PANELET, TERHEQJA E MJETEVE NE AVARI , NDOTJA AMBJENTIT
Fig. 303
Paneli portokalli per transportin e mallrave te rrezikshme. Sinjalizon mjetet e pershtatshme per transportin e mallrave te rrezikshem; duhet te vihen perpara dhe pas mjetit; plotesohen me dy rreshta me shifra ku shifrat siper vijes tregojne klasen e rrezikut (gaze, lengje te ndezshem, shperthyes, lende toksike, etj) dhe shifrat poshte identifikojne mallin e rrezikshem qe transportohet (numrin e identifikimit te tij). Ne rastin kur mjeti transporton me shume se nje mall te rrezikshem panelet vendosen edhe ne pjeset anesore te mjetit per te treguar, sejcili, lendet e veçanta te rrezikshme qe transportohen. Eshte e gabuar te thuhet se aplikohen ne mjetet me gjatesi mbi 7 metra, atyre me mase mbi 3,5 ton ; mjeteve qe transportojne ngarkesa qe dalin jashte karrocerise ose atyre te pershtatura per transportin nderkombetar ne rruge mallrash
(T.I.R.).
Fig. 304
Panele qe vendosen mbrapa mjeteve te pershtatura per transportin e mallrave me peshe me ngarkese te plote mbi 3,5 ton. Duhet te vendosen ne pjesen e mbrapme te te gjitha mjeteve te transportit (kamione) qe e kalojne ngarkesen e plote te 3,5 ton; jane prapareflektues dhe fluoreshente, per te lehtesuar nga ana e drejtuesve te mjeteve qe vijne pas, dallimin dhe per te permiresuar pamjen naten te mjeteve mbi te cilat jane aplikuar. Eshte e gabuar te thuhet qe vendosen mbi te gjithe kamionet (duhet ne fakt te kalojne masen e 3,5 t) qe kufizojne pjesen anesore te kamioneve apo qe sherbejne per te treguar pjesen e prapme me ngarkesa te zbuluara, ose qe dallojne mjetet e klasifikuara per transport te veçante (d.m.th. mjetet qe kalojne18,75 metra gjatesi).
Fig. 305
Panele qe vendosen mbrapa rimorkiove dhe gjysemrimorkiove te pershtatura per transportin e ngarkesave te peshes mbi 3,5 ton me ngarkese te plote. Duhet te vendosen mbrapa te gjitha rimorkiove dhe gjysmerimorkiove per transportin e mallrave dhe qe pesha me ngarkese te plote e tyre i kalon 3,5 ton; jane prapareflektues dhe fluoreshente per te lehtesuar, nga ana e drejtuesve te mjeteve qe i ndjekin dallimin, dhe per te permiresuar shikueshmerine naten te mjeteve mbi te cilat jane vendosur. Eshte e rastit te kujtohet qe nuk ka dallim midis rimorkiove dhe gjysmerimorkiove nese paneli qe aplikohet eshte i njejte. Eshte e gabuar te thuhet qe duhen vendosur ne gjithe rimorkiot dhe gjysmerimorkiot per transportin e mallrave (duhet ne fakt te kalojne masen e 3,5 ton), apo te makinave qe punojne ne kushte me
shikueshmeri te ulet, ose ne autobuset me mase te pergjithshme mbi 3,5 ton.
Terheqja e nje mjeti me avari
Duhet te realizohet nepermjet nje kapje te forte midis dy mjeteve (nje kavo celiku, nje litar i pershtatshem, nje zinxhir etj.) dhe duhet te jete e sinjalizuar ne menyre qe te rezultoje e dukshme mire dhe te mos rrezikoje sigurine e qarkullimit. Mjeti i terhequr duhet te kete ne funksion sinjalizimin e emergjences (ndezja e njekoheshme e te kater sinjaleve) ose te nxjerre panelin e
ngarkeses se zbuluar (fig.302), ose ne mungese te tij ,
trekendeshin e levizshem te rrezikut.
Ne te gjitha rruget eshte e ndaluar: krijimi i situatave te rrezikshme per qarkullimin (si per shembull; duke prishur ose demtuar sinjalistiken rrugore); te hedhesh nga mjeti ne levizje cfaredo gjeje; te besh pis rrugen duke hyre me nje mjet qe i ka rrotat me balte; te lesh mbeturina ne rruge, te demtosh vepra arti apo elemente perberes te rruges.
Per te kufizuar konsumin e karburantit duhet : Te ruhet shpejtesia e levizjes dhe te mbahet sa me shume te jete e mundur konstante (duke zvogluar numrin e pershpejtimeve mbi pedalin e gazit). Eshte mire te zgjidhen rruge fushore, te mos mbajme ngarkesa te panevojshme, te eliminohen bagazhet mbi makine dhe eshte mire te mbahen te mbyllura dritaret (per te shmangur qe ajri te hyje brenda, e te rrise ngarkesen aerodinamikete mjetit).
Ndotja nga zhurmat
Zhurmat qe ne tunele dhe ne rruget e ngushta te kufizuara anash nga fabrikate intensifikohen per shkak te kumbimit (fenomeni i jehones),mund te zvoglohen me nje drejtim korrekt, qe shmng frenimet e forta dhe pershpejtimet e papritura me pedalin e gazit (shkaktojne zurma shqetesuese nga ferkimi i gomave me asfaltin)..Gjithashtu duhet: te kontrollohen frenat nese prodhojne zhurma gjate frenimit, te verifikohet qe shkarkuesi i gazeve (marmita) eshte ne kushte eficente; te perdoret sinjalizimi zanor (me buri), edhe naten, por vetem per qellime te sigurise rrugore dhe me kujdes maksimal,duke shmangur te perdoret boria ne qendrat e banuara pervec rastit kur rreziku eshte i menjehershem. Duhet ne fund, te shmangen frenimet me force, pervec rastit kur eshte e domosdoshme,dhe te shmangen pershpejtime te kota dhe te perseritura me pedalin e gazit, dhe te sistemohen ngarkesat ne menyre te pershtatshme.
Per te pakesuar zhurmen eshte e domosdoshme: qe sistemi shuarjes se zhurmave dhe shkarkimit te gazeve (marmita) i vendosur ne automjet te jete ne gjendje teknike te mire dhe e tipit te aprovuar nga konstruktori, perndryshe, nese eshte prishur, duhet te zevendesohet me nje tjeter tip te aprovuar per te njejtin mjet (nuk duhet modifikuar). Eshte e domosdoshme ti biesh borise sa me pak te jete e mundur, nuk mund te abuzohet me sistemin e sinjalizimit zanor dhe te shmangen pershpejtimet me pedalin e gazit kur jemi me mjetin ne gjendje te ndaluar dhe me motorrin ne pune; te kihet kujdes mirembajtja e karrocerise se mjetit dhe amortizatoret; te kontrollohen frenat nese kercasin (fishkellejne gjate frenimit).
Jane shkak per zhurmat:
Abuzimi me sistemin e sinjalizimit akustik (boria) dhe, ne vecanti, perdorimi i borise me disa tone, ose sidoqofte e tipit qe nuk eshte aprovuar nga Konstruktori; prishja e sistemit shuarjes se zhurmave dhe shkarkimit te gazeve te djegies (marmites); mirembajtja e keqe e karrocerise dhe e amortizatoreve, ose kalimi i kthesave me shpejtesi qe provokon kercitjen (fishkellimen) e gomave. Eshte e rastit te kujtohet qe pamjaftueshmeria e nivelit te vajit te frenave nuk eshte burim zhurme,ne fakt, sasia e paket e vajit duke mos provokuar nje frenim te forte, nuk krijon zhurme.
Ndotja e prodhuar nga mjetet me motor benzine
Per te kufizuar ndotjen duhet: te ulet shpejtesia dhe te eliminohen pershpejtimet e kota ne boshllek ; te shmanget perdorimi i zgjatur i marsheve baze (i pari i dyti) nese nuk eshte e domosdoshme; te shmangesh pershpejtimet me pedalin e gazit ne maksimumin e xhirove te motorit, por te perdoresh ndryshimin marrsheve dhe shpejtesise ne menyren e duhur ; te kujdesemi per te pasur ne gjendje teknike te mire organet e sitemit te ndezjes dhe te ushqimit; te kontrollojme qe filtri i ajrit nuk eshte i bllokuar dhe ta zevendesojme sipas keshillave te konstruktorit te automjetit
Ndotja e prodhuar nga mjetet me motor benzine varet :
Nga rregullimi i keq i sistemit te ndezjes (per kete duhet kontrolluar shpesh gjendja teknike e kandeleve); nga filtri i ajrit i piset ose i bllokuar, nga rregullimi i organeve te karburacionit (karburatori). Ndotja mund te reduktohet: duke perdorur mjetet e pajisura me marmite katalitike (sepse lejon te mbaje pjese te substancave te demshme te pranishme ne gazrat e shkarkimit); duke kontrolluar qe filtri i ajrit te mos jete i bllokuar.
Ndotja atmosferike prodhuar nga djegia me motor diezel :
Varet nga djegia jo e plote e naftes dhe nga rregullimi i sistemit te ushqimit (pompa e injeksionit dhe injektoret); rritet me bllokimin e filtrit te ajrit (duhet keshtu zevendesuar rregullisht) dhe nese injektoret jane difektoze; eshte me e madhe ndotja nese tymi i shkarkuar paraqet ngjyre te erret (ne kete rast duhet pare regjistrimi i pompes se naftes dhe motori). Duhet gjithashtu ti nenshtrohet kontrollit periodik filtri i naftes. Eshte e rastit te kujtohet qe ne motoret e naftes nuk ekzistojne disa organe qe ne motoret e benzines ne fakt mund te ndikojne ne ngritjen e ndotjes, keto jane: kandelet ,karburatori , starteri
Ndotja atmosferike e prodhuar nga automjetet
Per te zvogluar ndotjen atmosferike duhet kufizuar gazi i shkarkuar (sigurohet duke zvogluar konsumin e karburantit) dhe pranine e substancave te demshme (duke permiresuar djegien e karburantit dhe duke mbajtur motorin ne gjendje te mire teknike). Pervec kesaj duhet : te ruajme nje levizje sa me uniforme te mjetit ne rruge dhe te zvoglohet numri dhe intensiteti i pershpejtimeve me pedalin e gazit ; te mos mbingarkohet mjeti; te ruhet ne menyre te arsyeshme nje shpejtesi normale e levizjes se mjetit;te fiket motori ne rast te qendrimit te zgjatur, sidomos ne tunel.