REZERVO TANI

Kufijtë e shpejtesisë, rreziku në trafikun e ngarkuar

SHPEJTESIA, KUFIZIMET

 

Shpejtesia duhet te rregullohet ne menyre te tille qe te mos shkaktoje rrezik per sigurine e personave dhe mallrave (jo vetem atyre qe transportojme) dhe mos shkaktoje crregullim apo pengese per qarkullimin. Eshte e nevojshme gjithmone qe te ruajme nje shpejtesi qe nuk i kalon kufijte e lejuar te treguar ne sinjalizimin rrugor dhe qe lejon qe  ne cdo rast te papritur frenimin normal deri ne ndalim te plote te mjetit ne kushte sigurie te plote. Eshte gabim te thuhet qe shpejtesia duhet te rregullohet ne varesi nga gjatesia e rruges qe do te pershkojme ; apo nga fuqia e motorrit te mjetit; apo qe s’duhet te kaloje kufirin maksimal qe tregon shpejtesi matesi (kilometrazhi) i vendosur ne kruskotin e automjetit apo qe duhet te rregullohet ne varesi nga fakti nese ka sherbim policie ne rruge apo jo.

 

Shpejtesia duhet te rregullohet ne funksion : te kushteve atmosferike (shiu, bora, mjegulla) dhe shikueshmeria; te gjendjes se mjetit ( gjendja e gomave , sasia e ngarkeses, efektiviteti i frenave) nga kushtet e rruges ( e ngushte , e lagur, me trafik te dendur ) nga kushtet fizike-psiqike te drejtuesit te mjetit (reflekset, lodhja , gjendja e gjumit); nga shpejtesia mesatare e mjeteve qe kemi perpara ( jo nga shpejtesia e mjeteve qe kemi pas). Eshte gabim te thuhet qe shpejtesia duhet te rregullohet ne funksion te distances qe do te pershkojme deri ne destinacion; nga fuqia e motoorit te mjetit;nga tipi i sistemit te drejtimit; apo nga vlera maksimale e ngarkeses se shenuar ne lejen e qarkullimit te mjetit.

 

Eshte detyrim te ulim shpejtesine e po te jete nevoja te ndalohet : ne ngushtime rruge (kur eshte i veshtire kalimi) ; kur kembesoret vonojne dhe shprehin shenja pasigurie per kalimin e rruges; kur kafshet ne rruge shprehin shenja frike; kur ‘verbohemi’ nga dritat perballe; ne kryqezimet e rregulluara me sinjalin “Jep perparesi” (fig.40) . Eshte gabim te thuhet qe duhet te ulet shpejtesia ne oret e mbremjes; ne vazhdimesi te sinjaleve rrugore apo ne rruget ngjitese (te perpjeta) ne keto raste mjafton te ngadalsojme nuk eshte nevoja te ulim shpejtesine e te ndalojme .

 

Shpejtesia duhet ne menyre te vecante te ngadalesohet : ne kushte te shikueshmerise se kufizuar ( ne kthesa , kurrize rruge, ne oret e nates, ne kushte mjegulle); ne gjithe rastet qe paraqesin rrezik ( rruge ku ka ngrire akull, rruge me bore , ngushtime rruge, ne kryqezime, ne qendra te banuara, ne afersi te kopshteve dhe shkollave). Eshte gabim te thuhet qe shpejtesia duhet te ngadalsohet ne menyre te vecante ne nje karrexhate me tre korsi dhe nje drejtim levizje (drejtim unik); ne autostrada; jasht qendrave te banuara; ne oret e dites; kur nuk ka sinjal te kufizimit te shpejtesise (fig. 105); kur rruga ka te drejte perparesie; kur drejtojme nje mjet tjeter; ne rruget e komunave dhe fshatrave.

Kufizimet e shpejtesise jane :

  1. te pergjitheshme : 40 km/ore ne qendrat e Bnuara

80 km/ore ne rruget interurbane dytesore .

90 km/ore ne rruget interurbane kryesore .

110 km/ore ne autostrada.

  1. per mjetet e vecanta:

40 km/ore per makinat teknologjike dhe makinat bujqesore jashte qendrave te banuara me goma pneumatike.

20 km/ore per makinat teknologjike dhe makinat bujqesore ne qendrat e banuara me goma pnumatike.

15 km/ore per makinat teknologjike dhe makinat bujqesore me zengjire ne qendrat e banuara dhe jashte qendrave te banuara.

30 km/ore per ciklomotorret, brenda dhe jashte qendrave te banuara.

60 km/ore per autokarrot jashte qendrave te banuara.

30 km/ore per autokarrot brenda qendrave te banuara.