QENDRIMI, PUSHIMI, NDALIMI DHE NISJA
Qendrimi. Per qendrimin nenkuptohet nje nderprerje e levizjes per nje kohe te shkurter ( psh , per te zbritur apo hipur pasagjeret ne mjet). Eshte i lejuar pergjate kufirit te djathte te karrexhates ( ne rruget me nje sens te vetem levizje eshte i lejuar edhe ne krahun e majte) por pa shkaktuar pengesa per qarkullimin. Qendrimi eshte i ndaluar : ne prani te sinjalit ‘ndalim qendrimi’
(fig.85)
dhe ne te gjitha vendet ku shkakton pengesa per qarkullimin; perballe sinjaleve rrugore; ne kthesa dhe ne kurrize rruge; ne afersi dhe ne vazhdimesi te kalimeve ne nivel dhe te kryqezimeve; ne korsite e shpejtimit dhe te ngadalesimit; mbi linjat e tramvajeve; ne vendkalimet e kembesoreve dhe te bicikletave; ne tunele (kur nuk eshte sinjalizuar ndryshe); ne autostrada (pervec rasteve te emergjences).
Pushimi i mjetit eshte kategorikisht i ndaluar ne vazhdimesi te kthesave ,dhe , ne rruget jasht qytetese edhe ne afersi te ktheses; me pak se 15 metra nga stacioni i ndalimit te autobuzeve
(fig.219 e 256)
ne mungese te sinjalizimit horizontal; ne vendet e caktuara per invalidet;ne zonat e levizjes per kembesoret; mbi shinat e tramvajeve; ne pistat e bicikletave dhe ne vendkalimet e bicikletave; ne korsite e rezervuara per mjetet e transportit publik (autobus ,taksi), poshte kembeve te urave, harqeve dhe portave rrugore.
Pushimi eshte i ndaluar ne varesi te vlefshmerise se sinjalit qe e ndalon pushimin:
- “ndalim pushimi” ne qendrat e banuara eshte nga ora 8 deri ne 20 nese nuk lajmerohet ndryshe.
- “ndalim pushimi” jasht qendrave te banuara eshte 24 ore ne 24 .
- “ndalim qendrimi”, pushimi eshte i ndaluar gjithmone;
- mbi trotuar apo bankina rruge, pervec rasteve kur sinjalizohet ndryshe;
- ne daljet nga garazhet , parkingjet apo hyrjet private;
- te pakten 15m nga sinjali i stacionit te qendrimit te autobuzeve
- fig.256 e 219
- ne mungese te sinjalizimit horizontal;
- ne vendkalimet e kembesoreve;
- ne vendet ku bordura e trotuarit eshte e shenuar me shirita te verdhe e zi ;
- ne vazhdimesi te kalimeve ne nivel dhe kryqezimeve;
- ne zonat me trafik te kufizuar fig.187
- pervec rasteve kur ke autorizim te vecante; para sinjaleve rrugore kur ju prish dukshmerine sinjaleve;
Pushimi nuk eshte i lejuar :
- ne kthesa e ne kurrize rruge dhe, jashte qendrave te banuara, edhe ne afersi te tyre;
- ne afersi dhe ne vazhdimesi te kalimeve ne nivel; poshte urave, portikeve dhe harqeve rrugore;
- ne tunele, pervec rasteve te sinjalizuara ndryshe;
- ne vendqendrimet per taksi apo per mjetet e invalideve;
- ne korsite e perzgjedhjes;
- ne vendin ku jane kazanet e mbeturinave ne rruge; me pak se 5 m afer hyrjeve/daljeve te pikave te sherbimit te karburanteve kur jane ne oret e sherbimit;
para hyrjes se nje garazhi; nese parkojme duke zene me shume se nje vend ne vendpushim (parking) .
Eshte i ndaluar pushimi i automjeteve dhe motorreve :
- ne kthesa dhe ne kurrize rruge dhe, jashte qendrave te banuara, edhe ne afersi te tyre;
- ndryshe nga c’udhezojne vijezimet e pushimit apo duke zene me shume se nje vendparkimi;
- perpara nje sinjali rrugor kur i pengojme dukshmerine sinjalit; ne rruget per bicikletat dhe ne daljet e ketyre rrugeve;
- mbi trotuare dhe bankina rruge, nese nuk eshte sinjalizuar ndryshe;
- aty ku bordure e trotuarit eshte e vizatuar me shirita te vedhe dhe te zinj;
- mbi ishujt e trafikut fig.595
te pakten 5 metra nga kryqezimet e rrugeve; ne korsite e rezervuara per qarkullimin e mjeteve te sherbimit publik (autobuze , taksi).
Pushimi i automjeteve ne rresht te dyte eshte gjithmone i ndaluar sepse shkakton ngushtim te karrexhates dhe pengese e rrezik per qarkullimin.
Ndalimi i pushimit te mjeteve mund te sinjalizohet me :
- sinjalin nr.84
- “ndalim pushimi” ;
- me sinjalin nr. 85
- “ndalim qendrimi”
- me shiritat verdhe e zinj fig. 670
- te vizatuar ne borduren e trotuarit; me vijen e verdhe te panderprere qe kufizon zonen ku eshte shkruar me te verdhe fjala bus’fig.546
Parkimi i autorizuar eshte i kufizuar me vije te verdhe kur eshte fjala per mjetet “Taksi”; me vije blu kur eshte fjala per parkim me pagese; me vije te bardhe kur eshte parkim i lire pa pagese; ne nje parkim te autorizuar duhet te lejme pushim mjetin pa krijuar pengese per mjetet e tjera dhe kur dalim nga parkimi kemi detyrimin t ju japim perparesi mjeteve qe jane ne qarkullim.
Per te ndaluar mjetin ne hapesiren e frenimit me te vogel te mundeshme duhet: te veprojme ne menyre energjike mbi pedalin e frenave , por duke shmangur bllokimin e rrotave gjate frenimit ; te kujdesemi vazhdimisht per gomat duke i kontrolluar qe te kene nje trashesi te pershtatshme te kurores ne pjesen e kontaktit me rrugen ; te shmangim mbingarkesat ne mjet pertej kufirit maksimal te peshes se lejuar.
Hapesira minimale e ndalimit te mjetit : varet nga kushtet e siperfaqes rrugore (rritet kjo hapesire kur siperfaqja e rruges eshte e lagur) dhe gjendja teknike te gomave ; rritet kjo hapesire me rritjen e shpejtesise se mjetit (nese shpejtesia dyfishohet, hapesira per ndalimin e mjetit katerfishohet) eshte ne perpjestim te drejte me katrorin e shpejtesise ; rritet nese gjate frenimit bllokohen rrotat ; zvoglohet kjo hapesire kur rritet gatishmeria dhe gjendja e reflekseve te drejtuesit te mjetit (sepse eshte me i shpejte per te nderhyre dhe vepruar ne frenim) ; rritet kjo hapesire kur rritet koha e reagimit ndaj frenimit e drejtuesit te mjetit.
Pushimi i mjetit. Per ‘pushimin’ nenkuptohet nderprerja e levizjes se mjetit e zgjatur ne kohe , me mundesine e largimit te drejtuesit te mjetit nga mjeti. Eshte i lejuar pergjate kufirit te djathte te rruges (ne rruget me nje drejtim te vetem per qarkullimin lejohet edhe ne krahun e majte, kur nuk sinjalizohet ndryshe) dhe eshte e nevojshme : ta vendosim mjetin sa me afer bordures se trotuarit ( nese nuk ka trotuar duhet te lejme nje hapesire te pakten 1 meter per qarkullimin e kembesoreve); Kur lejme pushim mjetin duhet te kryejme te gjitha veprimet qe mjeti te rrije ne pushim i siguruar ( motorri i fikur, frenat e dores te aktivizuara, leva e nderrimit te marsheve ne marshin e pare ose ne pozicionin e marshit te levizjes prapa, nese jemi ne pjerresi rrotat e perparme duhen lene te kthyera ); te lihen ndezur dritat e pozicionit kur mjeti lihet pushim naten ne rruge te pandricuara.
Per te kryer manovren e nisjes nga vendi me automjet duhet te : lidhim rripin e
sigurimit ose te vendosim kasken mbi koke ne rastin e motocikletave ; te vendosim leven e marshit ne pozicionin neutral ; te ndezim automjetin ; te aktivizojme sinjalin tregues te drejtimit ; te ulim frenin e dores ; te sigurohemi qe rruga eshte e lire duke shikuar me pasqyrat anesore dhe ate brenda kabines ; t’ju japim perparesi mjeteve qe jane ne qarkullim ; te futemi ne rrymen e qarkullimit me kujdes, si rregull, me marshin e pare ;
Per te dale nga parkimi me marshin e levizjes prapa duhet : ti japim perparesi te gjithe mjeteve qe jane ne qarkullim si nga atyre qe vijne nga e djathta ashtu dhe atyre qe vijne nga e majta; te shohim me kujdes levizjen e kembesoreve dhe tu japim atyre perparesi; te kemi aktivizuar sinjalet tregues te drejtimit; te sigurohemi qe rruga eshte e lire dhe te kryejme manovren e levizjes prapa me kujdes. Eshte gabim te thuhet qe duhet ti biem borise, te ndezim sinjalin e ndritshem te rrezikut (kater sinjalet e njekohshem), te manovrojme me sa me shume shpejtesi apo qe duhet ti japim perparesi vetem mjete qe jane ne sensin tone te levizjes.
Sinjali trekendesh i levizshem i rrezikut. Perdoret ne menyre te detyrueshme nga te gjithe mjetet vetem jashte qendrave te banuara ne rastin kur keto mjete duhet te qendrojne te ndaluar ne karrexhate dhe ne cdo rast kur kemi renie te ngarkeses dhe nuk mund te zhvendoset kjo ngarkese ne menyre te menjehershme.
Trekendeshi i levizshem i rrezikut duhet te perdoret : naten, kur nuk kane dukshmeri dritat e pasme te pozicionit ose te emergjences; per shkak te renies se substancave te rrezikshme ne nje rruge interurbane;kur mjeti eshte i ndalur ne karrexhate ose ngarkesa ka rene ne rruge dhe nuk ka shikueshmeri me shume se 100 m (ne kthesa apo kurrize rruge);
Trekendeshi i levizshem i rrezikut vendoset : te pakten 50m larg nga mjeti i bllokuar apo nga pengesa e krijuar ne rruge ne menyre te tille qe te jete i dukshem ne nje distance jo me te vogel se 100m nga mjetet qe vijne; vendoset ne korsine e bllokuar te pakten nje meter nga bordura e karrexhates.
Sinjali trekendesh i levizshem i rrezikut , vendoset jashte qendrave te banuara :
Trekendeshi i levizshem i rrezikut duhet te perdoret detyrimisht per te sinjalizuar nje mjet te ndaluar ne rruge per avari :