REZERVO TANI

Distanca e sigurisë

SHPEJTESIA ,DISTANCA E SIGURISE, KUFIZIMET

Distanca e sigurise eshte distanca qe duhet te ruhet midis nje mjeti dhe nje mjeti tjeter , ne menyre qe te mund te shmangim ne cdo rast, te nje frenimi te papritur, perplasjen (incidentet apo aksidentet). Distanca e sigurise eshte minimumi i distances qe duhet te mbajme me mjetin qe kemi perpara dhe duhet te jete e barabarte (te pakten) me distancen qe pershkon mjeti gjate kohes se reagimit (koha qe i duhet drejtuesit te mjetit te reagoje per te shtypur pedalin e frenave) e cila kohe si rregull llogaritet e barabarte me nje sekonde. Distanca e sigurise midis dy mjeteve varet : nga shpejtesia; nga gatishmeria dhe reflekset e drejtuesit te mjetit; nga perqendrimi i drejtuesit te mjetit dhe gjendja psiqike e fizike e tij; nga kushtet atmosferike ( shi ,lageshtire , mjegull) ; nga kushtet e rruges (me trafik te renduar ose jo, me pjerresi apo e drejte) ; nga tipi, pesha dhe gjendja teknike e automjetit( frenat ,gomat). Distanca e sigurise ndaj makinave te pastrimit te rruges apo pastrueseve te bores duhet te jete te pakten 20 metra

 

Shpejtesia duhet te rregullohet ne menyre te tille qe te mos shkaktoje rrezik per sigurine e personave dhe mallrave (jo vetem atyre qe transportojme) dhe mos shkaktoje crregullim apo pengese per qarkullimin. Eshte e nevojshme gjithmone qe te ruajme nje shpejtesi qe nuk i kalon kufijte e lejuar te treguar ne sinjalizimin rrugor dhe qe lejon qe  ne cdo rast te papritur frenimin normal deri ne ndalim te plote te mjetit ne kushte sigurie te plote. Eshte gabim te thuhet qe shpejtesia duhet te rregullohet ne varesi nga gjatesia e rruges qe do te pershkojme ; apo nga fuqia e motorrit te mjetit; apo qe s’duhet te kaloje kufirin maksimal qe tregon shpejtesi matesi (kilometrazhi) i vendosur ne kruskotin e automjetit apo qe duhet te rregullohet ne varesi nga fakti nese ka sherbim policie ne rruge apo jo.

 

Shpejtesia duhet te rregullohet ne funksion : te kushteve atmosferike (shiu, bora, mjegulla) dhe shikueshmeria; te gjendjes se mjetit ( gjendja e gomave , sasia e ngarkeses, efektiviteti i frenave) nga kushtet e rruges ( e ngushte , e lagur, me trafik te dendur ) nga kushtet fizike-psiqike te drejtuesit te mjetit (reflekset, lodhja , gjendja e gjumit); nga shpejtesia mesatare e mjeteve qe kemi perpara ( jo nga shpejtesia e mjeteve qe kemi pas). Eshte gabim te thuhet qe shpejtesia duhet te rregullohet ne funksion te distances qe do te pershkojme deri ne destinacion; nga fuqia e motoorit te mjetit;nga tipi i sistemit te drejtimit; apo nga vlera maksimale e ngarkeses se shenuar ne lejen e qarkullimit te mjetit.

 

Eshte detyrim te ulim shpejtesine e po te jete nevoja te ndalohet : ne ngushtime rruge (kur eshte i veshtire kalimi) ; kur kembesoret vonojne dhe shprehin shenja pasigurie per kalimin e rruges; kur kafshet ne rruge shprehin shenja frike; kur ‘verbohemi’ nga dritat perballe; ne kryqezimet e rregulluara me sinjalin

“Jep perparesi” (fig.40) .

Eshte gabim te thuhet qe duhet te ulet shpejtesia ne oret e mbremjes; ne vazhdimesi te sinjaleve rrugore apo ne rruget ngjitese (te perpjeta) ne keto raste mjafton te ngadalsojme nuk eshte nevoja te ulim shpejtesine e te ndalojme .

 

Shpejtesia duhet ne menyre te vecante te ngadalesohet : ne kushte te shikueshmerise se kufizuar ( ne kthesa , kurrize rruge, ne oret e nates, ne kushte mjegulle); ne gjithe rastet qe paraqesin rrezik ( rruge ku ka ngrire akull, rruge me bore , ngushtime rruge, ne kryqezime, ne qendra te banuara, ne afersi te kopshteve dhe shkollave). Eshte gabim te thuhet qe shpejtesia duhet te ngadalsohet ne menyre te vecante ne nje karrexhate me tre korsi dhe nje drejtim levizje (drejtim unik); ne autostrada; jasht qendrave te banuara; ne oret e dites;

kur nuk ka sinjal te kufizimit te shpejtesise (fig. 105);

kur rruga ka te drejte perparesie; kur drejtojme nje mjet tjeter; ne rruget e komunave dhe fshatrave.

Distanca e sigurise eshte distanca qe duhet te ruhet midis nje mjeti dhe nje mjeti tjeter , ne menyre qe te mund te shmangim ne cdo rast, te nje frenimi te papritur, perplasjen (incidentet apo aksidentet). Distanca e sigurise eshte minimumi i distances qe duhet te mbajme me mjetin qe kemi perpara dhe duhet te jete e barabarte (te pakten) me distancen qe pershkon mjeti gjate kohes se reagimit (koha qe i duhet drejtuesit te mjetit te reagoje per te shtypur pedalin e frenave) e cila kohe si rregull llogaritet e barabarte me nje sekonde. Distanca e sigurise midis dy mjeteve varet : nga shpejtesia; nga gatishmeria dhe reflekset e drejtuesit te mjetit; nga perqendrimi i drejtuesit te mjetit dhe gjendja psiqike e fizike e tij; nga kushtet atmosferike ( shi ,lageshtire , mjegull) ; nga kushtet e rruges (me trafik te renduar ose jo, me pjerresi apo e drejte) ; nga tipi, pesha dhe gjendja teknike e automjetit( frenat ,gomat). Distanca e sigurise ndaj makinave te pastrimit te rruges apo pastrueseve te bores duhet te jete te pakten 20 metra.

Kufizimet e shpejtesise jane :

  1. te pergjitheshme : 40 km/ore ne qendrat e banuara

80 km/ore ne rruget interurbane dytesore .

90 km/ore ne rruget interurbane kryesore .

110 km/ore ne autostrada.

  1. per mjetet e vecanta:

40 km/ore per makinat teknologjike dhe makinat bujqesore jashte qendrave te banuara me goma pneumatike.

20 km/ore per makinat teknologjike dhe makinat bujqesore ne qendrat e banuara me goma pnumatike.

15 km/ore per makinat teknologjike dhe makinat bujqesore me zengjire ne qendrat e banuara dhe jashte qendrave te banuara.

30 km/ore per ciklomotorret, brenda dhe jashte qendrave te banuara.

60 km/ore per autokarrot jashte qendrave te banuara.

30 km/ore per autokarrot brenda qendrave te banuara.

 

Sinjalet e shpejtesise te treguar ne fig.301

vendosen ne pjesen e prapme te disa tipe mjetesh dhe tregojne shpejtesine maksimale te lejuar (ne autostrada dhe rruget urbane kryesore); mund te vendosen maksimumi dy te tille ne automjet. Perdoren ne gjithe tipet e mjeteve me peshe me ngarkese te plote mbi 3,5 ton dhe ne autokarrot (kur keto mjete kane kufizime te vecanta te shpejtesise ndryshe nga ato te pergjithshmet). Eshte gabim te thuhet qe keto sinjale perdoren dhe vendosen ne automjete qe kane peshe me ngarkese te plote me te vogel se 3,5 ton.