PANELET PLOTESUESE (NGA NR 121-147)
- Shoqerojne sinjalet vertikale
- Percaktojne hapsiren dhe kohen e vlefshmerise se sinjalit
- Saktesojne sinjalin
- Kufizojne vlefshmerine e sinjalit per kategori te caktuar mjetesh
DISTANCA
Secila nga panelet bashkeshoqeron (kompleton) sinjalet perkatese, duke treguar distancen , e paraqitur ne metra ose ne kilometra, nga sinjali ku eshte vendosur, dhe vendi apo pika e fillimit te rrezikut, sipas pershkrimit dhe te dhenave treguese.
Vendosur poshte sinjalit te
“Ngushtimit te rruges”(fig .19),
tregon largesine nga sinjali tek fillimi i ngushtimit te rruges.
Eshte gabim te thuhet se eshte nje panel distancametrik qe mat
distancen, (fig.13)
sepse eshte nje panel plotesues ose qe tregon gjatesine e pjeses se rruges se rrezikshme. ( psh; numrin e kthesave ne seri)
SHTRIRJA
Secili nga panelet tregon gjatesine,te shprehur ne metra ose kilometra, te pjeses se rrezikshme te rruges ose ne te cilen eshte i vlefshem pershkrimi; pra bashkerendon treguesin e rrezikut ose pershkrimin e sinjalit perkates, duke treguar fillimin dhe saktesimin e shtrirjes (pra, te gjatesise). Nqs eshte i vendosur poshte sinjalit te
“Ngushtimit te rruges” (fig 19)
Tregon gjatesine e pjeses se rruges me ngushtimin; poshte sinjalit te “
Kthese e dyfishte” (fig.6),
Tregon gjatesine e nje pjese rruge me kthesa te rrezikshme ne vazhdimesi. Eshte e gabuar te thuhet se paneli tregon distancen se pas sa metrash apo km fillon rreziku, apo pershkrimi i sinjalit.
TABELE ORARI PER CDO DITE
Tregon, si ne ditet festive ashtu dhe ne dite pune, oret e vlefshmerise gjate te cilave jane ne fuqi pershkrimet e sinjaleve, poshte te cilave eshte vendosur paneli plotesues. Mund te vendoset, psh, poshte sinjalit
“Ndalim pushimi”(fig84)
ose poshte sinjalit
“Ndalim qarkullimi”(fig.54)
per te treguar kohen gjate se ciles eshte ne fuqi pershkrimi i sinjalit.
Poshte sinjalit
“Rruge per kembesoret” (fig.108)
Tregon oret ne te cilat qarkullimi eshte i rezervuar per kalimtaret dhe eshte i ndaluar qarkullimi i automjeteve; poshte sinjalit
“Parking” (fig 86)
tregon zone te pershtatshme per pushimin e mjeteve ne oret e treguara.
TABELE ORARI PER DITET E FESTAVE
Sakteson qe pershkrimi eshte i kufizuar vetem per ditet festive dhe per oraret e treguara; pra paneli plotesues tregon qe pershkrimi i sinjalit eshte i vlefshem vetem ne ditet e festave per oret e treguara. Vendosur poshte sinjalit
“rruge kembesoresh”(fig.108)
lejon qarkullimin e kembesoreve vetem diteve festive ne oret e caktuara; Vendosur poshte sinjalit “
Ndalim pushimi”(fig 84)
ose poshte ketij Ndalim qarkullimi(fig 54)
Tregon qe pushimi ose kalimi ndalohen vetem ne ditet festive dhe ne oret e caktuara; me sinjalin
“Rruge bicikletash”(fig.110)
tregon qe pershkrimi vlen nga 8 deri 20 ne ditet festive. Eshte e gabuar te thuhet qe paneli vlen vetem te dielave ose qe tregon orarin e funksionimit te semaforeve.
TABELE ORARI PER DITE E PUNES
Tregon oraret e vlefshmerise se sinjalit, e kufizuar ne ditet e punes, pra pershkrimi i sinjaleve ku vendoset ky panel plotesues eshte i kufizuar ne ditet e punes ne intervalin kohor te percaktuar prej ores 8 deri ne 20. I vendosur poshte sinjalit
“Ndalim qarkullimi” (fig 54)
Tregon qe pershkrimi vlen ne ditet e punes,
E vendosur poshte Ndalim pushimi(fig 84)
Tregon qe pershkrimi vlen ne ditet e punes (nuk vlen ne ditet festive);
I vendosur poshte sinjalit Parking(fig 86)
Tregon orarin kur lejohet pushimi i mjeteve ne parkim dhe kufizimin per ditet e zakonshme (ditet e punes). Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon orarin e punes te nje kantieri pune apo hyrje-daljen e mjeteve nga nje ndermarrje prodhuese.
KUFIZIMI
Tregon qe vlefshmeria e sinjalit eshte e kufizuar vetem per kategorine e mjeteve qe tregon paneli; mund te plotesoje nje sinjal urdherues ose ndalues (po nuk ploteson sinjalet e rrezikut apo sinjalet tregues te
qendrave te banuara,fig.207).
I vendosur poshte sinjalit
“Ndalim pushimi”(fig.84),
”Drejtim i ndaluar” (fig.55)
ose “Ndalim qarkullimi” (fig.54)
tregon qe, pushimi apo qarkullimi jane te ndaluar vetem per automjetet e artikuluara dhe qe te tjeret mundet te qarkullojne apo te kalojne apo te pushojne; kurse nese eshte vendosur poshte sinjalit
“Parking” (fig.86)
Tregon qe e drejta e parkimit i eshte referuar vetem automjeteve te artikuluar dhe mjetet e tjere nuk mund te parkojne.
PERJASHTIMI
Tregon nje perjashtim, pra, qe vlefshmeria e sinjalit nuk i eshte referuar mjetit te pasqyruar; mund te plotesoje nje sinjal detyrimi apo ndalimi. I vendosur poshte sinjaleve
“Ndalim pushimi”(fig.84),”
Drejtim i ndaluar” (fig.55)
apo “Ndalim qarkullimi” (fig.54)
Tregon qe tregon qe, ndalim pushimi apo qarkullimi ne rruge i eshte referuar te gjithe mjeteve, pervec autobuzeve, qe munden lirshem te qarkullojne ose te pushojne ; kurse nese eshte vendosur poshte sinjalit
“Parking”(fig.86)
Tregon qe e drejta per te parkuar i eshte referuar te gjithe mjeteve, pervec autobuzeve, qe nuk mund te parkojne. Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon nje kufizim per autobuzet, por tregon nje perjashtim te vlefshmerise se sinjalit per kategorine e mjeteve qe pasqyron.
FILLIMI
Tregon vendin e fillimit te rrezikut, te pershkrimit apo te tregimit. Psh, mund te plotesoje sinjalet:
“Renie masive” (fig.32),
”Materiale te paqendrueshme mbi rruge” (fig.31),
”Ndalim pushimi” (fig.84),
”Parking” (fig.86),
per te treguar vendin e fillimit te vlefshmerise se sinjalit mbi te cilin eshte zbatuar. Poshte sinjalit
“RRUGE PER KEMBSOR (fig.108 ”
tregon fillimin e rruges se rezervuar per kembesore dhe pra nga ky vend nuk eshte e lejuar qarkullimi i mjeteve. Eshte e gabuar te thuhet qe paneli (pa qene i pajisur nga sinjali i dhene) tregon fillimin e nje drejtimi unik te qarkullimit.
VAZHDIMESIA
Tregon qe rreziku, pershkrimi dhe te dhenat qendrojne (vazhdojne te jene te vlefshme), si para ashtu dhe pas sinjalit. Psh, mund te plotesoje sinjalet
“Ndalim pushimi” (fig.84),
”Ndalim qendrimi” (fig.85),
”Ndalim parakalimi”(fig .56),
”Kufizim shpejtesie” (fig.58),
”Drejtim i dyfishte qarkullimi”(fig.28)
”Rruge e rreshqitshme” (fig.24),
per te treguar vazhdimesine e sinjalit nen te cilin eshte zbatuar. Eshte e gabuar te thuhet se paneli mund te gjendet ne sinjalin
“Fund i rruges me perparesi”,fig.46
(ne fakt, poshte nje sinjali qe tregon fundin e pershkrimit, nuk mund te aplikohet paneli per te treguar vazhdimesine).
FUNDI
Tregon fundin (pra mbarimin) e rrezikut, te pershkrimit ose te tregimit. Psh,mund te plotesoje sinjalet “
Rruge e deformuar” (fig.1)
“Kthese e dyfishte” (fig.6),
”Rruge e rreshqitshme” (fig.24),
”Punime ne rruge” (fig.275),
”Ndalim pushimi” (fig.84),
”Ndalim qendrimi” (fig.85),
Per te sinjalizuar vendin ku mbaron vlefshmeria esinjalit ne te cilin eshte zbatuar.
SINJALE HORIZONTALE NE RIPUNIM
E vendosur poshte sinjalit
“Rreziqe te tjera” (fig.39),
tregon mungesen e perkohshme te sinjaleve horizontale (vijezimet ose shenjat e vizatuara mbi shtresat), ose punimeve te caktuara pergjate karrexhates. Eshte e gabuar te thuhet se paneli tregon prezencen e nje kantieri te ndertimit (behet fjale per kantiere te mirembajtjes e rruges).
AKSIDENT
E vendosur poshte sinjalit
“Rreziqe te tjera” (fig.39),
Tregon ngadalesimin e qarkullimit si pasoje e mjeteve te aksidentuar ne karrexhate. Paralajmeron te rregullohet shpejtesia dhe keshillon, ku eshte e mundur, zgjedhjen e nje rruge alternative (nqs e gjejme ne autostrade na intereson te dalim ne daljen me te pare). Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon nje vendgrumbullimi per mjetet e aksidentuar ose nje pjese rruge me rrezikshmeri te larte, me mundesi te madhe te provokimit te aksidenteve (sinjalizon ne fakt nje aksident te ndodhur).
KALIMI MBI SHINA TRENI
E vendosur poshte sinjalit
“Rreziqe te tjera” (fig.39),
Tregon pranine e nje nyje manovruese hekurudhore pra mundesine per kalimin mbi shinat e trenit, duke imponuar rregullimin e shpejtesise. Vendoset ne brendesi te zonave portuale, zonave industriale ose vendshkarkime mallrash.
Eshte e gabuar te thuhet se paneli tregon prezencen e nje
kalimi ne nivel (fig.8)
apo nje vendkalimi i tramvajit fig.14
PASTRUESE BORE NE VEPRIM
Vendoset ne rruget me bore, poshte sinjalit
“Rreziqe te tjera” (fig.39)
Dhe tregon pranine e mjeteve te pastrimit te bores ne rruge. Kerkon te rregullohet shpejtesia per shkak te pranise se bores ne rruge dhe te mbahet nje largesi te pakten 20 metra me mjetet e pastrimit te debores ne funksion.
Eshte e gabuar te thuhet qe paneli gjendet poshte sinjalit“
punime ne rruge”(fig.275),
ose tregon pranine e nje lopate mekanike (fig.137),
ose e nje makine punuese per pastrimin e rruges (fig.145).
ZONE QE PERMBYTET
Tregon nje pjese rruge e cila, per shkak te kushteve atmosferike te vecanta (psh, rrebesh i madh shiu), mund te permbytet. Mund te sinjalizoje nje rruge afer nje kanali apo lumi apo perroi qe, per shkak te shiut te dendur, mund te tejmbushet duke permbytur karrexhaten, e duke formuar pellgje te medhenj. Mund te jete i vendosur edhe poshte sinjalit
Rruge me forme te luget fig.3
VARG MJETESH
Tregon mundesine te gjendeni ne trafik me levizje te ngadalte ose te ndaluar ne kolona, me rrezikun e perplasjes me mjetet e ndaluara per shkak te ndaleses. Vendoset ne ato vende ku shpesh krijohen radhe mjetesh dhe paralajmeron te jemi te kujdesshem e gjithashtu nese kemi mundesi te zgjedhim nje rruge alternative. Eshte e gabuar te thuhet se paneli tregon qe te levizet ne rreshta paralele apo qe vendoset ne afersi te autostradave per te treguar hyrjen ne to (ndodhet ne fakt ne autostrade per te treguar nje ngadalesim te mundshem te qarkullimit).
MJETE PUNE NE VEPRIM
Tregon pranine e makinave punuese (kantiereve rrugore me mjete vetengarkues, ekskavatore dhe makina operacionale) ne veprim ne rruge dhe prania e tyre mund ta frenoje trafikun. Fton te rregulloni shpejtesine dhe te keni kujdes. Mund edhe te tregoje rrezikun e mundshem nese dalin kamionet nga kantjeri. Eshte e gabuar te thuhet se sinjali tregon pranine e nje makine per
pastrimin e bores (fig.134)
apo nje korsi e rezervuar makinerive te punes.
RRUGE E RRESHQITESHME NGA AKULLI
Tregon nje pjese rruge te rreshqitshme per shkak te formimit te shtresave te akullit mbi siperfaqen rrugore (dhe jo mbi xhamin e perparme) per shkak te uljes se temperatures apo sepse rruga eshte akoma me debore. Ne rruget malore tregon pjese rruge te mundshme me akull. Fton te ulni shpejtesine e te kihet kujdes me frenimet dhe shpejtimet me pedalin e gazit, sepse eshte i pranishem rreziku i humbjes se kontrollit te mjetit.
Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon nje pjese e rrezikshme rruge
prej shiut (fig.139),
shkarjet e tokes, guraleceve, apo qe eshte i detyrueshem
perdorimi i zinxhireve (fig.107).
RRUGE E RRESHQITESHME NGA SHIU
Tregon nje pjese rruge me siperfaqe vecanerisht te rrezikshme ne raste shiu, sepse mund te rritet dukshem mundesia e rreshqitjes dhe e humbjes se kontrollit te mjetit, e shkaktuar nga prania e ujit te shiut, gjetheve ne rruge, shtreses se holle te baltes te cilat ndikojne drejtperdrejt ne zvogelimin e ferkimit te gomes me siperfaqen e rruges. Fton drejtuesit e mjeteve te rregullojne shpejtesine dhe, ne rast shiu, te mbahet distanca e sigurise me e madhe se zakonisht. Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon nje zone me permbytje te shpeshta te shiut, fenomeneve te stuhishme dhe rrebesheve te paparashikuar
KAMIONE NE NGADALESIM
Tregon nje pjese te rruges me ndryshime te pjerresise ne ngjitje ku kamionet, per shkak te peshes se madhe, levizin me shpejtesi te ulet, (ne levizje te ngadalte): si pasoje, mjetet duhet te ruajne nje shpejtesi te pershtatshme per te shmangur perplasjet dhe aksidentet, duke iu pershtatur shpejtesise se mjeteve te renda qe levizin. Ne pjeset e rruges zbritese paneli ndryshon pozicionin e paraqitjes se pjerresise Eshte e gabuar te thuhet qe paneli sinjalizon pranine e kamioneve ne manovra apo ne pushim per ngarkimin e mallit apo te behet kujdes sepse ka
mjete te aksidentuar(fig.132)
ZONE HEQJE E DETYRUESHME
E vendosur poshte sinjalit
“Ndalim pushimi”(fig 84),
ose “Ndalim qendrimi” (fig 85)
Tregon qe nqs mjeti lihet ne ate zone, perben shkelje te rende si dhe rrezik dhe pengese per qarkullimin dhe mund te levizet forcerisht me ane te mjeteve rimorkjuese nga policia rrugore apo ente pergjegjese per rrugen dhe te bllokohet ne nje vend parkimi te autorizuar. Eshte gabim te thuhet se ne rast avarie (defekti) mjeti duhet te levizet i rimorkjuar ose qe paneli tregon qe te behet kujdes per pranine e mundeshme te mjeteve me rimorkjo .
SINJAL KORSIE
Tregon korsine te ciles sinjali i mesiperm i referohet, duke i kufizuar asaj vlefshmerine e ketij sinjali. I vendosur siper mbi karrexhate mund te tregoje ndjekjen e korsise per te mberritur ne qendren e treguar apo drejtimin e itinerarit te posacem
(shih, psh fig.181).
KTHESE E FORTE
Tregon afrimin e nje ose me shume kthesave te ngushta, me rreze te vogel, te rrezikshme dhe me fushepamje te kufizuar, ose mund te tregoje nje seri kthesash te forta, duke saktesuar numrin e tyre. Paneli mund te plotesoje sinjalin
“Kthese djathtas”(fig.4)
apo “Kthese majtas” (fig.5)
apo sinjalin “Kthese e dyfishte”(fig. 6 dhe 7).
NUMRI I KTHESAVE
Ne nje seri kthesash te ngushta dhe vecanerisht te rrezikshme, tregon numrin progresiv te ktheses. Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon numrin total te kthesave; tregon nderkohe qe jane ne fillim (pra i pari) te nje serie kthesash te ngushta, pa i specifikuar se eshte numri i tyre.
MAKINAT E PASTRIMIT TE RRUGES
Vendoset ne pjeset e rruges ku zene vend makinerite e pastrimit te rruges dhe kryhen punime te pastrimit te siperfaqes se rruges.
Poshte sinjalit ndalim pushimi fig.84
Tregon periudhen (ditet dhe tabelat e orareve) ku operojne makinat e pastrimit rrugor, duke kufizuar vlefshmerine e ndalimit te pushimit ne ditet dhe oret e caktuara. Eshte e gabuar te thuhet qe paneli tregon nje ndalim pushimi apo nje vend per makinat e pastrimit.
DREJTIMI I RRUGES KRYESORE
Ne afersi te nje kryqezimi tregojne drejtimin (skemen) e rruges kryesore (vijen me te gjate).
Vendosen poshte sinjaleve te te drejtave te perparesise
fig,47.48.49.52
Per te dalluar rruget kryesore nga ato dytesore (vija me te ngushta). Mund te gjenden edhe ne ishujt e trafikut te rrugeve kryesore. Eshte e gabuar te thuhet qe panelet tregojne nenkalime apo jemi duke u afruar nje rruge me te drejte perparesie ( ne jemi ne nje rruge me perparesi, ato qe afrohen jane rruge pa te drejte perparesie)
HYRJE NE RRUGE KRYESORE
Jane skema te nderthurjeve te rrugeve, duke dalluar rrugen me perparesi (nga gjatesia me e madhe) dhe rruget dytesore (nga gjeresia me e vogel e vijes). Plotesojne sinjalet e perparesise.
- Vendoset poshte sinjaleve te perparesise
fig,40, 41
A.KARREXHATE ME NJE SENS (MAJTAS)
B. KARREXHATE ME NJE SENS (DJATJTAS)
Tregon qe qarkullimi ne nje pjese rruge ne kryqezim ne te cilen eshte vendosur sinjali eshte me nje sens levizje. Pra tregon detyrimin te levizet ne ate pjese te rruges (duhet thene qe sinjali vendoset ne hyrje te rruges me nje sens) sipas drejtimit te shigjetes dhe eshte e ndaluar te levizet ne sens te kundert me sensin e saj. Eshte e gabuar te thuhet se pas sinjalit nuk mundet te kthehesh as djathtas as majtas apo qe eshte e detyrueshme te kthehet ne drejtim te shigjetes.
KARREXHATE ME NJE SENS
Tregon fillimin e nje rruge me nje sens levizje pra, nje sens i vetem levizje ballor. Tregon qe ne kete rruge duhet te levizim vetem ne sensin e treguar te sinjalit dhe nga ana e kunder nuk eshte e lejueshme hyrja, por lejohet te kthehesh nga e djathta ose e majta. Eshte e gabuar te thuhet qe sinjali tregon fillimin apo fundin e nje rruge me sens te dyfishte per qarkullimin apo qe ka perparesine mjeti qe vjen nga sensi i kundert.