llampe spiune me drite te kuqe qe tregon difekt te funksionimit te sistemit te frenimit. Kur llampa ndizet ajo sinjalizon drejtuesin e mjetit qe ne sistemin e frenimit kemi nje difekt, qe mund te jete psh , paksim i ndjeshem i lengut frenues (alkolit te frenave) nen nivelin e lejuar, ose konsumim te madh te ferrotave te frenave apo te tambureve , apo ndonje difekt ne pompen e frenave etj. Llampa spiune e ndezur paralajmeron drejtuesin e mjetit qe ti beje kontroll sistemit te frenimit. Eshte gabim te thuhet qe simboli eshte i lidhur me nje llampe spiune te ndriteshme qe tregon nje difekt te pergjithshem (eshte tregues specifik per sistemin e frenimit).
simboli nr.722 simboli nr,723 simboli nr.725
Ventilimi i kabines Hapja e bagazhit Hapja e kapakut