♦
KLASIFIKIMI I MJETEVE RRUGORE
Mjete rrugore quhen të gjithë mjetet që qarkullojnë në rrugë dhe që drejtohen nga njeriu. Nuk përfshihen në këtë përkufizim mjetet që përdoren nga fëmijët apo personat me aftësi të kufizuara fizike, që edhe pse mund të kenë motor, nuk tejkalojnë kufijtë e përcaktuar në Kodin Rrugor.
Në varësi të karakteristikave, mjetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre klasifikohen në:
▶▶
ciklomotorë;
▶▶
motomjete;
▶▶
automjete;
▶▶
trolejbusë;
▶▶
rimorkio;
▶▶
makina bujqësore;
▶▶
makina teknologjike;
▶▶
mjete rrugore të veçanta.
19
Veç mjeteve me motor të përmendura më sipër, si mjete rrugore klasifikohen edhe mjetet që lëvizin me forcën e krahut, mjetet e tërhequra me kafshë, mjetet me pedale dhe slitat. Në vijim do të shqyrtojmë më në detaj disa nga mjetet motorike më të shpeshta në rrugët tona.
CIKLOMOTORËT
Ciklomotorët janë mjete me motor, me dy ose tre rrota, që kanë këto karakteristika:
motor me cilindratë më të vogël ose të barabartë me 50 cm3 (nëse është motor me djegie të brendshme);
shpejtësi maksimale prej 45 km/orë;
ndenjëse njëvendëshe, që nuk lejon transportin e një pasagjeri.
Për shkak të karateristikave të tyre, ciklomotorët me tre rrota mund të përdoren edhe për transport mallrash. Nëse nuk respektohet qoftë edhe një nga kushtet konstruktive të renditura më sipër, mjeti do të konsiderohet si motomjet.
MOTOMJETET
Motomjetet janë mjete me motor, me dy, tre ose katër rrota. Ato ndahen në:
▶▶
Motorë – mjete me dy rrota, të destinuara për transportin e një numri jo më të madh se dy personave, duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit;
▶▶
Motorë me kosh – mjete me tre rrota, të përcaktuara për transportin e një numri jo më të madh se katër personave, duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit;
▶▶
Motomjete për transport të përzier – mjete me tre rrota për transport njerëzish ose mallrash, me jo më shumë se katër ndenjëse, duke përfshirë edhe atë të drejtuesit të mjetit;
▶▶
Motokarro – mjete me tri rrota për transport malli. Mund të transportojnë deri në dy persona, duke përfshirë drejtuesin e mjetit. Në varësi të llojit, ato ndahen në:
•
Mototërheqëse;
•
Motokarro për transport të veçantë;
•
Motokarro për përdorim të veçantë;
•
Motoartikular.
▶▶
Autokarro – mjete me katër rrota për transport mallrash, me jo më shumë se dy persona në kabinë, duke përfshirë drejtuesin e mjetit. Pesha e mjetit pa ngarkesë nuk duhet të kalojë 0,55 tonë, duke përjashtuar peshën e baterive, nëse bëhet fjalë për një mjet me motor elektrik. Shpejtësia maksimale për këtë lloj mjeti është 80 km/orë. Nëse nuk respektohet qoftë edhe një nga kushtet konstruktive të mësipërme, mjeti do të konsiderohet si automjet.
AUTOMJETET
Automjetet janë mjete me motor me të paktën katër rrota. Siç pamë më sipër, në këtë kategori nuk përfshihen autokarrot, të cilat konsiderohen si motomjete. Automjetet ndahen në:
Autovetura – mjete për transport njerëzish, që kanë maksimumi nëntë ndenjëse, duke përfshirë ndenjësen e drejtuesit të mjetit
▶
Autobusë – mjete për transport njerëzish, me më shumë se nëntë ndenjëse, duke përfshirë ndenjësen e drejtuesit të mjetit;
Automjete për transport të përzier – mjete me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 3,5 tonë (4.5 tonë për mjetet elektrike), të destinuara për transport njerëzish dhe mallrash, me jo më shumë se nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe atë të drejtuesit të mjetit;
Kamionë – mjete të destinuara për transportin e mallrave dhe të njerëzve, të përcaktuar për përpunimin dhe transportin e këtyre mallrave;
▶▶
Tërheqëse – mjete të përcaktuara vetëm për tërheqjen e rimorkiove ose gjysmë-rimorkiove;
▶
Automjete për transport të veçantë – mjete transporti të përcaktuara për transportin e njerëzve ose mallrave të veçanta, që karakterizohen nga pajisja në mënyrë të përhershme me mekanizma specialë, që i shërbejnë këtij qëllimi;
▶
Automjete për përdorim të veçantë – mjete të pajisura në mënyrë të përhershme me mekanizma të veçantë, që shërbejnë për transportin e këtyre mekanizmave;
▶
Autotrena – komplekse mjetesh të përbëra nga dy njësi të veçanta të lidhura bashkë, nga të cilat njëra është udhëzuese;
▶
Gjysmë-rimorkiatorë – mjete të përbëra nga një tërheqës dhe nga një gjysmërimorkio;
▶
Artikularë – autobusë të përbërë nga dy pjesë të ngurta, të lidhura ndërmjet tyre nëpërmjet një mekanizmi të artikuluar;
▶
Autokampe – mjete me karroceri speciale, të përshtatura në mënyrë të përhershme për transportin dhe strehimin e njerëzve (deri në shtatë persona, duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit);
▶
Makina ngarkim-transporti – mjete ose komplekse mjetesh me pajisje të veçanta, që përdoren për ngarkimin dhe transportin e materialeve që përdoren në industrinë e ndërtimit, miniera, etj.
TROLEJBUSËT
Trolejbusët janë autobusë me motor elektrik, që e marrin energjinë nga kontakti me linjën ajrore elektrike. Këto mjete lëvizin mbi rrota të zakonshme gome. Trolejbusët mund të kenë një motor ndihmës me djegie të brendshme, ose bateri për ushqimin e motorit elektrik, në mungesë të kontaktit me linjën elektrike.
RIMORKIOT
Rimorkiot janë mjete të destinuara për t’u tërhequr nga automjetet dhe nga trolejbusët. Ato ndahen në:
▶▶
Rimorkio ose Gjysmë-rimorkio për transport pasagjerësh, ku përfshihen rimorkiot me të paktën dy akse;
▶▶
Rimorkio për transport mallrash;
▶▶
Rimorkio për transport të veçantë;
▶▶
Rimorkio për përdorim të veçantë;
▶▶
Rimorkio kamp (rimorkio me një ose dy akse, që përdoren si vendstrehim, vetëm kur mjeti është i ndaluar);
▶▶
Rimorkio për transportin e pajisjeve turistike dhe sportive (barka, motorë, etj.);
▶▶
gjysmë-rimorkio;
▶▶
Karrela (mjete shtojcë me jo më shumë se dy rrota, për transport bagazhesh, pajisjesh, etj.).
MAKINAT BUJQËSORE
Makinat bujqësore janë mjete me rrota ose me zinxhirë, të destinuara për t’u përdorur në bujqësi dhe pylltari, por që mund të lëvizin mbi rrugë për të kaluar nga një vend pune në tjetrin njëlloj si mjetet e tjera. Makinat bujqësore ndahen në dy kategori: makina bujqësore vetë-lëvizëse dhe makina bujqësore të tërhequra.
Makinat bujqësore vetë-lëvizëse ndahen në:
▶
Traktorë bujqësorë – mjete me motor me të paktën dy akse, të destinuara për tërheqje ose për shtytje, që mund të jenë të pajisura ose jo me vend ngarkimi;
▶
Makina bujqësore teknologjike me dy ose më shumë akse – makina të pajisura me mekanizma specialë, të përshtatura për kryerjen e operacioneve të caktuara bujqësore;
▶
Makina bujqësore teknologjike me një aks – mjete që komandohen prej drejtuesit nga toka. Ato mund të pajisen me një karrel të shkëputshim, vetëm për transportin e drejtuesit. Pesha e përgjithshme e mjetit nuk duhet të kalojë 0,7 tonë, duke përfshirë drejtuesin e mjetit.
Makina bujqësore të tërhequra ndahen në:
▶
Makina bujqësore teknologjike – janë mjete për kryerjen e operacioneve bujqësore dhe për transportin e mekanizmave apo pajisjeve bujqësore. Këto mjete mund të tërhiqen nga makina bujqësore vetë-lëvizëse, me përjashtim të makinave bujqësore teknologjike me një aks;
▶
Rimorkio bujqësore – janë mjete për ngarkesë, të tërhequra nga traktorë bujqësorë, që mund të jenë pajisur me mekanizmat e nevojshme për punime bujqësore. Ngarkesa e përgjithshme e mjetit nuk duhet të kalojë 1.5 tonë. Rimorkiot konsiderohen pjesë përbërëse e traktorit që i tërheq.
Për t’iu përshtatur qarkullimit rrugor, makinat bujqësore vetë-lëvizëse me rrota pneumatike nuk duhet të kalojnë shpejtësinë 40 km/orë. Makinat bujqësore me rrota metalike, gjysmë-pneumatike ose me zinxhirë metalikë (me kusht që të kenë veshje mbrojtëse), si dhe makinat bujqësore teknologjike me një aks dhe me karrel për drejtuesin e mjetit, nuk duhet të kalojnë shpejtësinë 15 km/orë.
Traktorët bujqësorë, makinat bujqësore teknologjike vetëlëvizëse me dy ose më shumë akse dhe makinat bujqësore teknologjike të tërhequra nuk mund të kenë më shumë se tre ndenjëse për personelin e shërbimit, përfshirë këtu edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit.
MAKINAT TEKNOLOGJIKE
Makinat teknologjike janë mjete vetë-lëvizëse ose të tërhequra, të pajisura me mekanizma specialë. Ato mund të lëvizin në rrugë për të kaluar nga një vend pune në tjetrin, ose për të zhvendosur sende që lidhen me ciklin e punës së vetë makinës ose kantierit. Makinat teknologjike mund të kenë rrota pneumatike ose zinxhirë. Ato ndahen në:
▶▶
Makina për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e veprave ndërtimore apo të infrastrukturës rrugore, ose për rivendosjen e trafikut;
▶▶
Makina për zhbllokimin e rrugës nga dëbora, ose makina ndihmëse që shpërndajnë rërë, skorie, etj.;
▶▶
Mjete të përcaktuara për zhvendosjen, ngarkimin dhe shkarkimin e sendeve të ndryshme (moto-pirunë dhe elektro-pirunë).
Makinat teknologjike vetë-lëvizëse nuk mund të kenë më shumë se tri ndenjëse për personelin e shërbimit, duke përfshirë atë të drejtuesit. Për t’iu përshtatur qarkullimit rrugor, këto makina nuk duhet të kalojnë shpejtësinë 40 km/orë. Mjetet teknologjike vetëlëvizëse me rrota jo-pneumatike ose me zinxhirë, nuk duhet të kalojnë 15 km/orë.
MJETET RRUGORE TË VEÇANTA
Quhen mjete rrugore të veçanta të gjithë ato mjete që, për shkak të karakteristikave të tyre specifike, nuk bëjnë pjesë tek mjetet e kategorizuara më sipër. Të gjithë ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet e hershme, që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe paraqesin interes historik dhe koleksionimi, përfshihen në kategorinë e mjeteve rrugore të veçanta. Ato bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Mjeteve Historike Retro. Për këto mjete, kërkesat teknike për të qarkulluar përcaktohen me urdhëresë të veçantë.
KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR I MJETEVE RRUGORE
Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre klasifikohen gjithashtu në bazë të kategorive ndërkombëtare, si më poshtë vijon:
KATEGORIA L1 – mjete me dy rrota, me motor me cilindratë deri në 50 cm3 (kur flitet për motor me djegie të brendshme) dhe shpejtësi maksimale 45 km/orë. Për mjetet me motor elektrik, fuqia maksimale nuk duhet të kalojë 4 kW;
KATEGORIA L2 – mjete me tri rrota, me motor me cilindratë deri në 50 cm3 (kur flitet për motor me djegie të brendshme) dhe shpejtësi maksimale 45 km/orë. Rendimenti maksimal neto i fuqisë (për motorët me djegie të brendshme) dhe fuqia maksimale e vazhdueshme (për motorët elektrik) nuk duhet të kalojë 4kW;
KATEGORIA L3 – mjete me dy rrota, pa kosh, me motor me cilindratë më të madhe se 50 cm3 (kur flitet për motor me djegie të brendshme) dhe me shpejtësi maksimale (për çdo lloj sistemi motorik) më të madhe se 45 km/orë;
KATEGORIA L4 – mjete me dy rrota, me kosh, me motor me cilindratë më të madhe se 50 cm3 (kur flitet për motor me djegie të brendshme) dhe me shpejtësi maksimale më të madhe se 45 km/orë;
KATEGORIA L5 – mjete me tri rrota të përshtatura simetrikisht, me motor me cilindratë më të madhe se 50 cm3 (kur flitet për motor me djegie të brendshme) dhe me shpejtësi maksimale më të madhe se 45 km/orë;
KATEGORIA L6 – mjete me katër rrota të lehta, me cilindratë deri në 50 cm3 , masa e pangarkuar e të cilave nuk është më shumë s 350 kg (pa përfshirë masën e baterive, në rastin e automjeteve elektrike). Shpejtësia maksimale për këto mjete nuk duhet të kalojë 45 km/orë. Rendimenti maksimal neto i fuqisë (për motorët me djegie të brendshme) dhe fuqia maksimale e vazhdueshme (për motorët elektrik) nuk duhet të kalojë 4kW;
KATEGORIA L7 – mjete me katër rrota, që nuk përfshihen në Kategorinë L6, masa e pangarkuar e të cilave nuk kalon 400 kg (550 kg për automjetet e synuara për transportimin e mallrave; pa përfshirë masën e baterive në rastin e automjeteve elektrike) dhe fuqia maksimale neto e motorit nuk duhet të kalojë 15 kW;
KATEGORIA M – mjete me motor me të paktën katër rrota, të përcaktuara për transport njerëzish;
KATEGORIA M1 – mjete të destinuara për transport njerëzish, me 9 ndenjëse, duke përfshirë ndenjësen e drejtuesit të mjetit;
KATEGORIA M2 – mjete të destinuara për transport njerëzisht, me 9 ndenjëse (përfshirë ndenjësen e drejtuesit) dhe masë maksimale me ngarkesë deri në 5 tonë;
KATEGORIA M3 – mjete të destinuara për transport njerëzish, me 9 ndenjëse (përfshirë ndenjësen e drejtuesit) dhe masë maksimale me ngarkesë më të madhe se 5 tonë;
KATEGORIA N – mjete me motor me të paktën katër rrota, të destinuara për transport mallrash;
KATEGORIA N1 – mjete të destinuara për transport mallrash dhe peshë maksimale me ngarkesë deri në 3,5 tonë;
KATEGORIA N2 – mjete të destinuara për transport mallrash, me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 12 tonë;
KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR I MJETEVE RRUGORE
Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre klasifikohen gjithashtu në bazë të kategorive ndërkombëtare, si më poshtë vijon:
25
KATEGORIA N3 – mjete të destinuara për transport mallrash, me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 12 tonë;
KATEGORIA O – rimorkiot (përfshirë edhe gjysmë-rimorkiot);
KATEGORIA O1 – rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë deri në 0,75 tonë;
KATEGORIA O2 – rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 0,75 tonë, por jo më të madhe se 3,5 tonë;
KATEGORIA O3 – rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 10 tonë;
KATEGORIA O4 – rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 10 tonë;
KATEGORIA T – traktorë me rrota;
KATEGORIA T1 – traktorë me rrota me shpejtësi maksimale prej 40 km/orë, me gjerësi minimale të zinxhirit prej të paktën 1150 mm. Masa e pangarkuar në rend të njëpasnjëshëm është me e madhe se 600 kg dhe lartësia nga toka jo më e madhe se 1000 mm;
KATEGORIA T2 – traktorë të pajisur me rrota, me shpejtësi maksimale prej 40 km/orë, me gjerësi minimale të zinxhirit më të vogël se 1150 mm. Masa e pangarkuar në rend të njëpasnjëshëm është më shumë se 600 kg dhe lartësia nga toka jo më e madhe se 600 mm;
KATEGORIA T3 – traktorë të pajisur me rrota, me shpejtësi maksimale prej 40 km/orë dhe masë të pangarkuar në rend të njëpasnjëshëm prej jo më shumë se 600 kg;
KATEGORIA T4 – traktorë me rrota për qëllime të veçanta, me shpejtësi maksimale prej 40 km/orë;
KATEGORIA T5 – traktorë të pajisur me rrota dhe shpejtësi maksimale prej 40 km/orë;
KATEGORIA C – traktorë me zinxhirë të pandërprerë (Traktorët me zinxhirë të pandërprerë ndahen në kategori nga C1 deri në C5, të cilat përcaktohen në analogji me kategoritë T1-T5 të traktorëve me rrota).
Një ndryshim prej vetëm 5 km/orë në shpejtësinë e mjetit tuaj, mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes për një përdorues të cenueshëm të rrugës, siç është, për shembull, këmbësori. Studimet tregojnë se:
në një aksident me 60 km/orë, 9 nga 10 këmbësorë humbin jetën;
në një aksident me 50 km/orë, 5 nga 10 këmbësorë humbin jetën;
në një aksident me 30 km/orë, 1 nga 10 këmbësorë humbet jetën.
Kujdes! Sipas Kodit Rrugor:
▶▶
kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë;
▶▶
kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me gjobë nga dy mijë deri në katër mijë lekë;
▶▶
kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë, por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga 1 deri në 3 muaj, si dhe heqja e pikëve sipas përcaktimeve të ligjit;
▶▶
kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me gjobë nga dhjetë mijë deri në njëzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga 3 deri në 6 muaj, si dhe heqja e pikëve sipas përcaktimeve të ligjit;
▶▶
kur zotëruesi i lejes së drejtimit ka kryer shkeljet e përmendura në pikën 3 dhe 4 më sipër në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe dyvjeçare, leja e drejtimit pezullohet për një periudhë nga 8 deri në 18 muaj.